Connect with Us

“Ikni nga Shqipëria sa më parë”/ Çani bën reagimin e fortë: Këtu jeta ka vlerën zero

Aktualitet

“Ikni nga Shqipëria sa më parë”/ Çani bën reagimin e fortë: Këtu jeta ka vlerën zero

Publikuar

-

“Ikni nga Shqipëria sa më parë”/ Çani bën reagimin e fortë: Këtu jeta ka vlerën zero

Arian Çani ka folur në hyrje të emisionit “Zonë e Lirë” këtë të premte për ngjarjen që tronditi tërë vendin, ku një familje e tërë u shua pas një aksidenti rrugor. Çani e konsideron këtë ngjarje një krim tragjik në autostradë. Po ashtu ai ka përsëritur mesazhin e tij ndaj qytetarëve, të cilin tha se do ta thotë gjithmonë, për t’u larguar nga Shqipëria.

Para se të flasim për lajmin e kobshëm që sot në një farë mënyre i dha fund jetës së atyre dy vajzave, njëra 9 vjeç dhe tjetra 14, së bashku me prindërit e tyre humbën jetën në një aksident, duhet thënë në një krim tragjik në autostradën, Fier-Vlorë. Të gjithë i keni parë pamjet. Rrjetet sociale diarre janë mbushur nga komentet. Ka komente pafund. Ishte një gjë e tmerrshme, nga një Audi A8.

Nuk di çfarë ka ndodhur në atë autostradë, por makina e tyre, një Toyota, më duket ishte bërë çarçaf. Ishte një tmerr i vërtetë. Besoj se e kuptoni pse unë kam gjithë këto vite që në fund të emisionit, që mos t’u fus frikën në fillim, gjithmonë bëj thirrje, urgjent të gjithë ju që e kapni mesazhin tim largohuni nga ky vend sa më parë me qëllim që jeta juaj të vazhdojë. Këtë thirrje do të vazhdoj ta bëj. Kjo që ndodhi sot është një nga motivet se pse unë e bëj këtë thirrje”, tha Çani.

Rrugët janë të mbushura me qen, jo vetëm me katër këmbë, sipas Çanit. Ai u shpreh se jeta në Shqipëri nuk ka vlerë dhe shtoi se nëse kjo ngjarje do të ndodhte në një vend tjetër, qytetarët do të kishin dalë për të protestuar.

Jo më kot them kujdes. Rrugët janë mbushur me qen, jo vetëm me katër këmbë, por edhe me dy këmbë. Kujdes! Të gjithë ju që keni makinat e vogla prej kartoni, të cilat nuk ju mbrojnë jetën, më mirë kalojini pushimet në Greqi, si familja e shkretë që erdhi nga Greqia për të kaluar pushimet ca ditë në jug se sa të vini këtu dhe të ikni për lesh. Kjo është një situatë e tmerrshme.

Pse është situatë e tmerrshme kjo? Sepse mund t’i ndodhte çdonjërit prej nesh. Kujtdo. Por ndryshe nga vendet e tjera që po të ndodhte një ngjarje e tillë kaq e rëndë me një Audi që ecën me 200 kilometra në orë në këto rrugë që nuk kanë barriera ndarëse dhe del makina në fushë, pale se ç’gjen atje përveç bagëtive, mund të gjente dhe njerëz të tjerë dhe që përfundon në këtë farë feje, do të thotë që jeta në Shqipëri e ka vlerën zero. Kjo është e vërteta, pa e zbukuruar.

Çdo njeri prej nesh mund të ishte sot në vend të asaj familje që iku nga kjo jetë kot fare. Në një vend tjetër normal, do ishin ngritur qytetarët. Do kishin protestuar heshturazi me një qiri në dorë. Ju do thoni “Arjan këtu nuk e bëjnë se vapë e madhe”. Jo, jo. Këtu nuk e bëjnë edhe po të ishte dimër. Do të thotë jeta në Shqipëri ka vlerën zero. Kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon. Vazhdon. Vazhdon edhe në Shqipëri ku jeta e ka vlerën zero. Derisa të bëhemi zero të gjithë”, tha Çani.

LEXO EDHE:  Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjedh sot 5 anëtarë jo të përhershëm/ Në garë edhe Shqipëria

4 anëtarë të një familjeje nga Patosi u shuan në një aksident tragjik të premten, në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”. Viktimat janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe 2 vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç. Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet me një makinë Toyota me targa greke, kur një makinë luksoze Audi, që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani humbi kontrollin dhe i goditi nga pas./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Falsifikonin dokumente, pasaporta dhe viza/ Policia arreston 8 persona

Publikuar

-

Nga

Policia bën me dije se ka arrestuar 8 persona për verpa të ndryshme penale.

Ndër ta një shtetas 33 vjeçar me inicialet A.S, i cili falsifikonte dokumente, pasaporta dhe viza.

Njoftimi i Policisë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, bënë ndalimin e shtetasit S. K., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta, me një mjet prerës (i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale).

Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. A., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave të cilët rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” pasi me datë 25.07.2021, shtetasi I. A., 39 vjeç, i ka vjedhur një aparat celular shtetasit R. M., dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. L;

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë në BE/ Zbardhet mesazhi i Yuri Kim

LEXO EDHE:  Nga Elona Caslli/ Valixhja e mendjes

H. D., 38 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit I. A dhe një aparat celular shtetasit G. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

Q., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 63 vjeç, pasi i ka vjedhur disa sende personale shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera në Kavajë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Publikuar

-

Nga

“Çështja e Gërdecit”/ GJKKO sot vendos për rihapjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pritet që ditën e sotme, të shqyrtoje kërkesën e SPAK për të rifilluar ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën në shpërthimin tragjik në pranverën e 2008-ës, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nisë hetimi ndaj Mediut.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 25 vjeçaren

Në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

LEXO EDHE:  Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Është gjyqtari Erion Çela ai i cili do të bëjë gjykimin e çështjes ditën e sotme, ndërsa mësohet se palët nuk do të jenë të pranishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kultivim droge dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Prangosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një shtetas, cili ishte  shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

LEXO EDHE:  Nga Elona Caslli/ Valixhja e mendjes

Gjithashtu, nga policia e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi S. V., 30 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.

LEXO EDHE:  Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjedh sot 5 anëtarë jo të përhershëm/ Në garë edhe Shqipëria

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE