Connect with Us

SHBA dhe Gjermania bashkëpunim për të luftuar mohimin e Holokaustit

Bota

SHBA dhe Gjermania bashkëpunim për të luftuar mohimin e Holokaustit

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania bashkëpunim për të luftuar mohimin e Holokaustit

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të luftuar kundërshtimin e holokaustit dhe antisemitizmin, përpjekje kjo për të cilën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se garanton segjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme të mësojnë rreth holokaustit dhe të nxjerrin mësimet nga e kaluara.

Duke folur të enjten nga Memoriali i Hebrenjve të Vrarë të Evropës, zoti Blinken tha se mohimi i Holokaustit dhe antisemitizmi janë të njëjta me homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe format e tjera të diskriminimit, që siç tha ai janë kthyer në mjete të atyre që synojnë shkatërrimin e demokracisë.

“Këto diskutime do të na ndihmojnë të kuptojmë gjithçka që mund të humbasim, por gjithashtu na ndihmojnë të shkohim gjithçka që mund të shpëtojmë nëse zgjedhim të veprojmë, në vend që të mos bëjmë asgjë“, tha ai.

Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass nënshkruan edhe një dokument bashkëpunimi.

Sekretari Blinken tha se dy qeveritë do të punojnë drejt forcimit të edukimit dhe luftimit të mohimit dhe shtrembërimit të së vërtetës, duke ndihmuar publikun të kuptojë në thellësi Holokaustin dhe antisemitizmin dhe duke i bërë ata të ndjejnë përgjegjësi për të ndaluar mizoritë.

Po të enjten, kryediplomati amerikan dhe Kryeministri i përkohshëm libian Abdulhamid Dabaiba, zhvilluan bisedime në Berlin në kuadër të një konference ndërkombëtare që përqëndrohej në mbështetjen e tranzicionit të Libisë në një qeveri të përhershme dhe të qëndrueshme.

Konferenca e së mërkurës, e organizuar nga Gjermania dhe Kombet e Bashkuara, përfshiu zyrtarë nga 17 vende duke përforcuar mbështetjen për zgjedhjet kombëtare në Libi që pritet të mbahen në fund të dhjetorit.

“Ne kemi qëllimin e përbashkët për një Libi të pavarur, të qëndrueshme, të bashkuar dhe të sigurt pa ndërhyrje ndërkombëtare. Populli i Libisë e meriton këtë. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit. Për t’u arritur kjo, zgjedhjet kombëtare duhet të zhvillohen në dhjetor dhe kjo nënkupton se duhet një marrëveshje mbi kushtetutën dhe çështjet ligjore që pasojnë zgjedhjet”, tha zoti Blinken në një konferencë para takimit me përfaqësuesit libian.

Një deklaratë zyrtare nga të pranishmit në konferencë kërkon nga “të gjitha forcat e huaja dhe ato mercenare që të tërhiqen pa vonesë nga Libia”.

Libia përjeton paqëndrueshmëri politike që nga kryengritja e mbështetur nga NATO e vitit 2011 që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin shumëvjeçar Moammar Gadhafi.

LEXO EDHE:  SHBA/ Debati i fundit presidencial, me rregulla të reja

Qeveri kundërshtare vepruan në pjesë të ndara të vendit për vite të tëra përpara një marrëveshjeje armëpushimi në tetor që përfshinte edhe kërkesën për largimin brenda 90 ditësh të të gjithë luftëtarëve të huaj dhe mercenarëve.

Ministrja e Jashtme e Libisë, Najla Mangoush, tha në një konferencë shtypi se ka përparim në largimin e luftëtarëve të huaj dhe se shpresojnë që brenda pak ditësh do të tërhiqen edhe mercenarët e të gjitha palëve.

Në kuadër të turneut në Evropë, Sekretari Blinken udhëton drejt Francës për t’u takuar me Presidentin Emmanuel Macron, vizitë kjo që pason takimet e fundit të Presidentit amerikan Joe Biden me aleatët në rajon me qëllim forcimin e marrëdhënieve transatlantike.

Mposhtja e Shtetit Islamik do të jetë në qendër të një konference të organizuar nga Sekretari Blinken dhe Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio në Romë.

Gjithashtu, shefi i diplomacisë amerikane merr pjesë në një takim ministror në Itali për të diskutuar rreth Sirisë dhe nevojës humanitare në atë vend.

Sekretari Blinken do të vizitojë edhe Vatikanin, ku në krye të axhendës është luftimi i ndryshimeve klimatike dhe trafikimit të qenieve njerëzore./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Mutacioni i ri i koronavirusit në Angli/ BE nesër mbledhje urgjente

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Obama: Dalja nga BE dëmton marrëveshjet SHBA-Britani

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Basha kujton Holokaustin/ Të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimi

LEXO EDHE:  Peleshi takim me homologun e tij në Letoni/ "Të vendosur për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes"

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Dëshironi të mësoni më shumë rreth Ambasadores?/ Yuri Kim në klasën e gjuhës angleze

LEXO EDHE:  SHBA, BE marrëveshje për pezullim masash për prodhuesit e avionëve

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE