LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bë legjendë kur zbriti në Serinë C për Napolin. Ish-portieri: Më telefononte Reja çdo të shtunë

25 Qershor 2021, 07:01, Sport CNA
U bë legjendë kur zbriti në Serinë C për Napolin.

Kur Napoli zbriti në Serinë C më shumë se dy dekada më parë, të paktë ishin ata që pranuan që të behshin pjesë e projektit për të ringjallur këtë skuadër. Por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, sapo mori klubin i besoi Edi Rejas, i cili e nisi gjithçka nga kategoritë e ulëta, për të kthyer në elitë këtë skuadër të njohur. .

Gjërat ishin shumë të vështira në fillim, por pikërisht trajneri aktual i Shqipërisë ishte një nga arsyet pse në ekip filluan të vinin përsëri emra të njohur, të cilët braktisën kategoritë më të larta në futbollin italian për të ndihmuar klubin, siç tregoi Xhenaro Ieco, ish-portieri i napolitanëve.

?Më telefonoi trajneri Reja që të shkoja te Napoli, kur unë isha pjesë e Kaljarit në Serinë A. Më telefononte çdo të shtunë para ndeshjeve të play-off dhe më tha se nëse do të ngjiteshin në Serinë B, do të provonte të më merrte në ekip. Ajo ishte e vetmja mundësi për mua që të vishja fanellën e Napolit. Isha 31-vjeç dhe e pranova ofertën, pa u menduar shumë, edhe pse pastaj play-off me Avelinon shkoi keq.

Por kur ecën në rrugë dhe ka njerëz që na kujtojnë ende me kënaqësi ne napolitanët të cilët treguam përkushtim ndaj fanellës, nuk ka kënaqësi më të madhe. Shpresoj që Insinje ta kuptojë këtë?, ishin fjalët e portierit duke lëshuar një thumbim në adresë të fantazistit i cili nuk po rinovon kontratën.

Lajmet e fundit nga