LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bjellorusia “reflekton” pas sanksioneve/ Liron nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich

25 Qershor 2021, 08:26, Kosova & Bota CNA
Bjellorusia “reflekton” pas sanksioneve/ Liron nga qelia gazetarin

Bjellorusia duket se ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas, duke liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg.

Ai u lokalizua duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk, ku dhe u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

Lajmet e fundit nga