LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/ Manastiri që u mbijetoi të gjitha dallgëve

24 Qershor 2021, 06:59, Kulturë CNA
REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/

Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së Madhe është një dëshmi e traditës së kahershme katolike-arbnore.

Cilësohet si një ndër kishat më të vjetra në Shqipëri në të cilën sot kanë mbetur vetëm rrënojat.  

Rrënojat e një Kishe apo Manastiri që shohim sot në afërsi të fshatit Hysaj (Grue­mirë) në Malësinë e Madhe, dikur janë njohur si një ndër objektet e rëndësishme të qytetërimit e besimit Kristian (Katolik).

Këtu dikur sipas gojëdhënave e dokumenteve të ndryshëm ka qenë Kisha e Shën Gjonit, ku shpesh për nga madhësia e ndërtimit e veçanërisht e funksionit që kryente quhej Manastiri i Shën Gjonit, dhe i përkiste Rregullit Benediktin.

Një historian i njohur i Kishës, shkruan se vepra e Ungjillizimit ka njohur zhvillimin dhe ekuilibrimin e vet të plotë në shekullin e VI më ?Benediktinët? Rregulla e tyre bazohej: ?Ora et Labora?,që nga latinishtja përkthehet: ?Lutu dhe Puno?, e autorit Michel Lemonnier O.P në librin ?Histori e Kishës?.

Po nga ky autor mësojmë se pranë çdo manastiri Benediktin duhej të themelohej një shkollë për shërbime Hyjnore. Ndaj mendohet se edhe në Manastirin Benediktin të Shën Gjonit duhet të ketë pasur ndonjë shkollë të tillë.

Sipas dokumenteve që gjenden sot Kisha apo Manastiri i Shën Gjonit ka një moshë rreth 900 vjeçare.

Pikërisht për një moshë kaq të madhe ?tregon? edhe libri i Ermanno Armaos Vende, Kisha, Lumenj, Male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore.

Për të konkretizuar ketë në libër thuhet: ?Kisha dhe kuvendi të shpien në kohë të largëta. Një dokument i parë i vitit 1166 përmend abatin e kishës Sancti Johannis (Shën Gjonit në Rash të Poshtëm).

Abacia gëzonte sipas kohërave mbrojtjen e princërve dhe më vonë të Republikës Venedikasve?.

Albanologu kroat Milan Shuflaj shkruan se në këmbët e malit te Maranaj, në fushën e Shtojit (Strilaleo) ishte abacia e Shën Gjonit. Citime të tilla gjejmë edhe nga studiues, albanologë, historianë e shkencëtarë të tjerë.

Gjithsesi duke ditur se trevat Ilire përqafuan që në shekujt e parë besimin kristian mendohet se pavarësisht dokumenteve që janë Kisha e Shën Gjonit si objekt kulti duhet të kenë qenë shumë më e hershëm, dhe ka dyshime se ekziston të paktën që pas vitit 518, kur një tërmet i fuqishëm kishte goditur Qendrën Historike të qytetërimit e besimit Kristian, Dioklen (sot territor i mbetur nën republikën e Malit Zi që nga viti 1878).

Sidoqoftë sipas disa dokumenteve të tjera të cilat vërtetojnë historinë e Kishës së Shën Gjonit:

Së pari një dokument që gjendet në arkivin e Vatikanit dhe i përket vitit 1356 në të cilin shkruhet se Ipeshkvi i Balesiumit (Balleza Rrjoll) merr si dhuratë Manastirin Benediktin të Shën Gjonit në Rrash pasi pas vdekjes së abatit të fundit Andreas ai ka mbetur vakant.

Së dyti një dokument i Senatit Venedikas i datës 7 maj 1403, i cili tregon se liron nga të dhjetat tokat e Abacisë së Shën Gjonit.

Së treti përsëri një dokument i Selisë së Shenjtë i datës 16 shtator të vitit 1445, i cili përmban të dhëna mbi juridiksionin e abacisë së Shën Gjonit duke e përcaktuar në distriktin e Drivastros (Drishtit të dikurshëm).

Së katërti një letër e Papa Piu II të vitit 1459 drejtuar Ipeshkvit Manuel të Shkodrës, nga e cila mësojmë se abati i Manastirit të Shën Gjonit ishte shqiptari Pjetër Ksavon (Csavon).

Të gjitha keto dokumente gjenden të pasqyruara edhe në librin ?Shqipëria e Vjetër? të studiuesit Theodor Ippen, ish konsulli i Perandorisë Aus­tro?Hungareze në Shkodër në vitet 1897 ? 1904.

Është interesante, se gjatë shekullit të 17?të, kisha e Shën Gjonit është objekt i shënuar edhe në shumë harta të kohës duke e shënuar herë si kishë e herë si Manastir e tjerë.

Një ndër hartografët e hershem që shënon në hartat e shekullit 17-­të kishën apo manastirin e Shën Gjonit është hartografi italian At Vincenzo Koroneli, i lindur në vitin 1650.

Për Kishën e Shën Gjonit studiuesi dhe konsulli francez në Shkodër Degrand në librin ?Kujtime nga Shqipëria e Epërme?, pasi bën identifikimin më data dhe vite shkruan se kjo kishë ka të paktën një moshë mbi 700 vjeçare, duke e përshkruar gjendjen aktuale:

?Mbeturina muresh rrethojnë vendin në mes të cilëve ngrihet një Kullë. Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme në përpjesëtim më përmasat e kullës që ende sot (fundi shek. XIX?të) është e gjatë 35 metra dhe e gjerë 4.5 metra.

Këto rrënoja janë gjithçka ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve ku sipas dokumenteve thuhet se disa herë kjo kishë është shkatërruar nga serbët gjatë shekullit të 14?të.

Materiale historike të rëndësishme paraqiten nga studiuesja shqiptare Nevila Nika në librin ?Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore?.

Në faqen 155, nga dokumenti nr. 8 i vitit 1745, ndër të tjera mësojmë se ?Rrashi kishte 10 shtëpi katolike të fshehta me 38 frymë.

Kisha Abaciale ishte nën bekimin e Shën Gjon Paguesi. Është ndërtesë madhështore, u përket Etërve Benediktin. Terrenet e saj thuhet se zotërohen nga Otomanët. Ka pranë një pus uji të thellë, kisha dhe kuvendi janë vendosur në një pllajë të bukur.?

Historia e Kishës apo Manastirit të Shën Gjonit ka kaluar përmes shumë dallgëve që solli jo vetëm pushtuesi shumëshekullor ottoman por edhe fqinjët jabanxhi sllav që mikpritjen e malësorëve shqiptarë u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime shoveniste.

Studiuesi i njohur Theodor Ippen përshkruan një ?moment? të tillë që kanë si fillim vitet 1820?1830 kur në zonat përreth Kishës së Shën Gjonit kishin ardhur emigrantë nga Spici i Malit Zi, që atëherë ende ndodhej nën juridiksionin e pushtuesit Otoman.

Refugjatët ortodoks kishin ardhur nga Mali i Zi për arsye gjakmarrjeje apo varfërie në vitet e para të shekullit 19?të.

Për arsye se këta ortodokse ardhacak nuk kishin Kishën e tyre dhe për rrjedhojë varret deri në vitin 1857, malsorët katolik i kishin lejuar ortodokset të varrosnin të vdekurit e tyre në varrezat katolike përreth kishës së Rrashit.

Mirëpo në vitet 1859 dhe 1869 ketë bujari të malësorëve katolik u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime jo të mira Serbo?Malazezët,të cilet nxitën komunitetin e vogël në numër të Vrakës, për të pretenduar se Kisha e Shën Gjonit dhe varrezat përreth janë të ortodokseve jabanxhi dhe jo të katolikëve vendas.

Natyrisht malësoret ishin pushkë e ngrehur për të mbrojtur më çdo çmim ketë objekt besimi e qytetërimi shumëshekullorë.

Në vitin 1869 Valiu i Shkodrës për të shmangur një konflikt të mundshëm në mes Katolikeve dhe Ortodokseve ?Ndaloi? pronësinë e Kishës së Shën Gjonit për Komunitetin Katolik dhe e shpalli pronë të shtetit.

Ky vendim i pushtetit të kohës i kushtoi jo pak këtij monumenti, pasi shumë gurë e pllaka më mbishkrime historike u grabiten për të ndërtuar shtëpi apo diçka tjetër nga banoret përreth.

Një studiues tjetër francez edhe ky ish konsull i Francës në Shkodër, mesi i shekullit 19?të Hyacinthe Hecquard në librin ?Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë se Epërme ose Gegërisë?, në faqet 157?158, shkruante se: ?Kisha e vjetër e Rashit, e ndërtuar pranë fshatit Vrakë u përket katolikëve të Koplikut, çdo vit ditën e Shën Gjonit aty vijnë njerëz për pelegrinazh dhe marrin pjesë në mëshë?.

Gjithashtu ky studiues përshkruan hollësisht organizimin e malësorëve katolik për mbrojtjen e Kishës nga pretendimet e komunitetit të vogël ortodoks në vitit 1855. Ortodoksët sipas Hekardit kishin ardhur nga Mali i Zi rreth 30 vite para pretendimeve në Vrakë.

Pretendimi për pronësinë e Kishës së Shën Gjonit shkruan Hekuardi, kishte ardhur nga ortodokset e Shkodrës dhe Peshkopi i Prizrenit, që asokohe gjendej në ketë qytet.

Preteksti për të kërkuar ketë vend të shenjtë ishte se sipas tyre kjo kishë kishte qenë e stilit grek, pra Ortodoks dhe ndërtimi datonte më kohen e perandorëve serb.

Me t?u përhapur ky lajm në male, koplikasva, të cilët prej më shumë se një shekulli varrosnin të vdekurit e tyre në varret aty afër ju bashkuan edhe malësorët e tjerë.

Rreth treqind vetë zbriten në fushë duke marrë me vete edhe një prift, i cili në prani të tyre shenjtëroi edhe njëherë kishën e moçme sipas ritit latin dhe mbajti aty një meshë.

 

Meqenëse kjo çështje mund të bëhej serioze dhe mund të përfundonte me rrënimin e fshatit sllav, peshkopi katolik dërgoi një promemorie në Stamboll, ku dëshmonte falsitetin e pretendimeve të ortodokseve më anë të dokumenteve të pakontestueshme.

Sidoqoftë ?rrënojat? e Kishës së Shën Gjonit mbijetuan, madje për dekada më rrallë dhe aty u zhvilluan pelegrinazhe të njerëzve të ndryshëm që shpesh herë gjeten prehje shpirtërore e mrekulli hyjnore që mund t?i bënte vetëm Shën Gjon Pagëzori i cili njihet si një ndër Paralajmëruesit dhe pagëzuesit e vetë Mesisë, Jezu Krishtit.

Është interesant të thuhet se megjithëse kanë kaluar shekuj dhe furtuna, rrënojat e Kishës apo të Manastirit të Shën Gjonit sot në afërsi të fshatit Hysaj të njësisë Gruemirë të Malësisë Madhe jo vetëm janë ruajtur pa i mbuluar harresa, por ato sot kanë filluar të bëhen vend pelegrinazhi, i shumë banorëve të Malësisë e më gjerë, ku në ketë vend të Shenjtë kërkojnë të gjejnë qetësi shpirtërore për të përballuar dallgët e jetës, dallgë të cilat edhe në fillimet e shekullit XXI u munduan t?i aktivizojnë fqinjët e vonshëm sllav.

Por pretendimet e sllavëve ortodoks tashmë ngjajnë mjaft të pakuptimta, pasi historia sot lexohet e nuk imponohet si dikur.

Para disa kohëve sipas disa banoreve përreth në vitin 2004 ?dikush? ka bërë gërmime në themelet e këtij Manastiri, ku janë gjetur të gdhendura në gurë truporet e Jezu Krishtit dhe Zonjës Maria, të cilat janë marrë nga të interesuarit, që sipas dëshmive të banorëve janë të institucioneve fetare apo shtetërore.

Tashmë në ketë kishë?manastir janë bërë disa rikonstruksione por ende të pamjaftueshme, për të ruajtur në këtë monument besimin dhe qytetërimin, atë çfarë mund të ruhet.

Gjithsesi kërkohet që rikonstruksioni të vijojë pasi kujdesi dhe mbrojtja e monumenteve të tilla që rrezatojnë qytetërim e besim Evro?perëndimorë, janë jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptar, por edhe i vetë shqiptareve, pasi kështu dëshmojmë historinë tonë të pakon­testueshme euro-perëndimore.

Famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija shprehet se kjo kishë shekullore mund të shfrytëzohet edhe si vend peligrinazhi për turistët e huaj për vjetërsinë dhe rëndësinë historike e kulturore që ka.

?Kjo është ndër abacitë më të vjetra që kemi në dioqezën e Shkodrës dhe është një sit turistik edhe për turistët e huaj që të njohin kulturën e popullit tonë shqiptar dhe normalisht që kërkon vëmendje dhe një kujdes të veçantë?, thotë famullitari i Shkrelit.

Në këtë vend kanë mbetur rrënojat e një manastiri Bendiktin, rreth 900-vjeçar i cili është një tregues i identitetin tonë kombëtar por rruga për të shkuar deri aty është e mbushur me mbetje dhe kalohet me shumë vështirësi.

Çdo vit kremtohet për çdo të martë pas festës së Pashkës mesha e shenjtë në kuadër të 13 të martave të Shna Ndout ku katolikët marrin pjesë në peligrinazhin për të gjetur ngrohtësinë shpirtërore me lutjet e tyre.

Edhe këtë vit u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra.

?Të dashur vëllezër e motra falenderojmë Zotin për këtë që kemi përjetuar. Kush nuk ka ardhur fizikisht, mendoj se ka ardhur fizikisht sepse e kemi në zemër që të takojmë Zotin duke ndjekur shembullin e Shna Ndout edhe në këtë vend të shenjtë ku etërit tanë kanë jetuar këtu sëbashku me murgjët, për këtë falenderojmë Zotin, juve dhe etërit që na ndihmojnë të mbajmë gjallë këtë traditë.

Duke bërë këtë përvojë ne kemi kuptuar sa bukur është të ecim sëbashku drejt Zotit. Jeta nën tokë thuhet se është një ecje.

Ne kemi lindur falë prindërve, falë Zotit dhe Zoti na pret. Unë ju uroj të jetoni sa më gjatë deri sat ë takojmë qiellin dhe atje do të jetojmë me gëzim dhe dashuri.

Për këtë falenderojmë Shna Ndoun për mësimet, nxitjet sepse ti je një shembull i mirë, i thjeshtë dhe je njeriu i të gjithëve që nuk bën dallime dhe ndihmon të gjithë duke kërkuar hiret prej atit dhe i jep ndihmë njerëzve, bëj që edhe ne të kemi atë përshpirtëri që ke patur ti që ne të duam Zotin megjithë zemër e të jemi solidar me ata që kanë më shumë nevojë.

Kurrë të mos humbim shpresën dhe guximin për të ecur përpara edhe nëse vështirësitë janë të shumta në jetën tonë?, u shpreh arqipeshkëvi Massafra.

 

Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit ende nuk po shfrytëzohet ashtu siç duhet si një asset turistik për të thithur sa më shumë turistë të huaj për t?u njohur me këtë histori të veçantë të kësaj kishe që i mbizëtoroi të gjitha sulmeve dhe vështirësive për 9 shekuj me radhë duke u trashëguar si një dëshmi e identitetit tonë kombëtar deri në ditët e sotme./CNA.al

Lajmet e fundit nga