Connect with Us

Tiranë: Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Aktualitet

Tiranë: Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Publikuar

-

https://www.zeriamerikes.com/a/5941342.html#:~:text=BALLKANI-,Tiran%C3%AB%3A%20Raport%20i%20ri%20monitorimi%20mbi%20shpenzimet%20dhe%20pun%C3%ABsimet%20elektorale,-3%20hours%20ago

Në Tiranë, Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë një ndarje të qartë midis postit zyrtar dhe kandidimit partiak, ndërsa punësimet e përkohshme ishin të shumta dhe shkelën kufizimet që u futën në Kodin Zgjedhor me Marrëveshjen shumëpartiake të 5 qershorit.

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, tha që edhe pse ishte e ndaluar me Kod Zgjedhor, Partita Socialiste përdori mjediset e shkollave dhe institucione të tjera publike për të zhvilluar veprimtari fushate.

Pjesa më e vështirë dhe më shumë spekulative, sipas zotit Tase, është pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë si kandidatë në fushatë, kur ata përdorën të gjithë burimet shtetërore për të zhvilluar veprimtari partiake.

Po ashtu, thuhet në raport, partia në pushtet shkeli edhe kufirin ligjor të dhuratave deri në 5 dollarë për qytetarët. Pati edhe shkelje që lidhen me koncertet dhe posterat fushateske në mjedise të ndaluara.

“Megjithatë kanë munguar ndëshkimet dhe një sistem i qartë rregullash për të ndëshkuar këto shkelje të ndalimeve, që parashikon Kodi Zgjedhor”, – thotë zoti Tase.

Ky është raporti i gjashtë, ndërësa në raportet e mëparshme Akademia e Studimeve Politike njoftoi një seri shkeljesh të Kodit Zgjedhor nga qeveria dhe parlamenti me të paktën 15 ligje, akte normative ligjore dhe vendime, urdhëra dhe udhëzime nga qeveria si dhe akte që nxjerr parlamenti.

Kodi Zgjedhor kërkon që 4 muaj para zgjedhjeve të kufizohen burimet dhe veprimtaritë publike të zyrtarëve të lartë qendrorë dhe vendorë, për të siguruar një barazi të tyre në garë me opozitën.

LEXO EDHE:  Video-Shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe do ta trafikonte drejt Belgjikës/ E pëson keq 39-vjeçari

Vëzhguesit ato i vlerësojnë si shkelje të Kodit Zgjedhor, sepse ndikojnë qytetarët me falje detyrimesh, taksa, tatime, rritje rrogash e pensionesh, punësime të reja në administratë dhe sjellin favorizim elektoral të partisë politike në pushtet.

Marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor synuan krijimin e kushteve të barabarta për kandidatët. Kufizimet u përshëndetën nga opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar, por raportimet dëshmojnë për mosplotësimin e një pjese të konsiderueshme të tyre.

Vëzhguesit vendas dhe të huaj konstatuan gjatë fushatës dhe gjatë ditës së zgjedhjeve përdorimin e burimeve shtetërore nga kandidatët socialist.

Ata rekomandojnë një kontroll më të fortë nga institucione të pavarura si KLSH se si përdoren dhe si justifikohen zyrtarët gjatë përdorimit të mjeteve shtetërore gjatë veprimtarisë elektorale patiake.

Socialistët dhe demokratët japin vlerësime të ndryshme për zgjedhjet e 25 prillit: ajo që për opozitën është një masakër zgjedhore, ku u vodëhn mijëra vota dhe u tjetërsua vendimi i votuesve, për socialistët është fitorja në një garë të drejtë e një mandati të tretë pas mirëqeverisjes gjatë tërmetit dhe pandemisë./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë, sekuestrohet lënda narkotike, para dhe telefona

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë/ Dyshimet e para

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në autostradë

LEXO EDHE:  Thellohet bilanci/ Nxirret i pajetë nga rrënojat një tjetër punonjës

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë, sekuestrohet lënda narkotike, para dhe telefona

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë/ Dyshimet e para

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE