LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlqeu me Kukësin, Skënderbeun dhe Flamurtarin/ Donjet Shkodra pranë firmës me skuadrën e...

25 Qershor 2021, 07:20, Sport CNA
Shkëlqeu me Kukësin, Skënderbeun dhe Flamurtarin/ Donjet Shkodra

Donjet Shkodra mund të jetë një nga afrimet e bujshme të Gjilanit gjatë kësaj merkato vere. Mesfushori 32-vjeçar është larguar nga skuadra FC Zhetysu që militon në futbollin e Kazakistanit dhe tani është një lojtari i lirë.

?Zeri.info? zbulon se skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka nisur negociatat me Shkodrën për ta bindur që të firmosë në Kosovë.

Mesfushori nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar pasi disa sezone më parë ka luajtur me Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin në Kategorinë Superiore dhe ka shkëlqyer duke u transferuar më pas te Shakhter Karagrandy në Kazakistan. Tashmë pas aventurave jashtë vendit, Shkodra mund të të luajë në futbollin e Kosovës sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga