LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela “kryqëzon” opozitën/ Menduan se do bënin kryengritje, por lanë popullin pa përfaqësim

25 Qershor 2021, 15:21, Politikë CNA
Ngjela “kryqëzon” opozitën/ Menduan se do bënin

Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë hetimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të presë opinionin nga Komisioni i Venecias.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Saprtak Ngjela, i cili u shpreh se opozita u mundua të bojkotojë zgjedhjet lokale me mendimin se do të sillnin kryengritje, por sipas tij lanë popullin pa asnjë lloj përfaqësimi.

Në një intervistë për Fax News, Ngjela deklaroi se PD dhe LSI kanë nisur të flasin përralla dhe nuk po tregonë një nen konkret që është shkelur.

?Nëse Komisioni i Venecias drejtohet nga katundarë shqiptarë nuk e di se çfarë ndodh.

Përsa i përket zgjedhjeve, ishin apo nuk ishin normale dhe anulimin e tyre, Komisioni i Venecias nuk mund të mbajë dot përgjegjësi se thotë më tregoni ligjin që kanë shkelur. Madje nuk tregojnë asnjë nen kushtetues që është shkelur.

Shiko çfarë bëhet, kanë humbur zgjedhjet, nuk pranojnë zgjedhjet sepse janë shkelur. Gjykata thotë më thoni nenin që kanë shkelur, këta flasin përralla.

Ata thonë se nuk ka marrë pjesë opozita dhe po të shkojë kjo si fakt i parë, Komisioni i Venecias do të habitet se thotë si ka mundësi që nuk e kanë lejuar. Këta menduan se do të krijonin kryengritje, nuk sollën as përshtjellim por e lanë popullin pa asnjë lloj pushteti?, shprehet Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga