Connect with Us

Tragjedia në Vlorë/ Zbulohen emrat e viktimave, mes tyre dhe fëmijë

Kronika

Tragjedia në Vlorë/ Zbulohen emrat e viktimave, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar

-

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Sipas policisë, viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi” , Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Thellohet bilanci i viktimave në Vlorë/ Aksidenti shuan një familje të tërë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Vetingu në Polici drejt përfundimit/ Së shpejti seancat dëgjimore, gati 245 dosjet e para 

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë, drogë dhe municione/ 4 të arrestuar në Fier

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Ndryshime në Kodin Rrugor/ 10-fishohet gjoba për telefonin

LEXO EDHE:  U kapën me zarfe me 50-se duke blerë vota/ Arrestohen dy persona në Durrës

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë/ Dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë/ Dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të një lokali.

Si pasojë janë kanë marrë lëndime të lehta 2 shtetase, që ndodheshin pasagjere në makinë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

LEXO EDHE:  Ndryshime në Kodin Rrugor/ 10-fishohet gjoba për telefonin

LEXO EDHE:  Aksidenti në “Lungomare”/ Arrest shtëpie për shoferin e plagosur

 Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete.

Kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje , po kryhen veprimet.

 

 

LEXO TE PLOTE