LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E tradhtoi me psikologen 20 vite më të re/ Alma Bektashi i jep fund martesës 25 vjeçare

26 Qershor 2021, 10:37, Lifestyle CNA
E tradhtoi me psikologen 20 vite më të re/ Alma Bektashi i jep fund

Këngëtarja Alma Bektashi duket se i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me bashkëshortin e saj.

Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhtuar këngëtaren duke krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vite më të re.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë ?Instagramin? e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata janë ende të martuar.

Burime të sigurta për ?Panorama Plus? kanë treguar se dhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen.

Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja Bektashi ka nisur procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës, lëvizje që po i bën larg vëmendjes mediatike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga