LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E thonë ekspertët/ Ngrënia e çokollatës në mëngjes ndihmon në djegien e dhjamit

26 Qershor 2021, 11:51, Lifestyle CNA
E thonë ekspertët/ Ngrënia e çokollatës në

Një studim i ri ka pohuar se ngrënia e çokollatës në mëngjes ka ‘përfitime të papritura’ duke ndihmuar trupin tuaj të djegë dhjamin.

Studiuesit në Boston, Massachusetts i dhanë 100 gramë çokollatë 19 grave pas menopauzës brenda një ore pas zgjimit dhe një orë para gjumit.

Çuditërisht, ekipi zbuloi se konsumimi i çokollatës në mëngjes nuk çoi në shtim në peshë, sepse ajo veproi si një shtrëngues i oreksit.

Në fakt, kosnumimi i çokollatës gjatë orëve të mëngjesit u tregua se ndihmon në djegien e dhjamit dhe uljen e niveleve të glukozës në gjak. Kjo ishte ndoshta për shkak të kimikateve të dobishme të quajtura flavanole që gjenden natyrshëm në kakao që rrisin oksidimin e yndyrës.

Sidoqoftë, studimi ishte i kufizuar tek gratë pas menopauzës, kështu që studime të mëtejshme duhet të kryhen me burra dhe gra të reja për të konfirmuar këto rezultate, thonë studiuesit.

Për adhuruesit e çokollatës, përmbajtja e saj e lartë e yndyrës dhe sheqerit do të thotë që duhet të hahet në moderim si pjesë e një diete të ekuilibruar, thonë ekspertë të tjerë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga