LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallja “non grata” e Sali Berishës/ Reagon Rama: Lajm pikëllues

24 Qershor 2021, 18:32, Politikë CNA
Shpallja “non grata” e Sali Berishës/ Reagon Rama: Lajm

Kryeministri Edi Rama, ka folur për shpalljen ?non grata? të ish-kryeministrit Sali Berisha nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Në një intervistë për ?Newsmax? me Richard Grenell, ish-të dërguarin e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Rama tha se vendimi i DASH për Berishën është pikëllues.

Ai tha se nga ana tjetër e shikon si pozitiv këtë vendim, pasi e cilëson si një sinjal  që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi.

?Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s?është mbi ligjin?, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

13:36 Politikë

Test 1

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompani...

Lajmet e fundit nga