Connect with Us

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt/ Tirana në vendin e 152

Ekonomi

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt/ Tirana në vendin e 152

Publikuar

-

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.

Ashgabat, një qytet me rreth një milion banorë, kryesoi raportin e kostos së jetesës për vitin 2021 nga kompania këshilluese Mercer.

Renditja e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të kushtueshëm të vitit të kaluar, Hong Kong, i cili u rendit i dyti, i ndjekur nga Bejrut në Liban dhe Tokio në Japoni.

Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi. Mercer tha se analizoi më shumë se 200 mallra dhe shërbime për raportin, i cili është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë në të gjithë botën të përcaktojnë sa duhet të paguajnë punonjësit e huaj.

Shumica e qyteteve në 10 vendet e para të renditura nga Mercer janë qendra biznesi, ku rritja ekonomike ka çuar në një rritje të çmimit të banesave dhe kostove të tjera të jetesës.

LEXO EDHE:  Konfirmohet një rast i ri me Covid-19 në Korçë/ Dyshohet se u infektua në Tiranë

Tirana në raport me vendet e rajonit

Nga 209 qytetet e marra në shqyrtim është edhe Tirana, e cila krahasuar me një vit më parë, është bërë më e kushtueshme.

Ajo renditet në vendin e 152 nga vendi i 163 në 2020. Nga kostoja e jetesës për të huajt renditet në të njëjtin nivel me qytetin e Meksikos në Meksikë, Kuala Lumpur në Malajzi dhe qytetin Rabat në Marok.

Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 163, duke u ngritur me 20 vende nga raporti i vjetshëm.

Shkupi renditet në vendin e 192 nga 202, Sofja në vendin e 165 nga 180.

Stambolli duket se është bërë më i lirë për të huajt krahasuar me vjet. Ai renditet në vendin e 173 nga vendi i 156 i një viti më parë.

Bishek, qytet në Kirgistan renditet i fundit, si më pak i kushtueshmi për të huajt./Monitor

10 qytetet më të shtrenjta në botë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Efekti sezonal/ Euro prek nivelin më të ulët që nga shkurti 2020  

Publikuar

-

Nga

Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 lekë. Ky nivel i kursit mes euros dhe lekut është më i ulëti i regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë.

Tashmë që sezoni veror po i afrohet pikut, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës. Deri tani, Banka e Shqipërisë e vlerëson ecurinë e kursit të këmbimit në linjë me këto tendenca. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, më datë 7 korrik, Guvernatori Gent Sejko e vlerësoi kursin e këmbimit si relativisht të qëndrueshëm, në pasqyrim të balancës së kërkesës dhe ofertës për valutë.

Këtë vit Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët e huaj, me qëllim nxitjen e turizmit hyrës. Ky faktor mund të ketë filluar të japë një ndikim në flukset valutore hyrëse, që këtë vit duket se do të jetë më i fortë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro këmbehej në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 1.2 pikë më shumë krahasuar me këtë vit.

Vitin e kaluar, efekti i pandemisë dhe i kufizimeve në në lëvizjet e shtetasve ishte më i lartë, çka bëri që edhe ndikimi i sezonit veror në kursin e këmbimit të ishte disi më i kufizuar. Këtë vit, gjërat duket se po kthehen drejt normalitetit. Zakonisht, kulmi i mbiçmimit të lekut në sezonin veror ndodh në muajin gusht, ndaj sipas operatorëve të tregut është e pritshme që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura/ Përmbyten rrugët e Tiranës

Edhe para nisjes së efektit të sezonit veror, raportet në kursin e këmbimit gjatë pjesës së parë të këtij viti kanë qenë në favor të lekut, me një tendencë të lehtë mbiçmimi të monedhës vendase që ka nisur që në fundin e tremujorit të parë. Oferta e lartë e euros dëshmohet, mes të tjerash, edhe nga përshpejtimi i rritjes së depozitave në euro.

LEXO EDHE:  Foto-Tentativë vrasje, armëmbajtje dhe vjedhje/ Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari nga Italia

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të majit depozitat bankare në euro ishin në rritje vjetore me 8%, nga 6.1% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, depozitat japin një tablo të pjesshme të ofertës së euros në treg, sepse një peshë të konsiderueshme vlerësohet të ketë edhe euroja që qarkullon në kanalet informale dhe që nuk është e mundur të matet me saktësi.

Nga ana tjetër, oferta totale e lekut, e matur sipas agregatit M2, ka vazhduar të rritet, por ritme disi më të ngadalësuara krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente arriti në 309 milionë euro. Kjo shifër është rreth 30% më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, por 12% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2020./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Veprimet me Thesarin/ Zbulohet se cila Ministri ka abuzuar

Publikuar

-

Nga

Auditi i brendshëm i qeverisë, nëpërmjet 18 treguesve të performancës së veprimeve me Thesarin e shtetit, e renditi Ministrinë e Brendshme si me korrekten gjatë vitit 2020, ndërsa Ministrinë e Jashtme e renditi më dobët.

Vlerësimet u bënë duke marrë në konsideratë realizimin e shpenzimeve buxhetore, dërgimin e faturave në kohë në Thesar, hartimin e planeve të veprimit, dërgimin në thesar të faturave të detyrimeve të prapambetura, dërgimi në kohë i kontratave në Thesar, numri i urdhër prokurimeve të paautorizuara etj.

Nga 72 pikë të mundshme, Ministria e Brendshme mori 63 pikë, sipas vlerësimit të auditit të qeverisë. Ministra e Financave u rendit e dyta për pikët më të larta, me 61 nga 72 të mundshme. E treta për pikët më larta ishte Ministria e Infrastrukturës me 57 pikë nga 72 që duhet të merrte gjithsej për një vlerësim të lartë.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme mori vlerësimin më të dobët me vetëm 39.5 pikë nga 72 gjithsej. Ministria e Shëndetësisë u rendit e dyta për vlerësimin më të keq me vetëm 49 pikë dhe Ministria e Kulturës me vetëm 53 pikë.

Nga 11 njësitë shpenzuese që kanë buxhet të madh, Garda e Republikës mori vlerësimin më të lartë për veprimet me Thesarin në vitin 2020 me 63 pikë nga 72 gjithsej, e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me 57 pikë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me 55 pikë.

Në anën tjetër të renditjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar mori renditjen më të ulët për veprimet me Thesarin në vitin 2020 me 39 pikë gjithsej nga 72 të tilla dhe më pas Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me vetëm 45 pikë dhe Agjencia e Kombëtare e Ujësjellësve me 57.5 pikë.

LEXO EDHE:  Konfirmohet një rast i ri me Covid-19 në Korçë/ Dyshohet se u infektua në Tiranë

LEXO EDHE:  Shembi Maternitetin/ Lubonja ‘masakron’ Veliajn”: Mafia e ndërtimit ka kapur Bashkinë, gëlojnë para të pista

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave ka lëshuar disa rekomandime ndaj ministrive me të cilat kërkon përmirësimin e sistemeve që lidhen me hartimin e regjistrit të aseteve, hartimin e regjistrit të rreziqeve, hartimin dhe miratimin e gjurmëve të auditimit për proceset e punës, rritjen e cilësisë së planifikimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit, ruajtjen e aseteve, etj.

Për institucionet me buxhet të madh, numri më i madh i rekomandimeve u dha për QSUT, DPT, DPD, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Spitalin Universitar të Traumës, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Gjatë vitit 2020 u kryen vetëm 926 auditime kundrejt 1070 të planifikuara ose 87% të planit vjetor si rrjedhojë e kufizimeve që krijoi pandemia. Nga auditimet u identifikuan 9238 shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e prokurimit publik, menaxhimit të aseteve, sistemi i tatim-taksave, regjimin doganor, administrimi i pronës publike, legalizimet dhe privatizimet e pronës shtetërore, koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat si dhe sisteme te menaxhimit të burimeve njerëzore me një vlerë dëmi rreth 10 mln euro.

Në auditimet e ushtruara gjatë vitit 2020 janë dhënë 7940 rekomandime për përmirësim sistemi, ndryshime të kuadrit rregullator dhe masa organizative dhe të qeverisjes dhe janë pranuar 7889 rekomandime, nga të cilat 4137 janë zbatuar plotësisht dhe 2957 janë në proces zbatimi./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rreziku nga kriptovalutat në Shqipëri/ Denaj: Çdo investim me kthim të lartë ka rrezik, institucionet të monitorjnë këto operacione

Publikuar

-

Nga

Ministrja Denaj: Grant për çdo emigrant që kthehet për të hapur biznes

Kriptovaluta është një temat më të nxehta të ekonomisë botërore për shkak të mundësisë dhe rrezikut që ofron. Po sa e rrezikuar është Shqipëria nga përdorimi i monedhave virtuale?

Ministrja e Financave Anila Denaj i dha këtë përgjigje gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin Përballë:

“Çdo investim që ka një return të lart ka një rrezik por duhet të shoqërohet me aktet juridike dhe nënligjore të duhura sikurse dhe me veprimtarinë e rregullatorit. Nuk ka transaksione të cilat janë dhe duhet të jenë në vëmendje të rregullatorit. Roli i qeverisë shqiptare dhe instutucioneve të saj është të monitorojnë ato që janë sot tendenca të kohës. Nëse ke shtet që forcon aktet juridike dhe ke institucione rregullatore që mbikqyrin këto operacione nuk ka rrezik. Pra rëndësi ka a kemi ligjet e duhura, a kemi institucionet e duhura dhe a kemi rregullatorët e duhur.”, u shpreh Denaj në në Përballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE