Connect with Us

Ndahet nga jeta aktivistja e njohur shqiptare

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktivistja e njohur shqiptare

Publikuar

-

Aktivistja e njohur dhe ish-e përndjekura politike Ajtanga Lubonja është ndarë sot nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Lubonjes, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

Te nderuar miq,

Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!

Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!

Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!

Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines, nga shtepia ne rrugen Fortuzi!

Me respekt nga familja.”-thuhet në mesazh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vranë me sende të forta kryefamiljarin/ Dërgohen në spitalin psikiatrik nënë e bijë

Publikuar

-

Nga

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Nënë e bijë, të cilat dyshohen se kanë vrarë me sende të forta kryefamiljarin Y.L janë dërguar në spiatlin psikiatrik.

Gjykata e Matit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë për t’i dërguar për kurim.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ardi Veliu takim me delegacionin e Europol-it/ Fokusi tek pjesëmarrja e policisë në operacione të nivelit të lartë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me delegacionin e Europoli-it të kryesuar nga Andzejus Roginskis dhe Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Thelbi i këtij takimi ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Veliu ka falënderuar i ka falënderuar për mbështetjen që po i jepet Policisë së Shtetit nga EUROPOL-i dhe për besimin për ta përfshirë Policinë e Shtetit në operacione të nivelit të lartë, duke theksuar se vitet e fundit Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë dhe është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri, përkushtim e profesionalizëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

LEXO EDHE:  “I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Përfaqësuesit e EUROPOL kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit dhe kanë theksuar rëndësinë e implementimit të Projektit të Analizës COPPER, si dhe forcimin e bashkëpunimit akoma më shumë mes EUROPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  “Shqetësohem po nuk e pashë pas orës 5″/ Ronela Hajati tregon me kë po e kalon karantinën

Më pas, delegacioni është takuar me përfaqësuesit e strukturave homologe të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

28 milionë euro për një incenerator që nuk funksionon/ Thellohet skandali në Fier

Publikuar

-

Nga

CNA.al prej më shumë se një viti ka publikuar një dosje të plotë investigative, pas një hetimi disa mujor në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

Pas skemës së Elbasanit, me 22 milion euro. Ku një kompani nga hiçi, pa asnjë lek, pa pasur asnjë qindarkë, mundi të sigurojë për një kohë të shkurtër 22 milion euro kontratë nga qeveria për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, vijmë tek inceneratori i Fierit, i cili është dhënë me koncesion nga qeveria shqiptare sipas një marrëveshje, të firmosur nga ministri Lefter Koka në tetor të vitit 2016, me kompaninë e quajtur Integreted Technology Waste Treatment Fier.

Të njëjtën skemë si në Elbasan përdorin dhe me Fierin. Shoqëria tregtare “Ndërtim Montim Patos”, së bashku me shoqërinë tregtare Integreted Technology Service, shkojnë tek një bankë e nivelit të dytë dhe ashtu si në rastin e Elbasanit, krijojnë një marrëveshje siguruese, ku si barrëdhënës këto dy kompani vendosin shoqërinë Integreted Technology Waste Treatment Fier dhe kontratën e bërë me ministrinë e Mjedisit me vlerë 28 milion euro pa TVSh, apo rreth 35 milion euro në total.( Lexo këtu).

LEXO EDHE:  “Më ngeli gozhdë në zemër”/ Drejtoresha e Teatrit Migjeni tregon pengun e aktorit Ljarja

LEXO EDHE:  “Ikja e një rezistenti”/ Plasari: Maks Velo la mbrapa kujtime dhe punë me vlerë

Pra, qeveria shqiptare ka dhënë 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, i cili duhet të kishte përfunduar që në dhjetor, dhe situata e mbetjeve duhej të ishte zgjidhur, por kjo nuk ka ndodhur.

Ashtu sikurse CNA.al e publikoi edhe pak më parë, situata e mbetjeve në Fier vijon të jetë tejet problematike.

Prej, ditës së djeshme një pjesë e mirë e qytetit të Fierit është nën pushtetin e tymit dhe shkak është bërë zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve. ( Lexo këtu)

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Pra, një krim mjedisor ndodh në mes të ditës, në një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë dhjetëra milionë euro, për një incenerator, që nuk funksionon ende./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

LEXO TE PLOTE