Connect with Us

Ilir Meta ndjeu “erën” e burgut?/ Si tentoi të minonte reformën në drejtësi

Politikë

Ilir Meta ndjeu “erën” e burgut?/ Si tentoi të minonte reformën në drejtësi

Publikuar

-

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Në kohën që flitej për reformën në drejtësi në vitin 2016, Ilir Meta nga pozicioni i kreut të Kuvendit, tallej me burgun.

Ndërsa deklaronte se Qeveria kishte nevojë për përmirësime, në emisionin e Çim Pekës, Meta fliste për mangësi të reformës në drejtësi se ishte dominuar nga fjala “burg”, por se nuk kishin lindur ata njerëz që mund ta çonin në burg.

Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret

që është thënë që është bërë edhe kundër Metës”, shprehej Meta në vitin 2016.Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i rikthehet “zakonit të vjetër”

Por pas miratimit të reformës në drejtësi, duket se e nuhati erën e burgut nga larg dhe filloi ta merrte seriozisht, ndaj dyshohej se bëri përçapje për të minuar reformën në drejtësi.

Kujtojmë se në vitin 2020, Meta tashmë nga pozicioni i Presidentit kërkoi ngritjen e një Këshilli Politik për të ndërhyrë në Reformën në Drejtësi.

Ka disa institucione që duhet të ishin ndërtuar. Opozita është ajo që e votoi reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese. Duhet parë nëse ka nevojë për amendime, sipas Presidentit duhet një këshill politik me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të arritur në një mirëkuptim sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje të Edi Ramës, por të gjithë popullit, që ka edhe një opozitë që duhet të ketë zërin e vet. Ka shumë gjëra që nuk po ecin, duhet parë nëse duam gjyqësor për Edi Ramën apo për të gjithë qytetarët“, raportohet të ketë thënë Meta në një takim me Opozitën.

Më tej në media u raportua se Meta i kishte thënë kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij se propozimin prej 11 pikash, ku përfshihej Reforma në Drejtësi do ua shtronte edhe ndërkombëtarëve.

Por, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, që ia ndaloi hovin Presidentit.

Fillimisht ishte vetë Kim që shkoi në Presidencë me urgjencë, takim të cilin Meta e shmangu dhe la këshilltarët e tij që të takoheshin me diplomaten amerikane.

LEXO EDHE:  "Marrëveshje që s'duhen përsëritur"/ Meta mesazh Ramës

Kjo e fundit, kujtojmë se disa orë më pas, bëri një postim të ashpër duke i dërguar një mesazh të qartë dhe direkt Presidentit Ilir Meta dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij.

Ambasadorja e SHBA-së e cilësoi këtë lëvizje si një sabotim të Reformës në Drejtësi .

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë“, shprehej Kim.

Meta në panik nga burgu?

Sot Ilir Meta, pasi nuk ia doli të ndërhynte në reformën në drejtësi, është në pritje të vendimin të Gjykatës Kushtetuesë, e cila do të vendosë për fatin presidencial të tij.

Që pas votimit të Kuvendit për shkarkimin e tij Meta është tërhequr nga deklaratat e forta politike dhe nga sulmi ndaj ndërkombëtarëve.

Kujtojmë se Ilir Meta është i vetmi ish- Kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fiks Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.

Akuza kundër tij u hodh poshtë në Janar të viti 2012 nga Gjykata e Lartë.

Gjithashtu emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e ÇEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të ÇEZ, Jozef Hejsek.

Dyshime ndaj Metës ka edhe për pasurinë, për të cilën thuhet se e ka siguruar në offshore, por ende nuk ka pasur ndonjë hetim për këtë çështje.

Pra,  janë këto disa çështje por edhe të tjera, ai ajo e zhdukjes së floririt të Krrabës, për të cilin Meta është akuzuar nga ish Kryeministri Sali Berisha, për të cilat shqiptarët kërkojnë transparencë dhe drejtësi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  “Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën”/ Ngjela i ashpër: Policia të godasë këta djegës injorantë

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet takimi Rama-Basha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një pallat-një votë”/ Arben Malaj tregon për çfarë do ta pyesë SPAK, Petro Koçin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në SPAK, pas disa qëndrimeve të tij publike, ku tha se krimi po merr tendera.

Nsë një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan “SPAK pritet ta pyesë Petron edhe për akuzen publike “Nje pallat – Nje votë.”

Më tej, Malaj risjell në vëmendje disa nga akzuat publike, që Petro Koçi kur ishte kryetar I PSV 91, I drejtonte Ramës.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rames si :

“Nje pallat – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te vertetojë se Petro nuk po i sherben askujt, por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”-shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE