Connect with Us

Vaksinimi i të moshuarve/ Manastirliu zbardh planin e ri

Politikë

Vaksinimi i të moshuarve/ Manastirliu zbardh planin e ri

Publikuar

-

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri/ Manastirliu: Zbatoni masat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korça i “thyen turinjtë” Bashës/ Arrogant dhe i papërgjegjshëm, ka përçarë PD-në

Publikuar

-

Nga

Korça i “thyen turinjtë” Bashës/ Arrogant dhe i papërgjegjshëm, ka përçarë PD-në

CNA.al kontaktoi me disa prej anëtarëve të kryesisë që dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre në Partinë Demokratike të Korçës.

Ish kryetari Andrea Mano, me funksionin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, është shprehur me rezerva kundër kryetarit Lulzim Basha. Sipas tij, mënyra e drejtimit të Bashës nuk ka qenë ajo që pritej dhe aspak korrekte në raport me kryesinë e partisë apo edhe anëtarët e thjeshtë të saj.

“Po ashtu sjellja arrogante e Bashës, duke premtuar gjatë mbledhjeve se do të dëgjohej zëri i të gjithë anëtarëve të PD, ka treguar se asnjë premtim i tij nuk u mbajt.”-tha Mano.

Një tjetër arsye që ka përmendur ish kryetari Mano është mënyra e sjelljes së Bashës pas humbjes së zgjedhjeve, dhe fakti se nuk janë marrë parasysh kërkesat e demokratëve korçarë lidhur me organizimet brenda partisë.

Irvin Bode ishte një tjetër funksionar i PD së Korçës, si sekretar për mediat, i cili i është bashkuar listës së dorëheqjeve. Ai është shprehur i indinjuar për zhvillimet e fundit në PD, por edhe gjatë zgjedhjeve ku rezultuan humbës.

Bode është shprehur : “Përçarja e PD ka ardhur pikërisht nga të katapultuarit nga Basha, i cili ka emëruar në funksione dhe ka afruar në parti njerëz pa pyetur strukturat. Po ashtu kanë qenë njerëz që ne nuk i njohim, dhe që sjanë as nga Korça. Kemi rezerva për sa i përket edhe listës së kandidatëve në zgjedhjet e 2021, për shkak se në lista nuk u vendosën njerëzit e duhur e që kanë punuar për vitë me rradhë për PD.”

Sekretari i degës së PD në Korçë, Devis Osmani, vendosi së bashku me 12 funksionarët e tjerë të japë dorëheqjen nga posti i tij. Ai është shprehur i keqardhur për humbjen, duke thënë se kryetari Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi për atë rezultat. Ndër të tjera, Osmani përmendi lënien jashtë vëmendjes së strukturave duke mos u pyetur asnjëherë nga Basha, vendime të cilat merreshin vetëm nga ky i fundit. Dhe kryesorja ishte prishja e çdo procesi që solli edhe humbjen, po ashtu edhe arroganca e lidershipit.

Leonard Trebicka, si anëtar kryesie i PD Korçë, i angazhuar prej vitesh në këtë parti, është shprehur : “Ai që humbet duhet të japë dorëheqjen. Unë mbaj përgjegjësi për humbjen, jap llogari për mbështetësit e lagjes time. Në një mbledhje kur kemi diskutuar me Bashën, dhe i kam shfaqur pikëpamjet e mia ndryshe nga ato të kryetarit Basha, më ka parë si armik dhe për këtë arsye vendosëm të japim dorëheqjen sepse e ndjejmë veten të tepërt. Ata që janë aktualisht në PD, mund të na shohin edhe si tradhëtare por jo, jemi aq të zotë sa ta marrim përsipër humbjen, gjë që se bëri Lulzim Basha.”

Edhe Arben Fezolli, anëtar kryesie i PD së Korçës, ka shprehur i indinjuar pakënaqësitë ndaj Bashës. “Nuk u vlerësuam nga Basha, që prej listës së kandidatëve për deputetë e deri tek emërimet që u bënë pa u pyetur kryesia dhe anëtarësia. Si u vendosën emrat në Këshill Kombëtar? Si u zgjodhën? Të gjitha këto i ka bërë vetë Basha pa na pyetur ne. Statuti i PD e thotë që kush humbet jep dorëheqjen, e ne këtë gjë e bëmë sot, duke pranuar humbjen e duke marrë përgjegjësitë tona.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti OSBE-ODHIR, rrëzoi ankimimet e PD në KQZ

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Luli Basha po “debaton” online me Taulant Ballën lidhur me mënyrën se si palët politike po lexojnë Raportin e OSBE-ODHIR, ka disa fakte interesante që duhen analizuar!

Së pari vërehet indiferenca, apo më saktë mungesa e angazhimit të përfaqësuesve të mazhorancës për të analizuar dhe mbrojtur pozicionin e shumicës. Gjithçka ju la mesazhit që shpërndau në rrjetet sociale, kryetari aktual i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili dhe ai nuk harxhoi më shumë sesa 5 fjali për të perifrazuar mënyrën se si maxhoranca e lexon raportin.

Nga ana tjeter Luli Basha edhe ai me komunikim online, nuk harxhoi më shumë sesa 10 fjali (që as ato nuk i ka shkruar vetë), ku shfaqet mënyra sesi Gaz Bardhi e lexon raportin.

Askush nuk po analizon konkluzionet e raportit, të cilat referojnë në detyrat për të ardhmen.

Për sa i takon KQZ, Raporti i le detyrë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator (si organe të KQZ që perkatësisht, draftojnë dhe miratojnë aktet rregullatore,) që herë tjetër të bejë atë që nuk bëne kësaj rradhe! Pra të miratojë dhe publikojnë planin e veprimit për çdo palë zgjedhje. Plani i veprimit duhet të parashikojë me hapa dhe afate çdo veprim dhe çdo akt që duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga organet e KQZ. Ai plan veprimi ju kërkua shpesh KQZ nga organizata që operojnë në fushën e zgjedhjeve, por ai plan nuk u demonstrua kurrë.

Raporti konstatoi mungesën e kompetencës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në vendosjen e sanksioneve administrative. Kjo kompetence sipas Kodit i takon KAS, organit tjetër të KQZ që shqyrton ankimimet administrative. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mundet të propozojë, por nuk vendos sanksione. Duhet kuptuar se ç’ndodh në këtë rast më ato 100 e ca gjobat që vuri Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe që i shpalli përpara 2 ditëve!

Raporti qartazi kur ka argumentuar përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, e ka bërë këtë analizë  duke ju referuar Kodit Zgjedhor. Per OSBE-ODHIR është i parëndësishëm rregulli i miratuar në Komisionin Rregullator që ja zgjeronte maxhorancës hapësirën e përdorimit të burimeve dhe promovimit të veprimtarive shtetërore në 4 muajt që paraprinin datën e zgjedhjeve.

Por duke referuar vetëm tek Kodi Zgjedhor, Raporti i ka hequr edhe te drejtën opozitës të ankohet për veprimet e maxhorancës, sa kohë që akti rregullator që i dha dorë të lirë maxhorancës është miratuar me vota absolute të të gjithë anëtarëve të Komisionit Rregullator. Dhe atje opozita ka 2 përfaqësuesit e vet dinjitoz.

Raporti la detyra të mëdha për Komisionerin e Mbrojtjes së të dhënave personale. Komisioneti ka emër! Quhet Besnik Dervishi dhe nëse nuk e ka nisur, duhet të nisë me urgjencë hetimin administrativ për analizën dhe vlerësimin e asaj që u quajt “mekanizmi i patronazhimit”.

Por ajo që është më e rëndësishme nga Raporti është rrëzimi që Raporti i bëri të gjitha ankimimeve boshe të PD.

Raporti vlerësoi procesin e ankimimit dhe arsyetimey e bëra në vendimmarrjen e KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.

Raporti i OSBE-ODHIR, ndërsa argumentoi keqpërdorimin e burimeve shtetërore, çertifikoi paaftësinë e PD-së për të mbrojtur me argumenta juridike dhe në rrugë ligjore shkeljet e pretenduara.

PD u përfaqësua me teste shkel e shko, të padenja për demokratët që duhet të mbrohen sot më shumë se kurrë.

Duke evidentuar dhe vlerësuar arsyetimin e vendimeve të KAS, dhe më pas Kolegjit Zgjedhor, OSBE-ODHIR çertifikoi rrëzimin e “ankimimeve” të PD, me të cilat nuk mbeti shqiptar pa u tallur.

Me sa duket këtë kuptoi edhe OSBE-ODHIR.

Ndaj bëri atë që PD-ja dhe juristët e Luli Bashës nuk e bëjnë dot./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallja e Berishës “non grata” dhe futja në parlament/ Basha shmanget: Nuk komentoj asnjë çështje jashtë raportit së OSBE

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse Sali Berisha i shpallur non-grata në SHBA nuk duhet të futet në parlament si rasti i Tom Doshit.

Kryetari është shprehur se nuk do të komentojë asnjë çështje jashtë raportit të OSBE ODIHR.

’Ne jemi krenarë për ligjin për dekriminalizimin. Nuk harrojmë, se edhe pse nuk kishim numrat, detyruma mazhorancën të pranonte plagën e rëndë, futjen e personave me rekorde të tmerrshme kriminale si deputetë, kryebashkiakë e drejtues të lartë të PS.

Kriminalizimi i politikës është kryekëput vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie. Nuk është problem vetëm për PS, por dhe ekonominë. Papunësi, problem të rënda sociale dhe shkallën më të lartë të kapjes s ështetit.

Vënien e shtetit në funksion të një pakice absolute dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vijojë.

Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij rapoorti, do e lë për herë tjetër. Besoj me të drejtë, që çdo deflektim nga raporti, çdo shmangie nuk i shërben interesit publik. Kemi kohë për të tjerat ‘’, tha Basha./ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE