Connect with Us

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Politikë

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Publikuar

-

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato të shtirura për shkak të ndryshimit të datës, kohës së shkurtër që iu dha kandidatëve për të bërë fushatë dhe qëndrimit të tyre pas shpalljes së rezultateve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe, Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës.”-tha Murrizi, në studion e abcneës.

Gjithashtu Murrizi ka folur edhe në lidhje me shpalljen non-grata, të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Murrizi hodhi dyshime të forta në lidhje me Bashën, për të cilin tha se nuk ka pasë ndonjë reagim, ndërsa shtoi se edhe djegia e mandateve ka qënë e lidhur me të.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/ Shkodra nën “sundimin” e krimit

Po ashtu Murrizi sfidoi Bashën, duke thënë se të “dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”.

“Reagim të Lulzim Bashës për shpalljen non grata të Berishës nuk kam parë. Leximi ose bërja publike ka qenë tani po vendimi ka qenë i mëparshëm. Gjithë ajo rrufe në qiell të hapur për djegien e mandateve ka qenë e lidhur. Aq më tepër kur ky vendim flen në sirtarët e sekretarit që prej vitit 2018. Nuk kam parë qëndrim ndaj Berishës. Ka qenë as mish as peshk. Qëndrim këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky do jetë provizor si qëndrim. Rënia e Berishës nuk është provuar. Të dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”,-deklaroi Murrizi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri zbulon ftesën e PD-së/ Pse e refuzova

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri zbulon ftesën e PD-së/ Pse e refuzova

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri zbulon ftesën e PD-së/ Pse e refuzova

LEXO EDHE:  Edi Paloka del kundër Berishës/Ishte i shqetësuar, por unë...

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE