LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve dhe institucioneve 

25 Qershor 2021, 11:13, Politikë CNA
Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë, që i mori jetën katër personave.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i drejton një apel të fortë institucioneve, ndërsa thekson se duhen marrë masa për të parandaluar të tilla tragjedi.

Gjithashtu Meta apelon edhe qytetarët, që të udhëtojnë me shumë kujdes.

?Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!?-shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga