LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrja e negociatave/ Hajdari: Nuk janë përmbushur akoma kushtet, qeveria ta pranojë

24 Qershor 2021, 18:07, Politikë CNA
Shtyrja e negociatave/ Hajdari: Nuk janë përmbushur akoma kushtet,

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari, ka folur për vendimin e Bashkimit Europian për të shtyrë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hajdari deklaroi në Vizion Plus se vendimi për shtyrjen e negociatave tregon se dy shtetet akoma nuk i kanë plotësuar kushtet, ndërsa për këtë kritikon qeverinë shqiptare.

?Është hera e disatë që ata e shtyjnë hapjen e negociatave. Është shtyrja e katërt. Do të doja që kjo datë të ishte sa më parë, por edhe këtë radhë dështoi. Ka një lloj disinformimi për këtë çështje nga të gjitha palët.

Qeveria shqiptare nuk pranon faktet që flasin shumë qartë se kushtet nuk janë përmbushur akoma ashtu siç kërkojnë vendet skeptike. Në këtë situatë është edhe Maqedonia e Veriut që ka një ngërç me Bullgarinë. Ka shumë çështje që janë tema të nxehta dhe nuk gjejnë dakordësi për të çuar këtë proces përpara?, theksoi deputetja./ CNA.al

13:36 Politikë

Test 1

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompani...

Lajmet e fundit nga