Connect with Us

Pas “tradhtisë” së Nikoll Lesit/ Meta josh me dekorata Ismet Drishtin

Aktualitet

Pas “tradhtisë” së Nikoll Lesit/ Meta josh me dekorata Ismet Drishtin

Publikuar

-

Nikoll Lesi, drejtuesi i gazetës Koha Jonë pas shumë vitesh në shërbim të Ilir Metës dhe LSI ka ngelur i zhgënjyer nga presidenti.

Në 11 maj 2021, Koha Jonë shënoi 30 vjet si media në treg, ndërsa Lesi priste që të respektohej me një dekoratë nga ana e Metës, meqë ky i fundit është dorëlëshuar sa i takon këtyre nderimeve.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt! Eshtë fakt publik se mbi 80 për qind e analistëve dhe drejtuesve kryesorë në mediat e shkruara dhe audiovizive kanë dalë nga dyert e KOHA JONE.

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit”, shkruante Nikoll Lesi.

Por pas “tradhtisë” nga Lesi, Meta duket se ka nisur “të joshë” Ismet Drishtin, drejtuesin e Zjarr Tv. Ditën e djeshme, Drishti kishte ditëlindjen, dhe është nderuar nga  presidenti i Republikës Ilir Meta me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, për 55-vjetorit të lindjes.

Vetë Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në ceremoni dhe as e ka pasqyruar në faqen zyrtare të Presidencës.

Ai dërgoi një prej këshilltarëve të vet, t’ia çonte titullin atij në katin e parë të një pallati në Yzberisht, ku Drishti ka zyrat e një televizioni modest.

LEXO EDHE:  “Likja që do të bëhej Avni Rustemi”/ Ish- kreu i PD i çjerr maskën Presidentit

Është interesant fakti i këtij gjesti, që vetë Ilir Meta ka dashur të mos e ekspozojë shumë.

Mesa duket, Meta ka dashur ta zëvendësoje Nikoll Lesin me Ismet Drishtin, i cili përveç disa videove komike, nuk ka ndonjë kontribut të veçantë në median shqiptare.

Madje, Drishti është një personazh me të shkuar të dyshimtë për shkak të një ngjarje të rëndë ndodhur vite më parë në Shkodër.

Meta përpara se të japë dekorata duhet të vendosë standartet e duhura të një presidenti që dekoratat i ka kthyer në copa llamarine që ja jep çdo  njeriu që i thotë atij mendja./CNA.al

Nikoll Lesi zhgënjehet nga Meta/ Hidhet në “krahët” e Ramës

Nikoll Lesi kërkon burgosjen e Metës/ SHBA nuk fal

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

“Divorcohet” nga opozita dhe bën parashikimin për Ramën”/ Nikoll Lesi merr vendimin drastik

“Rama fiton sërish zgjedhjet”/ Nikoll Lesi bën parashikimin, mesazhi për Bashën dhe Metën  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Kuvendi letër deputetëve, kërkohet buxhet i pavarur nga Qeveria

LEXO EDHE:  Kuvendi letër deputetëve, kërkohet buxhet i pavarur nga Qeveria



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Meta takon homologun zvicerian/ Vlerësuam marrëdhëniet

LEXO EDHE:  Akuzat e Blushit/Reagon menjëherë Meta: Ndiq rrugën institucionale!

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  “SPAK të hetojë nismën e qeverisë”/ Meta kthen një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend

LEXO EDHE:  “SPAK të hetojë nismën e qeverisë”/ Meta kthen një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE