LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në aksin Fier-Vlorë/ Reagon ashpër Spiropali: Është vrasje, meriton ndëshkim maksimal

25 Qershor 2021, 20:42, Aktualitet CNA
Aksidenti në aksin Fier-Vlorë/ Reagon ashpër Spiropali:

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për ngjarjen tragjike të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje nnë aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje.

Spiropali shkruan se përgjegjësit meritojnë ndëshkimin maksimal dhe thekson se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe drejtësi deri në fund.

?Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet. Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo. Jeta s?ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe?, shkruan Spiropali.

Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbëtën Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç.

Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet, kur makina e tyre u përplas nga Audi, në timonin e së cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani. Ky i fundit u arrestua nga policia.

 

Lajmet e fundit nga