Connect with Us

REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/ Manastiri që u mbijetoi të gjitha dallgëve

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/ Manastiri që u mbijetoi të gjitha dallgëve

Publikuar

-

Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së Madhe është një dëshmi e traditës së kahershme katolike-arbnore.

Cilësohet si një ndër kishat më të vjetra në Shqipëri në të cilën sot kanë mbetur vetëm rrënojat.  

Rrënojat e një Kishe apo Manastiri që shohim sot në afërsi të fshatit Hysaj (Grue­mirë) në Malësinë e Madhe, dikur janë njohur si një ndër objektet e rëndësishme të qytetërimit e besimit Kristian (Katolik).

Këtu dikur sipas gojëdhënave e dokumenteve të ndryshëm ka qenë Kisha e Shën Gjonit, ku shpesh për nga madhësia e ndërtimit e veçanërisht e funksionit që kryente quhej Manastiri i Shën Gjonit, dhe i përkiste Rregullit Benediktin.

Një historian i njohur i Kishës, shkruan se vepra e Ungjillizimit ka njohur zhvillimin dhe ekuilibrimin e vet të plotë në shekullin e VI më “Benediktinët” Rregulla e tyre bazohej: “Ora et Labora”,që nga latinishtja përkthehet: “Lutu dhe Puno”, e autorit Michel Lemonnier O.P në librin “Histori e Kishës”.

Po nga ky autor mësojmë se pranë çdo manastiri Benediktin duhej të themelohej një shkollë për shërbime Hyjnore. Ndaj mendohet se edhe në Manastirin Benediktin të Shën Gjonit duhet të ketë pasur ndonjë shkollë të tillë.

Sipas dokumenteve që gjenden sot Kisha apo Manastiri i Shën Gjonit ka një moshë rreth 900 vjeçare.

Pikërisht për një moshë kaq të madhe “tregon” edhe libri i Ermanno Armaos Vende, Kisha, Lumenj, Male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore.

Për të konkretizuar ketë në libër thuhet: “Kisha dhe kuvendi të shpien në kohë të largëta. Një dokument i parë i vitit 1166 përmend abatin e kishës Sancti Johannis (Shën Gjonit në Rash të Poshtëm).

Abacia gëzonte sipas kohërave mbrojtjen e princërve dhe më vonë të Republikës Venedikasve”.

Albanologu kroat Milan Shuflaj shkruan se në këmbët e malit te Maranaj, në fushën e Shtojit (Strilaleo) ishte abacia e Shën Gjonit. Citime të tilla gjejmë edhe nga studiues, albanologë, historianë e shkencëtarë të tjerë.

Gjithsesi duke ditur se trevat Ilire përqafuan që në shekujt e parë besimin kristian mendohet se pavarësisht dokumenteve që janë Kisha e Shën Gjonit si objekt kulti duhet të kenë qenë shumë më e hershëm, dhe ka dyshime se ekziston të paktën që pas vitit 518, kur një tërmet i fuqishëm kishte goditur Qendrën Historike të qytetërimit e besimit Kristian, Dioklen (sot territor i mbetur nën republikën e Malit Zi që nga viti 1878).

Sidoqoftë sipas disa dokumenteve të tjera të cilat vërtetojnë historinë e Kishës së Shën Gjonit:

Së pari një dokument që gjendet në arkivin e Vatikanit dhe i përket vitit 1356 në të cilin shkruhet se Ipeshkvi i Balesiumit (Balleza Rrjoll) merr si dhuratë Manastirin Benediktin të Shën Gjonit në Rrash pasi pas vdekjes së abatit të fundit Andreas ai ka mbetur vakant.

Së dyti një dokument i Senatit Venedikas i datës 7 maj 1403, i cili tregon se liron nga të dhjetat tokat e Abacisë së Shën Gjonit.

Së treti përsëri një dokument i Selisë së Shenjtë i datës 16 shtator të vitit 1445, i cili përmban të dhëna mbi juridiksionin e abacisë së Shën Gjonit duke e përcaktuar në distriktin e Drivastros (Drishtit të dikurshëm).

Së katërti një letër e Papa Piu II të vitit 1459 drejtuar Ipeshkvit Manuel të Shkodrës, nga e cila mësojmë se abati i Manastirit të Shën Gjonit ishte shqiptari Pjetër Ksavon (Csavon).

Të gjitha keto dokumente gjenden të pasqyruara edhe në librin “Shqipëria e Vjetër” të studiuesit Theodor Ippen, ish konsulli i Perandorisë Aus­tro‐Hungareze në Shkodër në vitet 1897 – 1904.

Është interesante, se gjatë shekullit të 17‐të, kisha e Shën Gjonit është objekt i shënuar edhe në shumë harta të kohës duke e shënuar herë si kishë e herë si Manastir e tjerë.

Një ndër hartografët e hershem që shënon në hartat e shekullit 17-­të kishën apo manastirin e Shën Gjonit është hartografi italian At Vincenzo Koroneli, i lindur në vitin 1650.

Për Kishën e Shën Gjonit studiuesi dhe konsulli francez në Shkodër Degrand në librin “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, pasi bën identifikimin më data dhe vite shkruan se kjo kishë ka të paktën një moshë mbi 700 vjeçare, duke e përshkruar gjendjen aktuale:

“Mbeturina muresh rrethojnë vendin në mes të cilëve ngrihet një Kullë. Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme në përpjesëtim më përmasat e kullës që ende sot (fundi shek. XIXtë) është e gjatë 35 metra dhe e gjerë 4.5 metra.

Këto rrënoja janë gjithçka ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve ku sipas dokumenteve thuhet se disa herë kjo kishë është shkatërruar nga serbët gjatë shekullit të 14‐të.

Materiale historike të rëndësishme paraqiten nga studiuesja shqiptare Nevila Nika në librin “Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore”.

Në faqen 155, nga dokumenti nr. 8 i vitit 1745, ndër të tjera mësojmë se “Rrashi kishte 10 shtëpi katolike të fshehta me 38 frymë.

Kisha Abaciale ishte nën bekimin e Shën Gjon Paguesi. Është ndërtesë madhështore, u përket Etërve Benediktin. Terrenet e saj thuhet se zotërohen nga Otomanët. Ka pranë një pus uji të thellë, kisha dhe kuvendi janë vendosur në një pllajë të bukur.”

Historia e Kishës apo Manastirit të Shën Gjonit ka kaluar përmes shumë dallgëve që solli jo vetëm pushtuesi shumëshekullor ottoman por edhe fqinjët jabanxhi sllav që mikpritjen e malësorëve shqiptarë u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime shoveniste.

Studiuesi i njohur Theodor Ippen përshkruan një “moment” të tillë që kanë si fillim vitet 1820‐1830 kur në zonat përreth Kishës së Shën Gjonit kishin ardhur emigrantë nga Spici i Malit Zi, që atëherë ende ndodhej nën juridiksionin e pushtuesit Otoman.

Refugjatët ortodoks kishin ardhur nga Mali i Zi për arsye gjakmarrjeje apo varfërie në vitet e para të shekullit 19të.

Për arsye se këta ortodokse ardhacak nuk kishin Kishën e tyre dhe për rrjedhojë varret deri në vitin 1857, malsorët katolik i kishin lejuar ortodokset të varrosnin të vdekurit e tyre në varrezat katolike përreth kishës së Rrashit.

Mirëpo në vitet 1859 dhe 1869 ketë bujari të malësorëve katolik u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime jo të mira Serbo‐Malazezët,të cilet nxitën komunitetin e vogël në numër të Vrakës, për të pretenduar se Kisha e Shën Gjonit dhe varrezat përreth janë të ortodokseve jabanxhi dhe jo të katolikëve vendas.

Natyrisht malësoret ishin pushkë e ngrehur për të mbrojtur më çdo çmim ketë objekt besimi e qytetërimi shumëshekullorë.

Në vitin 1869 Valiu i Shkodrës për të shmangur një konflikt të mundshëm në mes Katolikeve dhe Ortodokseve “Ndaloi” pronësinë e Kishës së Shën Gjonit për Komunitetin Katolik dhe e shpalli pronë të shtetit.

LEXO EDHE:  Jepnin ndihmë për kalim ilegal të kufirit/ Arrestohen 4 persona

Ky vendim i pushtetit të kohës i kushtoi jo pak këtij monumenti, pasi shumë gurë e pllaka më mbishkrime historike u grabiten për të ndërtuar shtëpi apo diçka tjetër nga banoret përreth.

Një studiues tjetër francez edhe ky ish konsull i Francës në Shkodër, mesi i shekullit 19të Hyacinthe Hecquard në librin “Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë se Epërme ose Gegërisë”, në faqet 157158, shkruante se: “Kisha e vjetër e Rashit, e ndërtuar pranë fshatit Vrakë u përket katolikëve të Koplikut, çdo vit ditën e Shën Gjonit aty vijnë njerëz për pelegrinazh dhe marrin pjesë në mëshë”.

Gjithashtu ky studiues përshkruan hollësisht organizimin e malësorëve katolik për mbrojtjen e Kishës nga pretendimet e komunitetit të vogël ortodoks në vitit 1855. Ortodoksët sipas Hekardit kishin ardhur nga Mali i Zi rreth 30 vite para pretendimeve në Vrakë.

Pretendimi për pronësinë e Kishës së Shën Gjonit shkruan Hekuardi, kishte ardhur nga ortodokset e Shkodrës dhe Peshkopi i Prizrenit, që asokohe gjendej në ketë qytet.

Preteksti për të kërkuar ketë vend të shenjtë ishte se sipas tyre kjo kishë kishte qenë e stilit grek, pra Ortodoks dhe ndërtimi datonte më kohen e perandorëve serb.

Me t’u përhapur ky lajm në male, koplikasva, të cilët prej më shumë se një shekulli varrosnin të vdekurit e tyre në varret aty afër ju bashkuan edhe malësorët e tjerë.

Rreth treqind vetë zbriten në fushë duke marrë me vete edhe një prift, i cili në prani të tyre shenjtëroi edhe njëherë kishën e moçme sipas ritit latin dhe mbajti aty një meshë.

 

Meqenëse kjo çështje mund të bëhej serioze dhe mund të përfundonte me rrënimin e fshatit sllav, peshkopi katolik dërgoi një promemorie në Stamboll, ku dëshmonte falsitetin e pretendimeve të ortodokseve më anë të dokumenteve të pakontestueshme.

Sidoqoftë “rrënojat” e Kishës së Shën Gjonit mbijetuan, madje për dekada më rrallë dhe aty u zhvilluan pelegrinazhe të njerëzve të ndryshëm që shpesh herë gjeten prehje shpirtërore e mrekulli hyjnore që mund t’i bënte vetëm Shën Gjon Pagëzori i cili njihet si një ndër Paralajmëruesit dhe pagëzuesit e vetë Mesisë, Jezu Krishtit.

Është interesant të thuhet se megjithëse kanë kaluar shekuj dhe furtuna, rrënojat e Kishës apo të Manastirit të Shën Gjonit sot në afërsi të fshatit Hysaj të njësisë Gruemirë të Malësisë Madhe jo vetëm janë ruajtur pa i mbuluar harresa, por ato sot kanë filluar të bëhen vend pelegrinazhi, i shumë banorëve të Malësisë e më gjerë, ku në ketë vend të Shenjtë kërkojnë të gjejnë qetësi shpirtërore për të përballuar dallgët e jetës, dallgë të cilat edhe në fillimet e shekullit XXI u munduan t’i aktivizojnë fqinjët e vonshëm sllav.

Por pretendimet e sllavëve ortodoks tashmë ngjajnë mjaft të pakuptimta, pasi historia sot lexohet e nuk imponohet si dikur.

Para disa kohëve sipas disa banoreve përreth në vitin 2004 “dikush” ka bërë gërmime në themelet e këtij Manastiri, ku janë gjetur të gdhendura në gurë truporet e Jezu Krishtit dhe Zonjës Maria, të cilat janë marrë nga të interesuarit, që sipas dëshmive të banorëve janë të institucioneve fetare apo shtetërore.

Tashmë në ketë kishëmanastir janë bërë disa rikonstruksione por ende të pamjaftueshme, për të ruajtur në këtë monument besimin dhe qytetërimin, atë çfarë mund të ruhet.

Gjithsesi kërkohet që rikonstruksioni të vijojë pasi kujdesi dhe mbrojtja e monumenteve të tilla që rrezatojnë qytetërim e besim Evro‐perëndimorë, janë jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptar, por edhe i vetë shqiptareve, pasi kështu dëshmojmë historinë tonë të pakon­testueshme euro-perëndimore.

Famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija shprehet se kjo kishë shekullore mund të shfrytëzohet edhe si vend peligrinazhi për turistët e huaj për vjetërsinë dhe rëndësinë historike e kulturore që ka.

“Kjo është ndër abacitë më të vjetra që kemi në dioqezën e Shkodrës dhe është një sit turistik edhe për turistët e huaj që të njohin kulturën e popullit tonë shqiptar dhe normalisht që kërkon vëmendje dhe një kujdes të veçantë”, thotë famullitari i Shkrelit.

    Nikolin Sheldija

Në këtë vend kanë mbetur rrënojat e një manastiri Bendiktin, rreth 900-vjeçar i cili është një tregues i identitetin tonë kombëtar por rruga për të shkuar deri aty është e mbushur me mbetje dhe kalohet me shumë vështirësi.

Çdo vit kremtohet për çdo të martë pas festës së Pashkës mesha e shenjtë në kuadër të 13 të martave të Shna Ndout ku katolikët marrin pjesë në peligrinazhin për të gjetur ngrohtësinë shpirtërore me lutjet e tyre.

Edhe këtë vit u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra.

Të dashur vëllezër e motra falenderojmë Zotin për këtë që kemi përjetuar. Kush nuk ka ardhur fizikisht, mendoj se ka ardhur fizikisht sepse e kemi në zemër që të takojmë Zotin duke ndjekur shembullin e Shna Ndout edhe në këtë vend të shenjtë ku etërit tanë kanë jetuar këtu sëbashku me murgjët, për këtë falenderojmë Zotin, juve dhe etërit që na ndihmojnë të mbajmë gjallë këtë traditë.

Duke bërë këtë përvojë ne kemi kuptuar sa bukur është të ecim sëbashku drejt Zotit. Jeta nën tokë thuhet se është një ecje.

Ne kemi lindur falë prindërve, falë Zotit dhe Zoti na pret. Unë ju uroj të jetoni sa më gjatë deri sat ë takojmë qiellin dhe atje do të jetojmë me gëzim dhe dashuri.

Për këtë falenderojmë Shna Ndoun për mësimet, nxitjet sepse ti je një shembull i mirë, i thjeshtë dhe je njeriu i të gjithëve që nuk bën dallime dhe ndihmon të gjithë duke kërkuar hiret prej atit dhe i jep ndihmë njerëzve, bëj që edhe ne të kemi atë përshpirtëri që ke patur ti që ne të duam Zotin megjithë zemër e të jemi solidar me ata që kanë më shumë nevojë.

Kurrë të mos humbim shpresën dhe guximin për të ecur përpara edhe nëse vështirësitë janë të shumta në jetën tonë”, u shpreh arqipeshkëvi Massafra.

   Angelo Massafra

 

Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit ende nuk po shfrytëzohet ashtu siç duhet si një asset turistik për të thithur sa më shumë turistë të huaj për t’u njohur me këtë histori të veçantë të kësaj kishe që i mbizëtoroi të gjitha sulmeve dhe vështirësive për 9 shekuj me radhë duke u trashëguar si një dëshmi e identitetit tonë kombëtar deri në ditët e sotme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Ekspozitë me punime artizanale/ Korça, qyteti ku arti i punimit me dorë ruhet brez pas brezi

Publikuar

-

Nga

cna reportazh

Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çelur në Bibliotekën “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.

Ndërthurja e të kaluarës me të tashmen vjen me shumëllojshmëri punimesh dore ku zonjat  korçare vijojnë të ruajnë traditën dhe kulturën shekullore.

Natasha Çapa ka shpalosur ekspozitën e saj, punimet e së cilës i janë dashur 5 vite për ta realizuar.

Artin e realizimit të punimeve me dorë si qëndisma, punime me grep, punime me shtiza apo thurrje të ndryshme, Çapa shprehet se e ka trashëguar nga nëna e saj dhe e ruan me fanatizëm.

Me siguri do të pyesni për se e kam quajtur ekspozitën “Edhe unë punoj”? Sepse jo të gjitha mund të reklamohen në internet. Nga dëshira e mirë për të punuar, unë kam 5 vjet që e kam filluar, dhe për të transmetuar mirësinë time në këto qëndisje.

E kam të trashëguar nga nëna ime e cila punonte dhe qëndiste shumë. Tematikat janë të ndryshme pasi unë I kam përshtatur sipas stinëve, dhe festave të ndryshme si Halloëeen, Pashkën, Krishtlindjen etj. Për vendosjen e punimeve më ka ndihmuar mbesa ime Natalia, e cila ka shumë dëshirë të mësojë këtë lloj profesioni,” – shprehet Çapa.



Ndër të tjera, ajo tregon vështirësitë për gjatë gjithë jetës së saj, e deri më sot që mundësitë për të punuar në këtë profesion janë të mëdha.

Të gjitha punimet janë funksionale, për shembull kemi pikturat, të stamposura dhe të qëndisura, që shërbejnë për arredimin e shtëpisë. Nuk kam vendosur që këto punime ti tregtoj, sepse mbeten si kujtim për t’ua lënë fëmijëve të mi dhe mbesës time.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të rruhet kjo lloj tradite e punimeve me dorë, sepse e shoh që po humbet dita ditës. Jeta për ne nuk ka qenë kaq e lehtë, e kemi filluar nga hiçi, nuk kemi patur asnjë gjë në atë kohë dhe ka qenë mjaft e vështirë”, tregon Natasha.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-drejtorin e ALUIZNI-t

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Malin e Taraboshit/ Flakët rrezikojnë banesat

Jorida Tollkuçi , drejtoresha e Bibliotekës “Thimi Mitko”,  thekson se kjo ekspozitë vjen në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore dhe synon promovimin e mëtejshëm të artizanatit.

Zona e Korçës njihet për një traditë të pasur të punimeve me dorë, me vlera historike të trashëguara nga gratë korçare brez pas brezi. Edhe në ditët e sotme, pasioni I disa grave janë punimet me dorë. Ekspozita organizohet në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore dhe po ashtu për të promovuar vlerat kulturore korçare.

Një tjetër synim është pikërisht për të theksuar rëndësinë e rolit të gruas në rruajtjen e traditave. Ekspozita ka ardhur si një ndërrthurrje e së shkuarës me të tashmen”, shprehet Jorida.

Korça mbetet një prej zonave ku artizanati ruhet brez pas brezi dhe ku zonjat korçare po përpiqen ta promovojnë çdo ditë e më tepër .

Ekspozita do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit e punimeve artizanale, dhe në të do të mund të gjejnë punë të ndryshme dore duke filluar nga qëndismat, jastëkët e thurrur, veshje çanta të ndryshme si edhe qilima. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Kampionati i 30-të ballkanik i atletëve master, në Korçë/ Mbi 700 atletë veteranë pjesëmarrës

Publikuar

-

Nga

cna lajme sporti

Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ndryshme nga Ballkani dhe Europa u bënë bashke tek Zona Sportive e Korçës për të garuar.

Korça në ambientin e saj sportiv ka mirëpritur kampionatin e 30-të Ballkanik të Atletëve Master, i cili u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

Nga më të rinjtë deri tek 80 vjeçarët nisën garat e këtij eventi që erdhi për herë të parë në Korçë. E  veçanta e këtij kampionati ishin atletët veteranë të cilët ishin po aq në formë, energjikë, ku dëshira dhe pasioni për sportin nuk kushtëzohen kurrësesi nga mosha. Sporti u fal adrenalinë dhe kënaqësi.

Ivanov Mihail është 68 vjeç, dhe prej një jete të tërë, i është përkushtuar sportit të hedhjes së çekiçit, më konkretisht që prej vitit 1966.

Po marr pjesë me kënaqësi të vecantë ketu. Ka 3 vite që behem pjese e këtij aktiviteti dhe më pelqen shume duke marre ne konsiderate edhe moshen time dhe gjendjen time është vertet dicka e bukur.

Përfaqësoj Bullgarinë dhe do të marr pjesë në hedhje çekiçi. Jam stervitur thuajse gjithe jeten time qe nga viti 1966 dhe vazhdoj ende të stërvitem mjaftueshëm e bëj për të qenë i shëndetshëm. Këtu ka atletë më të vjetër se unë në moshë por edhe më të rinj, është bukur të jesh mes tyre.” – shprehet Ivanov.

Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garën 400 metra me pengesë. Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë , titull i marrë para 35 vitesh , vijon të jetë i tillë pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe tia rrëmbejë tiltullin.

LEXO EDHE:  Theu masën e sigurisë / Arrestohet Bardhok Planaj

LEXO EDHE:  Video-Plumbat terrorizojnë Shkodrën/ Plagoset me armë zjarri një person

Ndjehem shumë mirë, vij nga Kosova dhe do të marr pjesë në një vrapim 400 metra me pengesa për grupmoshën 55 deri 59 vjeç. Ky është një shans që nuk e kam patur rastin të marr pjesë në gara ballkanike, dhe vendosa që në këtë moshë ta provoj dhe ja ku jam sot.



Është një kënaqësi e paparë, me njerëz shumë të mirë që marrin pjesë. Jam kampion i Kosovës, ku para 35 vitesh kam shënuar rekordin prej 15 sekondash në 110 metra dhe 58 sekonda në 400 metra me pengesa. Këto aktivitete duhet të përsëriten sa më shpesh”, tregon Mucaku.

Organizatori Rudi Bektashi tregohet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pavarësisht situatës pandemike mbi 600 atletë të huaj janë pjesëmarrës dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.

“Kampionati i 30-të Ballkanik i Atletikëve Veteranë që u bë për herë të parë në Shqipëri dhe në Korçë, ka një pjesëmarrje shumë të madhe, megjithëse është kohë pandemie.

Saktësisht janë 718 atletë të rregjistruar dhe që do të marrin pjesë në këtë kampionat. Mbi 600 prej tyre janë të huaj, por ka edhe atletë shqiptarë që kanë përfaqësuar të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ambjenti është shumë festiv, çdo gjë po shkon për së mbari e me një rritëm shumë të mirë”,  shprehet Bektashi.

Ballkanik i Atletëve Master ka sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë dhe për vetë qytetin e Korçës. Të interesuar për të parë garat, kanë qenë edhe banorët sportdashës të cilët kanë shijuar kampionatin e atletëve veteran, e arsyeja kryesore mbetet mosha e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Paulin Preka, lamtumira e ‘kolosit’ të humorit shqiptar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e shumë qytetarë të Shkodrës i dhanë lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh” të humorit, aktorit të shquar shqiptar e shkodran Paulin Preka.

Arkivoli me trupin e pajetë të aktorit 86 vjeçari mbërriti nga Italia ku jetonte me familjen në hollin e teatrit “Migjeni” ku u zhvilluan homazhet në nder të tij.

Kolegët të përlotur e kujtojnë humoristin Paulin Preka si një kolos të artit shqiptar. Mjeshtrja e Madhe Zyliha Miloti nuk i ndan për asnjë çast lotët kur flet për kolegun e saj të dashur Paulin Preka.

“Partneri i 40 viteve me radhë. Sot Shkodra i jep lamtumirën e fundit artistit të madh, personalitet i artit shqiptar Paulin Preka. Ai lindi për të qenë artist i madh, i kompletuar në të gjitha drejtimet, jo vetëm aktor humori dhe i komedisë por edhe aktor i mrekullueshëm i dramës, një artist i mrekullueshëm edhe në filmat shqiptar si dhe ka mbajtur gjallë estradën e Shkodrës me shkrimet e tija të mrekullueshme. Është një humbje e madhe. Paulin Preka ishte një partner i mrekullueshëm. Unë e kam për nder dhe jam shumë krenare që kam interpretuar përkrah këtij artisti të madh i cili me plot gojë e them që mi ka shtuar shumë vlerat si artiste. Përveçse një artist i përkryer i kushedi sa karaktereve e roleve që asnjëherë nuk e bëri një rol dy herë, ishte edhe një shok shumë i mirë sepse më shumë kemi jetuar me njëri-tjetrin se sa në familjet tona. Më vjen keq sepse la pas shumë material të shkruara dhe ka patur shumë dëshirë që të vinte ta bënte edhe një shfaqje por familja i ka ato materiale dhe besoj do i sjellin për të përjetësuar edhe njëherë emrin e tij. Na ka ikur një artist i mrekullueshëm. Për mua duhen dekada e ndoshta edhe një shekull për të lindur edhe një Paulin Preka tjetër që nuk e di a lind. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shprehet Zyliha Miloti.

Zef Deda, një tjetër kolos i skenës është i ngarkuar sëtepërmi emocionalisht për këtë humbje të madhe të artit shqiptar siç është Paulin Preka.

Paulin Preka është artisti që mori zemrën dhe e hodhi në skenë, e përpunoi aq bukur, e mbajti të pastër, ia hodhi spektatorit që mbeti gjithmonë i kënaqur. Paulin Preka erdhi shumë i ri në teatër dhe unë kam qenë fëmijë dhe ai ishte një risi në teatër. Ishte si një idhull për ne, kishte interpretim të pastër, të fuqishëm, të thellë në drama por edhe në estradë. Paulin Preka ishte një kolos jashtëzakonisht i madh për atë forcën interpretues, me atë humor të këndshëm e të bukur. Shpirti më dhemb por nuk ka dy jetë njeriu. Populli thotë një fjalë, i pavdekshëm dhe ashtu do jetë. Brezat patën fatin që ta shijojnë, ta dëgjojnë e po ashtu edhe ne si dhe nuk do të harrohet kurrë sepse ka lënë shumë vepra të bukura, role pafund, shkrime, artisti jonë vërtet një korife do mbetet për skenën e teatrit”, shprehet Zef Deda.

Besnik Çinari është një tjetër emër që ndau shumë vite e momente me mikun e tij të ngushtë Paulin Preka.

Sot po i japim lamtumirën e fundit Paulin Prekës, të cilin e kemi dashur shumë. E ka dashur populli në radhë të parë, ai ka lënë shpirtin dhe eshtrat në këtë teatër. Është krijuesi dhe ka hapur i pari estradën e Shkodrës bashkë me të madhin Tano Banushi. Paulin Preka e dishroi Shkodrën, artisti duhet të qëndrojë në vendin e vet por rrethat ekonomike, familjare e çuan në Itali por shpirtin e ka patur në Shkodër. Ne dhe populli i Shkodrës i japin lamtumirën. Paulin Preka ka shkruar shumë dhe ka mbajtur gjallë estradën e Shkodrës. Paulin Prekës ia shpërbleu me pagë Italia në vend që t’ia shpërblente Shqipëria”, thotë Besniku.

Për aktoren e humorit Drande Xhai por jo vetëm, kolosi Paulin Preka ishte edhe një mësues fantastik.

‘Një ditë shumë e vështirë. Së pari ditë e vështirë sepse humori shqiptar humbi një nga aktorët më të shquar të skenës dhe humorit shqiptar, ditë e vështirë për Shkodrën sepse humbi një artist dhe qytetarë të jashtëzakonshëm, e vështirë për familjen sepse humbi njeriun më të dashur, shumë e vështirë për ne kolegët, shumë e vështirë për mua që humba profesorin, humba kolegun, humba prindin sepse këshillat e tij do i mbaj gjatë gjithë jetës time. E vështirë sepse një aktor si Paulin Preka është i pazëvendësueshëm. Fati i madh për mua, për teatrin “Migjeni” për humorin shqiptar që Paulin Preka ka ekzistuar. Do mbetet në historinë e artit, vulosi përjetësinë.”

LEXO EDHE:  Theu masën e sigurisë / Arrestohet Bardhok Planaj



LEXO EDHE:  Theu masën e sigurisë / Arrestohet Bardhok Planaj

Aktori Sandër Ruçi gjithashtu ndau skenën me pjesë të pavdekshme humoristike.

Artistikisht ra perdja por nuk ka rënë miti i Paulin Prekës i cili na ka lënë pasuri të madhe mbrapa. Zakonisht këto njerëz shkojnë në përjetësinë e një kombi gjë që nuk e ka shansin çdokush. Unë e pata mik, mësues bashkëpunëtor. Ai e jetoj jetën, i vendosi vulën, u mishërua me teatrin, me spektatorin i cili do e ketë në ndërmendje shumë gjatë. Unë e kam quajtur Paulin Prekën kolona vertebrale e teatrit “Migjeni” dhe varietesë shkodrane. Ishte shumë planësh, ishte njerëzor, e ndihmonte elementin e ri, ka lënë kontribut të pashoq dhe një pasuri jashtëzakonisht shumë të madhe, është një shkollë në vete. Ishte aktor i dimensioneve me nivel të lartë dhe do i mungojë spektatorit, teatrit dhe do na mungojë të gjithëve. Paulin Preka për tekste ishte buka e teatrit “Migjeni”. Në një material që është “Andërr grash”, ai elementi kur çohet nga varri në kohën e demokracisë dhe Paulini kishte zakon dhe shkruante në fletoren me vija me laps, kishim kohë që bashkëpunonim bashkë dhe në dhomën e pushimit sjell materialin dhe ma lexon dhe më shihte në sy, unë po e dëgjoja por nuk bëra zë dhe më tha nuk të pëlqeu? I thashë si nuk më pëlqen, ti nuk e di se çfarë ke bërë, e gëzofsh më tha, pra ka qenë kaq altruist saqë nuk ka parë asgjë dhe nuk ka patur se çfarë të shohë se ka qenë kolos dhe unë do ta kujtoj gjithmonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, rrëfen Sandër Ruçi.

Ndonëse më i vogli në moshë në estradën e atyre viteve Edmond Halili gjithashtu iu bashkua asaj kaste të njohur aktorësh i cili ruan kujtimet më të bukura me Paulin Prekën.

“Është një humbje padiskutim e madhe jo vetëm për Shkodrën por për gjithë Shqipërinë . Është një artist i madh i humorit dhe ishte gjithë jetën një person i qeshur, i mrekullueshëm dhe me një humor të jashtëzakonshëm. Në publik kanë mbetur batutat e tija ndërsa ishte edhe një shkrues i një niveli të lartë të materialeve të ndryshme”.

Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka thotë se shfaqja e radhës në teatër do të jetë me një material të të madhit Paulin Preka i cili përveçse aktor ishte edhe një tekstshkrues i një niveli të lartë.

“Paulin Preka e nisi karrierën e tij si aktor dramatik dhe pastaj ka vijuar me estradën. Nuk është thjeshtë humbje por është me t’u këput krejt këmbët. Paulin Preka do mbesë gjithmonë në kujtesën e brezave sepse rolet e tij janë të pafundme. Unë i kam lënë një porosi familjes para se të vinte, i gjithë dorëshkrimi i tij do të merret në dorë, do të shihet dhe në esatradën e parë që do kemi do jetë një material i shkruar nga Paulin Preka”.

Djali i të ndjerit Paulin Preka, Sokol Preka thotë se kohët e fundit kolosit të humorit shqiptar i mungoi shumë publiku dhe kolegët ndërsa falenderon për nderimin e figurës së babait të tij.

Paulin Preka numëron shumë role me estradën e teatrit “Migjeni”, po ashtu është pjesë edhe e shumë filmave kinematografik si dhe autor i shumë komedive e skeçeve të ndryshme të cilat janë vënë në skenë për shumë vite me radhë. Humori dhe batutat e tij do mbesin gjatë ashtu siç Paulin Preka shënjoi emrin e tij në artin e kulturën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE