LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petrit Vasili është i mençur

25 Qershor 2021, 15:40, Politikë CNA
Petrit Vasili është i mençur

Jo se unë kisha ndonjë dyshim, por që Petrit Vasili është njeri i mençur e thonë të gjithë ata që e njohin.

Dhe kur e thonë të gjithë që Petrit Vasili është i mençur, nuk kanë parasysh vetëm faktin që Petrit Vasili është deputeti më ?i votuar? ndër të gjithë ata që do të jenë në Kuvendi e ri të Shqipërisë, pasi mori vetëm 362 vota nga qytetarët e Tiranës, por edhe sepse ai është një ndër komentuesit më të mençur, mes gjithë atyre shqiptarëve që frekuentojnë Facebook-un.

Por një rast brilant të mençurisë së Petrit Vasilit na jep mundësinë ta konstatojmë edhe në postimin që ka bërë në profilin e saj në Facebook vetë zonja Melisa Cahani, e cila shtron për miqtë e saj pyetjen:

Kë do zgjidhni Akilin e Skraparit apo Akilin e Trojës?

Edhe pse një pyetje shumë e vështirë, cilësitë brilante të mençurisë së Petrit Vasilit shfaqen me gjithë rrëzëllitjen e tyre galaktike e na e davaritin çdo dilemë: ?Kjo nuk është pyejte fare. Akili i Skraparit dhe s?ka tjetër?.

Përgjigja prej njeriu të mençur nuk mund të mos i binte në sy edhe zonjës që ka bërë postimin, enkas për të ?peshkuar? njerëzit e mençur të kësaj bote, mes të cilëve fatmirësisht bën pjesë edhe më i mençuri i Parlamentit shqiptar, njeriu 362 votësh, vetë shembëlltyra e mençurisë në tokë, Petrit Vasili i LSI-së.

Ndaj edhe zonja në fjalë i pëgjigjet komentit të të mençurit Petrit Vasili:

?Petrit Vasili, ndaj e hodha që të marr përgjigje nga njerëz të mençur?.

Nuk besojmë që zonja Cahani të jetë tallur apo ca më keq, ta ketë bërë këtë koment për komentin e mençur të të mençurit Petrit Vasili, për ta përdorur Petrit Vasilin si lolo të ironisë së vet.

Sepse rasti i mësipërm, është një tregues shumë domethënës për nivelin e lartë të mençurisë së njeriut, dhe padyshim, është rasti i denjë për të kuptuar mençurinë e të mençurit Petrit Vasili.

Duke zgjedhur Akilin e Skraparit, me mençurinë e tij i mençuri Petrit Vasili i përcjell mençurisht edhe një mesazh dashurie vetë Presidentit Meta, i cili në sikletet e hallit që e kanë zënë pas shkarkimit, gjen prehje në mençurine e Petrit Vasilit.

Akili i Skraparit tani mund të jetë i qetë, pasi i vënë përballë Akilit të Trojës, ai ka në anën e vet treqind e gjatëdhjetë e dy votëshin e mençur me emrin Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga