Connect with Us

Zyrtare/ Partizani prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut

Sport

Zyrtare/ Partizani prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut

Publikuar

-

Arinaldo Rrapaj është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mesfushorit 19-vjeçar, i cili ka firmosur për 3 sezone me kryeqytetasit.

Lojtari kishte arritur marrëveshjen dhe stërvitej prej ditësh me skuadrën e  Ilir Dajës, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga Partizani. Rrapaj luajti sezonin e fundit me Skënderbeun, me të cilët u bashkua në merkaton e verës së kaluar nga Flamurtari.

Edhe një vit më parë talenti vlonjat kishte arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Partizanin, por për shkak se këta ët fundit kishin merkaton e bllokuar, transferimi nuk u finalizua.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër.”, thuhet në komunikatën e klubit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tokio 2020″/ Notari shqiptar nuk arrin dot të kualifikohet në gjysmëfinale

Publikuar

-

Nga

Kledi Kadiu, notari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020” nuk mundi dot të kualifikohej për në gjysmëfinale në sportin e notit.

Sportisti shqiptar i cili garoi në Baterinë e tretë u rendit në vendin e pestë ku përfundoi me kohën e 51 sekondave, duke mos e lejuar të shkojë në gjysmëfinalet e këtij sporti.

Kadiu mori pjesë në këtë garë në 100 metra stil i lirë dhe ishte në korsinë e dytë të pishinës.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Shansi i radhës/ Armando Broja do luajë sonte me Chelsean

Publikuar

-

Nga

Armando Broja po impresionon trajnerin Tuchel në stërvitje, ndërsa tanimë duhet të tregojë vlerat e tij para tifozëve. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dhe jepte asist në 45 minutat e aktivizuara me Peterbourgh. Por ajo përballje u realizua me dyer të mbyllura dhe nuk është ndjekur nga tifozët e Chelsea-t, për më tepër nuk janë publikuar as golat e realizuara.

E njëjta gjë vlen edhe për golin tjetër që shënoi Armando Broja teksa skuadra e Tuchel zhvilloi një ndeshje brenda ekipit me lojtarët që u ndanë në dy grupe. Por edhe në këtë rast nuk është publikuar mënyra sesi Broja ka realizuar. Në mbrëmjen e sotme do të kemi mundësinë që të shohim për herë të parë sulmuesin shqiptar me fanellën e ekipit të parë të Chelsea-t. Këta të fundit do të luajnë kundër Bournemouth në orën 20:45, atje ku priten minuta për Brojën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Super atmosferë/ Ultrasit e AEL Limasolit përcjellin ekipin drejt Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e 29 korrikut do të luhet edhe akti i dytë mes Vllaznisë dhe AEL Limasolit. Këta të fundit e fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e lënë gjithçka të hapur në takimin e dytë që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në Qipro dëshirojnë shumë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, prandaj mbështetja për skuadrën ka qenë maksimale.

Ultrasit e AEL-it kanë surprizuar lojtarët ditën e sotme, teksa janë paraqitur në ambientet ku ata po zhvillonin seancën stërvitore. Tifozët qipriotë u kanë dëshmuar futbollistëve mbështetjen e tyre si dhe sa shumë do të thotë për ta fitorja.

AEL Limasoli përcillet kështu me motivimin maksimal për në Shkodët, ku do të synojnë të presin biletën për në raundin e tretë të kompeticionit më të ri të krijuar nga UEFA.

LEXO TE PLOTE