Connect with Us

SHBA, arrihet marrëveshje dypartiake mbi infrastrukturën

Bota

SHBA, arrihet marrëveshje dypartiake mbi infrastrukturën

Publikuar

-

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje dypalëshe mbi një plan infrastrukturor prej 953 miliardë dollarësh, i cili pritet të përmbushë objektivat kryesore të administratës së tij në këtë fushë si dhe vërteton përpjekjet e zotit Biden për bashkëpunim ndërpartiak.

Presidenti Biden bëri një paraqitje të papritur para kamerave me një grup senatorësh, republikanë e demokratë, pas arritjes së një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë. Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, por plani që parashikon 559 miliardë dollarë në shpenzime të reja, gëzon një mbështetje të rrallë dypartiake e cila mund t’i hapë rrugën më vonë një propozimi më të gjerë të presidentit prej 4 trilionë dollarësh.

Presidenti tha se jo të gjithë morën atë që donin dhe se përparësitë e tjera të Shtëpisë së Bardhë do të trajtohen veçmas.

“Arritëm një marrëveshje”, shkruante presidenti Biden në Twitter. “Një grup senatorësh, pesë demokratë dhe pesë republikanë u bashkuan dhe arritën një marrëveshje mbi infrastrukturën që do të krijojë miliona vende pune për amerikanët”.

Marrëveshja u arrit pas muajsh përplasjesh politike që kanë konsumuar Uashingtonin. Megjithatë Presidenti Biden vazhdonte të këmbëngulte për të bërë diçka në këtë drejtim pavarësisht skepticizmit që vinte edhe nga shumë vetë brenda partisë së tij.

I udhëhequr nga republikani Rob Portman i Ohaios dhe demokratja Kyrsten Sinema nga Arizona, grupi përfshin disa nga ligjvënësit më të pavarur të Senatit, disa të njohur për kundërshtitë brenda partive së tyre.

“Ju e dini që ka shumë që thonë se bashkëpunimi mes dy partive ka vdekur në Uashington”, tha zonja Sinema. “Por ne mund ta përdorim pikërisht atë për t’i zgjidhur këto sfida”.

Senatorja republikane Susan Collins, tha se marrëveshja i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës gjithashtu se Amerika siç tha ajo “mund të funksionojë dhe mund t’i kryejë gjërat”.

Senatorët janë përballur me sfidën se ku do të gjenden paratë për shpenzimet e reja, por u larguan nga Shtëpia e Bardhë me një ndjenjë besimi se çështjet e financimit të projektligjit ishin trajtuar. Senatorët nga të dyja palët theksuan se marrëveshja do të krijojë vende pune, një besim që kapërceu qartë interesat partiake dhe krijoi një kornizë për marrëveshjen.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, nuk kemi mbaruar”, tha senatori republikan Mitt Romney. “Amerika po punon dhe Senati po punon”.

Për Presidentin Biden marrëveshja ishte një rezultat i mirëpritur. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE