Connect with Us

Njëqindvjetori i turpit

Politikë

Njëqindvjetori i turpit

Publikuar

-

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”

Partia Komuniste Kineze mbush 100 vjeç më datën 1 korrik. Burokratët e partisë-shtet, do ta festojnë atë me pompozitetin e tyre të zakonshëm. Të gjithë ata që kanë fatin të jetojnë në liri, duhet ta përkujtojnë këtë përvjetor me marrjen e disa hapave, për t’u siguruar që të mos ketë shumë përvjetorë të tillë në të ardhmen.

Si fillim, duhet t’i jini mirënjohës fatit që keni. Asnjë nga problemet e vendeve që jetojnë në hijen e Rusisë, nuk i afrohet vuajtjes së tibetianëve, ujgurëve, kazakëve, mongolëve dhe pakicave të tjera etnike nën sundimin shovinist të partisë-shtet në Kinë.

Edhe shumë kinezë vuajnë, sidomos besimtarët praktikantë, intelektualët që besojnë tek liria e mendimit, dhe kushdo që mbështetet të drejtat e tyre. Fatmirësisht arrestimi arbitrar, censura, de-kulturalizimi, dëbimet dhe mundimet e tjera të përjetuara nga sovjetikët, po zbehen nga kujtesa e gjallë në ish-perandorinë e Kremlinit.

Por tani ato po ndodhin në Kinë. Njerëzit me para mund të bëjnë donacione. Ata që kanë kohë mund ta kursejnë atë për t’u angazhuar sadopak në këtë kauzë. Edhe përfaqësuesit e zgjedhur duhet të bëjnë më shumë (qoftë edhe diçka sadopak domethënëse) kundër regjimit të Pekinit, apo në emër të viktimave të tij.

Të burgosurit politikë variojnë nga Pançen Lama, i rrëmbyer që fëmijë, tek “Dy Majkëllat”, qytetarë kanadezët që mbahen peng në kushte të vështira. Drejtuesit e bashkive mund të riemërtojnë rrugët dhe vendet të tjera me rëndësi.

Bashkia e Budapestit në Hungari sapo e ka bërë këtë, me rrugë të emërtuara për nder të protestuesve të Hong Kongut, dëshmorëve ujgurë dhe peshkopit katolik të përndjekur Xie Shiguang. Por ndoshta kauza më e madhe përfshin Tajvanin.

Kina kontinentale është duke bërë gjithçka për  të dëmtuar demokracinë në ishull. Ndërhyrjet në ajër dhe det nga ushtria kineze, janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të guximshme. Nëse Tajvani hakmerret, rrezikon një përshkallëzim të situatës në të cilin do të dalë humbës.

Nëse nuk hakmerret, atëherë do të duket si një vend shumë i dobët. Garancia e paqartë dypalëshe e sigurisë nga ana e SHBA-së, po vihet nën një presion në rritje. Evropa mund të ndihmojë jo pak. Për shembull, dërgimi i anijeve detare në Ngushticat e Tajvanit, do t’i tregonte regjimit të Pekinit, se Tajvani nuk është vetëm një çështje SHBA-Kinë.

LEXO EDHE:  Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë

Këtë mund ta bëjnë Franca, Gjermania dhe Britania. Por edhe vendet pa flota detare të mëdha, mund të ndihmojnë në fronte të tjera. Unë sugjeroj që shumë vende të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin hapa, madje edhe të vegjël, për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me autoritetet në Taipei.

Ndër hapat kryesore në këtë drejtim mund të jenë:

Dërgimi i politikanëve dhe zyrtarëve në Tajvan për takime “joformale” apo “humanitare”;

politikanëve të opozitës, kryetarëve të bashkive dhe figurave të pavarura publike (delegacioni çek i verës së kaluar, ishte një shembull i shkëlqyer);

Përmirësimi i statusit të misioneve gati-diplomatike në Taipei (p.sh shtimi i një atasheu ushtarak); ftesa ndaj zyrtarëve tajvanezë për takime joformale apo edhe zyrtare; zmbrapsja e përpjekjeve të Kinës për të zhdukur Tajvanin nga jeta publike.

Sigurimi që ajo të shfaqet si “Tajvan, Republika e Kinës”, jo si “Taipei Kinez” apo gabime të ngjashme; inkurajimi i aleatëve të Tajvanit, veçanërisht ata me peshë si Selia e Shenjtë, Paraguai dhe Guatemala, që t’i rezistojnë presionit për të kaluar në anën e Pekinit.

Së fundmi parandalimi i kompanive perëndimore që të jenë bashkëpunëtore në ngacmimin e Tajvanit, për shembull në përkuljen ndaj presionit të Kinës, dhe refuzimin e furnizimit me vaksina të vendit ishullor.

Individualisht, asnjë nga këto masa nuk mund të ndryshojë ndonjë gjë. Por së bashku, ato ndihmojnë në rrëzimin e tabusë, dhe e bëjnë më të lehtë që vendet e tjera të ndërmarrin hapa të ngjashëm. Nëse mjaftueshëm vende e ndjekin këtë shembull, kjo mund të ndryshojnë llogaritjet e rrezikut në Pekin.

Po ashtu ne mund ta ndihmojmë Tajvanin me trajnimin e tij për luftën politike. Prej vitesh, kultura politike atje ka qenë e kujdesshme, burokratike dhe respektuese. Tani duhet të jetë e shkathët, e guximshme dhe dinamike.

Në këtë aspekt, vendet me përvojë të gjatë në marrëdhëniet me Rusinë, kanë shumë për t’i ofruar Tajvanit. Prandaj pritini në takime zyrtarë, gazetarë dhe aktivistët tajvanezë në qendrat tuaja kërkimore si dhe agjencitë qeveritare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Studimi/ Të folurit mund ta përhapë koronavirusin, po aq shumë sa edhe kollitja

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Vetëm paratë, nuk mund ta bëjnë dot president Majkëll Blumbergun

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  Joe Biden po zhvillon një luftë ndaj vlerave amerikane

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

LEXO EDHE:  Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE