Connect with Us

Studimi:Ata që e kanë kaluar Covid-19, kanë nevojë vetëm për një dozë vaksine

Blog

Studimi:Ata që e kanë kaluar Covid-19, kanë nevojë vetëm për një dozë vaksine

Publikuar

-

E  keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, kanë pak lajme të mira, pas kalvarit të vuajtjeve që mund të keni përjetuar. Një studim i ri tregon se pacientët të cilët shërohen nga një infeksion i koronavirusit të ri, kanë nevojë vetëm për një dozë nga vaksinat anti-Covid që janë aktualisht në dispozicion, për të arritur një mbrojtje të plotë gjatë pandemisë.

Por fatkeqësisht, rezultatet gjithashtu tregojnë se ky imunitet ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë përgjithmonë, dhe të gjithë mund të kenë nevojë për marrjen e dozave përforcuese në të ardhmen.

Studimi i botuar në revistën “ACS Nano”, i shtohet një hulumtimi të mëparshëm, që zbulon se ata që e kanë kaluar tashmë Covid-19, kanë nisur ndërtimin e një mbrojtjeje imunitare kundër virusit.

Në ato raporte, shkencëtarët zbuluan se pacientët me koronavirus fillojnë që të prodhojnë antitrupat e tyre për të luftuar infeksionin, dhe krijojnë gjithashtu qeliza të kujtesës, të cilat mbajnë një rekord të sëmundjeve të vjetra, në mënyrë që sistemi imunitar të dijë si t’i luftojë ato në të ardhmen.

Të dyja vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna, kanë një efektshmëri në nivelin 95

për qind. Që të dyja ato përdorin mARN, për të shkaktuar një përgjigje imune tek të vaksinuarti. Sistemi imunitar fillon që të prodhojë antitrupa, të cilat synojnë vendin e

lidhjes së receptorëve të proteinës virale që rrethon nga jashtë SARS-CoV-2 (RBD).

Ajo proteinë, është mënyra që përdor virusi për t’u bashkuar me qelizat njerëzore, dhe

për të infektuar trupin e njeriut. Për njerëzit që nuk janë prekur nga Covid-19, dy doza

të këtyre vaksinave, sigurojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar shfaqjen e simptomave. Gjithsesi, autorët e studimit thonë se ka pasur deri më tani disa prova klinike që përfshijnë vaksinat, dhe mbi njerëzit që janë shëruar nga Covid-19.

Një dozë e dytë nuk sjell ndonjë mbrojtje shtesë tek ata që e kanë kaluar Covid-19

Dr Oto Jang dhe ekipi i tij, vendosën që të krahasonin nivelet e antitrupave tek njerëzit me dhe pa një infeksion paraprak me Covid-19, me ata që kishin marrë ose 1 ose 2 dozat e vaksinave Pfizer apo Moderna. Autorët e studimit, e nisën studimin duke ekzaminuar 28 persona që nuk janë prekur asnjëherë nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  A po bashkohet më në fund Evropa?

Rezultatet tregojnë se një dozë nga secila prej vaksinave, krijonte niveleve të ngjashme të antitrupave me ato tek të prekurit nga Covid-19 në formën e lehtë. Megjithatë doza e tyre e dytë, krijoi një përgjigje me antitrupave, që është më afër pacientëve që kanë përjetuar një formë të rëndë të sëmundjes.

Ekipi testoi më pas 36 persona që ishin prekur nga Covid-19 para vaksinimit të tyre. U vu

re se tek këta pjesëmarrës, një dozë vaksine prodhoi një përgjigje të barabartë me atë të një pacienti me Covid-19 me simptoma të rrezikshme për jetën. Për më tepër, një dozë e dytë e vaksinës nuk siguroi ndonjë mbrojtje të shtuar kundër Covid-19.

Po sa kohë do të zgjasë kjo mbrojtje?

Autorët e studimit, vërejnë se ekspertët janë ende të pasigurt se për sa kohë do të zgjasë mbrojtja e këtyre vaksinave, teksa pandemia po vazhdon. Por gjetjet e studimit të tyre, tregojnë se nivelet e antitrupave fillojnë të bien pas marrjes së dozës së dytë.

Pas 85 ditësh, marrësit e vaksinave humbin rreth 90 për qind të antitrupave SARS-CoV-2 të krijuara nga sistemi i tyre imunitar. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vaksinat anti-Covid janë të mira vetëm për 3 muaj.

Por ekipi paralajmëron se në të ardhmen mund të jenë të nevojshme doza shtesë përforcuese, pavarësisht nëse jeni prekur apo jo nga Covid-19. Studimet e mëparshme, kanë sugjeruar se ata që janë prekur nga një formë e lehtë e koronavirusit, mund të kenë mbrojtje nga Covid-19 për gjithë jetën e tyre.

Megjithëse këta njerëz do të humbisnin shumë shpejt shumicën e qelizave të tyre antitrup-prodhuese pas vaksinimit, këto studime tregojnë se trupi i njeriut ruan gjithsesi një rezervë

të vogël të tyre në palcën e kockave.

Këto qeliza do të mblidhen atje, të gatshme për të prodhuar sërish antitrupa nëse rikthehet virusi. Ekipi i Universitetit të Kalifornisë, beson se shkencëtarët do të duhet të kryejnë më shumë teste me qelizat T njerëzore, përpara se ta dinë me siguri nëse popullatës do t’i duhet një raund i tretë vaksinimi kundër Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse industria e mbikëqyrjes është e prekshme nga korrupsioni dhe abuzimet

Publikuar

-

Nga

Nga Christian Kemp “The Conversation”

Pajisja përgjuese më e sofistikuar që gjendet sot në tregun botëror, mund të jetë subjekt i abuzimeve. Kjo sipas një investigimi nga 17 organizata mediatike nga 10 vende të botës. Dekonspirimet nga të dhënat e shërbimeve sekrete dhe analizat e telefonave, tregojnë se softueri i mbikëqyrjes, Pegasus, është përdorur për të shënjestruar dhe spiunuar telefonët e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve investigativë, politikanëve, studiuesve dhe akademikëve.

NSO Group, kompania izraelite e inteligjencës kibernetike që e ka krijuar Pegasus, këmbëngul se licencon softuerin e tij që klientët e saj, që janë zakonisht qeveritë të kenë aftësi mbikëqyrëse për luftën ndaj krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Kompania i ka etiketuar raportet nga gazetarët investigativë si një “fushatë të egër shpifëse”, mbi të cilën nuk do të komentojë më. Megjithatë, themeluesi dhe kreu ekzekutiv i NSO Group, ka pranuar më herët se “në disa rrethana, klientët tanë mund ta keqpërdorin sistemin”. Duke qenë se kjo kompani e ka shitur softuerin e tij në 40 vende të botës, duke përfshirë disa prej atyre vendeve që mbajnë rekord për korrupsion dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, pretendohet se Pegasus është keqpërdorur në mënyrë të konsiderueshme, duke e minuar lirinë e shtypit, lirinë e mendimit dhe demokracitë e lira dhe të hapura.

Këto zbulime, janë treguesi më i fundit se industria e mbikëqyrjes është tashmë jashtë kontrollit, pasi klientët e licencuar janë të lirë të spiunojnë këdo, si qytetarët e zakonshëm ashtu edhe kriminelët e dyshuar. Ne mund të jemi duke ecur drejt një bote, në të cilën asnjë telefon nuk do të jetë i sigurt nga sulme të tilla.

Pegasus vlerësohet si përgjuesi më i përparuar në treg. Ai mund të depërtojë tek pajisjet e viktimave, pa qenë e nevojshme që këta të fundit të klikojnë mbi ndonjë link të caktuar që u dërgohet. Sapo futet brenda, fuqia që zotëron Pegasus për ta shndërruar një telefon në një mjet mbikëqyrës, është shumë befasuese.

Softueri hidhet menjëherë në veprim duke kopjuar mesazhe, fotografi, video dhe përmbajtje të shkarkuara për t’i dërguar sulmuesit. Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm tinëzare, Pegasus mund të regjistrojë telefonata dhe të gjurmojë vendndodhjen e një objektivi, teksa aktivizon në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë kamerën dhe mikrofonin e një telefoni.

Me këtë aftësi, një telefon i infektuar nga ky softuer vepron si një përgjues në mur, që sheh, dëgjon dhe raporton në vazhdimësi  bisedat intime dhe të ndjeshme të subjektit që është vënë nën përgjim. Prova për keqpërdorimin e Pegasus, ka pasur edhe më herët.

Ai u implikua në hakerimin e pretenduar të telefonit të miliarderit ameirkan Xhef Bezos nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite në vitin 2018. Vitin që pasoi, u zbulua se disa avokatë dhe aktivistë indianë ishin shënjestruar nga një sulm i Pegasus përmes WhatsApp.

Zbulimet e reja sugjerojnë se Pegasus është përdorur për të përgjuar presidentin e Meksikës Andres Manuel Lopez dhe 50 anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, përfshirë miqtë, familjen, mjekët dhe ndihmësit, kur ai ishte një politikan në opozitë.

LEXO EDHE:  Studimi i BERZH/ Krimi, korrupsioni dhe infrastruktura e dobët ulin të ardhurat në Shqipëri

Po ashtu Pegasus është përmendur për përgjimin e Rahul Gandit, rivalit aktual politik të kryeministrit indian Narendra Modi. Depërtimi i Pegasus është zbuluar tek telefonat që i përkasin familjes dhe miqve të gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashoxhi, dhe ka të dhëna se Pegasus mund të jetë përdorur gjithashtu nga një klient i meksikan i kompanisë izraelite NSO, për të shënjestruar gazetarin meksikan Secilio Pineda Birto, që u vra në vitin 2017.

LEXO EDHE:  A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet?/ Ja çfarë thonë ekspertët

Edhe pse fuqia e Pegasus është tronditëse, kjo pajisje është larg nga të qenit një dukuri e re. Softueri bazë u krijua që në fillim të viteve 1990. Tani është një industri në lulëzim, me mijëra blerës të interesuar.

Baza e industrisë së mbikëqyrjes, janë mjetet më të thjeshta të përgjimit që shiten për më pak se 70 dollarë në faqet e errëta të rrjetit, të cilat mund të kenë qasje në distancë tek kamerat, dhe të regjistrojnë të dhënat e vendndodhjes së subjektit që përgjohet.

Përdorimi i një pajisjeje të tillë nga maniakët seksualë dhe partnerët abuzivë, është një problem shqetësuese në rritje. Pastaj është sigurisht edhe rrjeti i mbikëqyrjes globale, që u denoncua publikisht nga Eduard Snouden në vitin 2013.

Ndërkohë në vitin 2017, ne mësuam se si një ekip sekret i programuesve elitë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, kishin zhvilluar një armë të përparuar të spiunazhit kibernetik të quajtur “Eternal Blue”, e cila u vodh nga grupimi i hakerëve “Shadow Brokers” dhe u shit në rrjetin e errët.

Ishte po ky softuer, që më vonë do të përdorej si shtylla kurrizore e sulmit kibernetik famëkeq të vitit 2017 “Wannacry”, që shënjestroi sistemin shëndetësor kombëtar dhe qindra organizata të tjera. Kur u publikuan deklaratat e Snouden, shumë njerëz u tronditën kur mësuan mbi shkallën e mbikëqyrjes, që kanë bërë të mundur teknologjitë dixhitale.

Por të paktën ky spiunim masiv ishte zhvilluar dhe kryer brenda agjencive të inteligjencës shtetërore, të cilët kishin një lloj legjitimiteti. Ne nuk jemi duke debatuar më mbi të drejtën e shtetit për të shkelur të drejtat tona vetjake.

Zbulimet mbi Pegasus, tregojnë se kemi mbërritur në një realitet të ri, të pakëndshëm, ku mjete shumë të sofistikuara të spiunazhit po shiten në një treg të hapur. Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e plotë të ndikimi të Pegasus mbi privatësinë dhe demokracinë tonë kolektive.

Pa transparencë, ne nuk kemi asnjë lloj ideje se si dhe në çfarë rrethanash është licensuar Pegasus, kush ka autorizimin për të përdorur atë, në cilat rrethana mund të revokohet një licencë, apo cilat rregulla ndërkombëtare janë në dispozicion të policisë kundër abuzimeve të këtij softueri.

Dëshmitë e deritanishme, sugjerojnë se Pegasus është keqpërdorur, ndaj nevojitet një përgjegjësi dhe mbikëqyrje më e madhe. Ne gjithashtu duhet të përpiqemi të rindezim debate të rëndësishme rreth kontrolleve mbi prodhimin dhe shitjen e sistemeve të tilla./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja si Kina po e saboton fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Kevin Carboni “Wired.it”

Qeveria kineze refuzoi që të bashkëpunojë për fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19, duke hedhur poshtë kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të dërguar një ekip të ri ekspertësh për të kontrolluar laboratorët në qytetin e Vuhanit, që ishte epiqendra e pandemisë aktuale.

Në fakt, Kina ka refuzuar të marrë në konsideratë hipotezën, sipas së cilës virusi mund të jetë përhapur për shkak të një gabimi në njërin prej këtyre laboratorëve. Pekini e cilëson planin e ri të investigimit të OBSH-së si në kundërshtim me “arsyen e shëndoshë” dhe shkencën.

Origjina e virusit Covid-19 është ende e panjohur, dhe teoritë e ndryshme mbeten shumë të debatuara midis ekspertëve. E vetmja gjë e sigurt, është se rastet e para të njohura me koronavirus u shfaqën në qytetin e Vuhanit, por nuk dihet ende se si virusi arriti tek njerëzit. Sipas disa hipotezave, ai mund të jetë transmetuar përmes mishit të kafshëve të shitura në tregjet e qytetit, por nuk është e qartë se si filloi të infektojë speciet e kafshëve.

Një teori e hershme, e promovuar në fazat e hershme të pandemisë, spekulonte se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Vuhan, për shkak të shkeljes së protokolleve laboratorike të sigurisë.

Por kjo hipotezë u konsiderua e pamundur në përfundim të fazës së parë të hetimeve të kryera nga OBSH në janar të këtij viti, për shkak të mungesës së rezultateve që vërtetojnë krijimin e virusit nga njeriu.

Gjithsesi, misioni i parë u kritikua si i pamjaftueshëm, për shkak të mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit nga autoritetet kineze për të garantuar qasjen në të gjitha të dhënat, siç ishte vendimi nga instituti i virologjisë në Vuhan, për të mos ndarë bazat e të dhënave mbi sekuencat gjenetike dhe mostrat e vitit 2019.

LEXO EDHE:  A po bashkohet më në fund Evropa?

Në fund të misionit, u botua një raport që nuk dha shpjegime shteruese mbi origjinën e infeksionit, por vetëm renditi disa hipoteza që tregojnë si më të mundshëm skenarin, sipas të cilit cilin virusi kaloi nga lakuriqët e natës tek njerëzit, përmes një kafshe të ndërmjetme, teksa e cilësoi si “jashtëzakonisht të pamundur” por jo të përjashtuar, teorinë e daljes aksidentale të virusit nga një laborator.

Për shkak të këtyre pasigurive, dhe thirrjeve ndërkombëtare për hetime të mëtejshme, kreu i OBSH-së Tedros Adanom Ghebrejesus, tha se vendimi për të hedhur poshtë teorinë e një gabimi në laboratorin e Vuhaniit ishte “i parakohshëm” .

LEXO EDHE:  Rama: Vaksina anti-covid falas, jo e detyrueshme për qytetarët

Për këtë arsye, OBSH-ja ka synuar të organizojë kontrolle të reja “në laboratorët dhe institucioneve përkatëse kërkimore. që veprojnë në zonën ku u vërejtën rastet e para njerëzore në dhjetor 2019” , pra në Vuhan.

Autoritetet kineze e kanë kundërshtuar vendosmërisht këtë kërkesë, duke e akuzuar OBSH-në se është viktimë e një “politizimi të hetimeve”, dhe duke kërkuar që ajo t’i kryejë hetimet “në disa vende, globalisht”, duke mbështetur hipotezën se përhapja e virusit mund të ketë filluar në një vend tjetër.

Gjatë një konference shtypi të raportuar gjerësisht nga media kineze, zëvendësministri kinez Shëndetësisë, Zeng Jixin, tha se Kina ka bashkëpunuar gjithmonë me OBSH, dhe se qeveria kineze i “mbështet studime e bazuara në shkencë mbi origjinën e virusit”.

“Por ne kundërshtojnë politizimin e tyre”- theksoi ai. Prandaj, autoritetet kineze nuk e kanë pranuar hetimin e ri “pasi në disa aspekte, atij i mungon respekti për arsyen e shëndoshë dhe është arrogant ndaj shkencës”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Tërhiqet Xho Bajden, i jep Vladimir Putinit një tjetër gazsjellës në Evropë

Publikuar

-

Nga

Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”

Administrata Bajden njoftoi të mërkurën se ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj ndërtimit të gazsjellësit ”Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë si pjesë e një marrëveshje me Berlinin.

Ky ndryshimi politikash është i pajustikueshëm, për shkak të efekteve negative që do të ketë mbi sigurinë evropiane dhe amerikane. Gazsjellësi “Nord Stream”, që nisi të funksionojë një dekadë më parë, e lidh direkt Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik, duke e lejuar kompaninë ruse “Gazprom”, t’i shesë drejtpërdrejt gaz shteteve të BE-së.

“Nord Stream 2” do të kopjojë kanalin ekzistues, duke e dyfishuar shpejtësinë e fluksit të gazit dhe për pasojë edhe sasinë e parave që do të rrjedhin drejt Moskës. Ky i fundit do të shmangë nevojën që gazi rus të kalojë përmes Ukrainës, dhe kjo do t’i kushtojë kësaj të fundit afro 3 miliard dollarë në vit të ardhura nga tarifa e tranzitit.

Po ashtu, ky projekt do t’i rrëmbejë Ukrainës një pjesë të mekanizmave të saj kundër një sulmi të ri rus shumë më thellë në territorin e saj. Sapo tubacionet që kalojnë nëpër Ukrainë të bëhen të tepërta, rusët nuk do të jenë më aq të kujdesshëm sa të mos i dëmtojnë ato.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga aleatët dhe partnerët e saj evropianë e kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin e “Nord Stream 2”. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje gjithë Evropës që të “bashkohet për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi energjetik”.

Dhe tetorin e vitit të kaluar, enti rregullator anti-monopol i Polonisë gjobiti me 7.6 miliardë dollarë kompaninë ruse “Gazprom” për “ndërtimin e tubacionit të gazit ‘Nord Stream 2’ pa miratimin e Varshavës”. Sigurisht, Polonia, ashtu si Ukraina, do të humbiste tarifat e saj të tranzitit nëse “Nord Stream 2” zëvendëson linjat ekzistuese.

Por edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Boris Xhonson e kanë kritikuar projektin e gazsjellësit, dhe ambicien e Gjermanisë për të krijuar një arterie shtesë midis Evropës së sundimit të ligjit dhe Rusisë kleptokratike.

Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në përdorimin e eksporteve të saj energjitike si një armë politike, është e vështirë të imagjinohet se përse Gjermania dhe Evropa do të dëshironin të bëheshin më të ndërvarura ndaj gazit rus nga sa janë aktualisht.

Rastet më të njohura janë kur Rusia ndërpreu furnizimet me gaz drejt në Ukrainës në vitet 2005-2006 dhe 2008-2009. Në të dyja këto raste, ai veprim ndikoi edhe në furnizimin me gazin rus të pjesës tjetër të Evropës. Me thirrjet ndërkombëtare në rritje për të shmangur në maksimum karburantet fosile, kërkesa për gazin rus mund të bjerë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me nevojën e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Për këto dhe arsye të tjera, “Nord Stream 2” është përballur me kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni që kur filloi ndërtimi i tij në vitin 2015. Në seancën e tij të konfirmimit në janar 2021, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri të qartë se ai dhe Xho Bajden ishin të vendosur të kundërshtonin ndërtimin e “Nord Stream 2”:”Presidenti i zgjedhur bie plotësisht dakord me qëndrimin se “Nord Stream 2” është një ide e keqe, dhe ai ka qenë shumë i qartë për këtë. . . Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që kam në dorë për të parandaluar përfundimin e atij projekti”.

Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sekretari Blinken po gënjente, dhe çdo arsye për të dyshuar se ai dhe Departamenti i Shtetit, kanë rënë pre e presionit të presidentit Xho Bajden. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në maj, administrata hoqi dorë nga sanksionet kundër “Nord Stream 2 AG”, kompanisë që po ndërton gazsjellësin dhe kreut të saj, ish-agjentit të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, STASI, dhe i besuari i Putinit, Matias Varnig.

LEXO EDHE:  A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet?/ Ja çfarë thonë ekspertët

Departamenti i Shtetit zbuloi se Varnig dhe kompania e tij ishin të përfshirë në “sjellje të sanksionueshme”, pasi sipas ligjit amerikan ndërtimi i “Nord Stream 2” është i sanksionueshëm. Por Blinken zbuloi se në këtë rast, një përjashtim ishte në “interesin kombëtar të SHBA-së”.

LEXO EDHE:  Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Se si arriti ai në një përfundim të tillë, përveçse me urdhrin e Shtëpisë së Bardhë, kjo mbetet e paqartë. Pasi u urdhërua të mos përdorë sanksionet për të bllokuar “100 metrat e fundit” të gazsjellësit, Blinken deklaroi më 7 qershor se projekti ishte një “fakt i kryer”, deklaratë që u prit me shumë zhgënjim nga Zelenski, Makron, Xhonson, presidenti polak Andrzej Duda dhe udhëheqës të tjerë.

Dilema me të cilën është përballur Shtëpia e Bardhë, është nëse ia vlen të tendoset akoma më shumë marrëdhënia tashmë e tensionuar gjermano-amerikane për të bllokuar gazsjellësin. Por administrata Bajden e ka bërë përgjigjen më të ndërlikuar sesa duhej.

Qëllimet e Merkel nuk duhet të ngatërrohen me nevojat e Gjermanisë. Ajo është në muajt e saj të fundit si kancelare,  ndërsa nuk është e qartë nëse do të ketë të njëjtin qëndrim pasardhësi i saj i pritshëm apo koalicioni i tij qeveritar.

Por edhe duke supozuar se ka pasur faktorë të panjohur, që e bënë urgjent vendimin e administratës Bajden, po lihen haptazi pas dore interesat e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. Kushtet që negociuan Shtetet e Bashkuara me Gjermaninë, janë minimumi jo aq mbresëlënëse. Ato thuhet se përfshijnë investimin e përbashkët të Berlinit dhe Uashingtonit në masën 50 milion dollarë në infrastrukturën ukrainase të teknologjisë së gjelbër, përfshirë energjinë e rinovueshme dhe industritë përkatëse.

Po ashtu, Gjermania do të mbështesë bisedimet energjetike në kuadrin e Nismës së Tre Deteve, një forum diplomatik i Evropës Qendrore. SHBA-ja dhe Gjermania do të përpiqen të sigurojnë që Ukraina të vazhdojë të marrë afro 3 miliard dollarë tarifa vjetore tranziti nga Rusia.

Por zyrtarët nuk kanë sqaruar se si do ta të bindin Moskën të vazhdojë të bëjë pagesa të tilla të mëdha. Edhe investimi në Ukrainë është shumë modest. Ndërkohë Nisma e Tre Deteve është një konsorcium i lirshëm shtetesh midis Detit të Zi, Adriatikut dhe Baltikut, që deri tani ka arritur të mbajë vetëm një samit.

Politika e jashtme e Bajden në Evropë dhe Euroazi, synon të forcojë aleatët tradicionalë të Amerikës, të zbusë kërcënimin rus, dhe të përqendrohet në konkurrencën strategjike afatgjatë me Kinën.

Le ta lemë Gjermaninë të marrë gazin e saj rus, dhe ne të merremi me Rusinë sipas nevojës, për sa kohë që të gjithë janë të bashkuar kundër Pekinit. Por ky një është mendim i dëshiruar i Uashingtonit. Synimi kryesor i politikës së jashtme të Putinit, është ta bëjë botën të sigurt për autokracinë.

Prandaj, të paktën për momentin, Kremlini synon të minojë, degradojë dhe prishë rendin botëror liberal të drejtuar nga Amerika kudo dhe sido që të mundet, duke e vendosur udhëheqjen e Rusisë në një hap me Partinë Komuniste Kineze./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE