LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin notat e testit të matematikës/ Kushi: Ulëm kufirin minimal të kalueshmërisë

25 Qershor 2021, 14:11, Aktualitet CNA
Dalin notat e testit të matematikës/ Kushi: Ulëm kufirin minimal

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar maturantët publikimin e rezultateve të provimit të Matematikës.

Ndër të tjera, Kushi njofton se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

“Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10”, shkruan Kushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga