LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Imunizmi i popullatës/ Shqipëria do të blejë edhe 1.1 milionë vaksina të tjera anti-Covid

26 Qershor 2021, 16:05, Politikë CNA
Imunizmi i popullatës/ Shqipëria do të blejë edhe 1.1

Situata e pandemisë në vendin tonë vijon të përmirësohet ndërsa rastet e reja janë gjithnjë në ulje.

Vaksinimi masiv, ka ndikuar në imunizimin e popullatës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore do të blejnë edhe 1.1 milion doza të tjera vaksina antiCovid.

Për këtë do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat.

Synimi është që e gjithë popullsia në Shqipëri të jetë e vaksinuar deri pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas kësaj strategjie, për të arritur imunizimin e plotë, parashikohet vaksinimi i 2.2 milionë personave, për të cilët nevojiten 4.4 milion doza vaksina.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se deri tani Shqipëria ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.9 milionë dozave vaksinave, prej tyre 1.2 milionë doza nga kontrata Covax, si dhe 1.6 milionë doza nga kontrata me kompanitë prodhuese të dozave të Pfizer, Coronavac dhe Sputnik, si dhe afro 237 mijë doza vaksina nga donacionet./CNA.al

Lajmet e fundit nga