Connect with Us

Profesionalisht dhe pa emocione të mëdha/ Deklarata e fundit qeveritare e Merkelit

Bota

Profesionalisht dhe pa emocione të mëdha/ Deklarata e fundit qeveritare e Merkelit

Publikuar

-

Profesionalisht dhe pa emocione të mëdha: Deklarata e fundit qeveritare e Merkelit

Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës. Për herë të fundit kancelarja Angela Merkel foli para deputetëve përpara samitit të BE-së.

Në pamjen e jashtme zonjës, që del në pultin e referuesit, nuk i dallohet asgjë, që ky fjalim do të jetë ndryshe, një fjalim krejt i veçantë.

Rreth katër herë në vit jep deklaratën qeveritare përpara Bundestagut, gjithsej ajo ka mbajtur 64 fjalime të tilla. Por ky është i fundit, Merkel nuk rikandidon në shtator dhe as nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri.

Këtë të premte nis sezoni i pushimeve të verës, ndoshta Merkel pas zgjedhjeve do të vazhdojë të ushtrojë funksionet në formë komisare në kancelari, por në rrethana të tilla deklaratat qeveritare  janë të pazakonta. Merkel gjatë gjizhë këtyre viteve ka dhënë deklarata për financat, politikën e Euros, mbrojtjen e klimës, shkëputjen nga energjia bërthamore, për Brexit-in, politikën ndaj refugjatëve. Gjithmonë në të njëjtin stil. Qartë, profesionalisht dhe me fakte.

“Pandemia ende nuk ka marrë fund”

E pra kështu është, kjo do të jetë sivjet edhe tema e samitit të BE-së në Bruksel brenda së njëjtës ditë. Merkel vlerëson përparimin me vaksinimet dhe situatën aktuale me numrin e ulët të infeksioneve, por: “pandemia ende nuk ka marrë fund e aq më keq në vendet më të varfëra të botës. Por edhe ne në Gjermani e në Europë vazhdojmë të lëvizim në një terren të brishtë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Veçanërisht variantet e reja që po shfaqen të virusit si ai Delta na paralajëmrojmë të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.”

Një refuzim të prerë jep Merkel lidhur me diskutimet, kryesisht në SHBA, për zbutjen pjesërisht të mbrojtjes së patentimit për vaksinat. Zhvillimi i mëtejshëm i vaksinave do të arrihet, vetëm nëse ruhet e drejta për mbrojtjen e pasurisë intelektuale.

Përballje kërcënimeve hibride

Edhe arenat ndërkombëtare të luftës do të jenë temë në Bruksel, e për këtë arsye fjalimi i Merkelit merr një notë si një amanet i saj. BE-ja duhet më në të fund të japë një përgjigje të përbashkët ndaj “kërcënimeve hibride” nga Rusia, Kina dhe Turqia. E njëkohësisht duhet të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë pragmatike me këto vende. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë nuk duhet të jetë vetëm detyrë e SHBA-së. Paaftësia për veprim e Europës që vërehet në shumë çështje e preokupon Merkelin, kjo ndihet në fjalimin e saj. Përndjekja e opozitarëve në Rusi, politika e disinformimit në të gjithë botën: Ndaj këtyre duhet një përgjigje e qartë, sipas Merkelit, sepse “ngjarjet e muajve të fundit, e jo vetëm në Gjermani, kanë treguar qartë, që nuk mjafton kur ne reagojmë të pakoordinuar ndaj provokimeve ruse. Vetëm kështu ne do të mësojmë t’i kundërpërgjigjemi sulmeve hibride nga Rusia.” Më e përqendruar se herë të tjera duket Merkel, fjalimi i saj është dukshëm më i shkurtër dhe më konçiz se zakonisht.

LEXO EDHE:  CDU-SPD/ Ç’pritet të ndodh me partitë tradicionale gjermane

Bundestag Merkel, Laschet und BaerbockKandidatët për kancelar Annalena Baerbock e ekologjistëve dhe Armin Laschet i kristiandemokratëve me kancelaren Angela Merkel në Bundestag

Scholz falenderon personalisht Merkelin

Meqënëse deklarata e fundit qeveritare e gruas, që ka drejtuar fatet e Gjermanisë për një kohë që duket si e pafund, tërheq kaq shumë vëmendje, pas fjalës së saj nxitojnë në pultin e referuesit pasueset e pasuesit e mundshëm të saj. Kandidati kristiandemokrat për kancelar Armin Laschet e merr fjalën, po ashtu edhe kandidatja për kancelare e ekologjistëve, Annalena Baerbock. Ndërkohë që socialdemokratët përmes një truku ia kanë dalë që edhe kandidati i tyre për kancelar Olaf Scholz, i cili nuk është pjesë e parlamentit, ta marrë fjalën. Grupi parlamentar i socialdemokratëve ia ka kaluar atij të drejtën e fjalës, sepse Scholz është ministër i Financave, e formalisht është e pazakontë që ai të mbajë fjalim.

Bundestag - Beginn HaushaltswocheZëvendëskancelari dhe ministri i Financave, socialdmeokrati Olaf Scholz, i cili kandidon për kancelar

Kjo tregon, se të gjithë duan të dalin në fokus për t’u shkëputur nga hija e Merkelit. Scholz është i pari, që përmend, se me shumë gjasë kjo është deklarata e fundit qeveritare e Merkelit: “Eshtë për mua një rast i veçantë për të dhënë një mesazh: Dua të falenderoj kancelaren për bashkëpunimin në politikën për Europën gjatë këtyre viteve. Ne kemi arritur shumë përparime për Europën. Kjo nuk ka qenë e vetëkuptueshme. Unë besoj, që kjo është mirë për Gjermaninë dhe për Europën.”

E qetë gjatë pyetjeve kritike në adresë të qeverisë

Edhe të enjten (24.06) kishte mjaft për t’u miratuar në parlament. Për herë të fundit Merkel u pozicionua në Bundestag lidhur me pyetjet në adresë të qeverisë. Këtë ritual parlamentar në fakt Merkel nuk e ka pasur asnjëherë për zemër, por ky rregull është ruajtur në marrëveshjen e koalicionit me insistimin e socialdemokratëve kur u krijua qeveria më 2018.

Bundestag Kanzlerin Merkel Befragung | Mimik“Kur kam kaq shumë mendime në kokë, më duhet të jem e përqendruar, që të mos ngatërrohem.”

Me argumenta bindëse Merkel u përgjigjet pyetjeve lidhur me përparimin në procesin e vaksinimit, mbi gjendjen e buxhetit, të ardhmen e pensioneve, si dhe mbi pajisjen e mjerueshme të Bundesweher-it. Për secilën pyetje ajo ka një minutë kohë të japë përgjigje, por ajo e vë në pah që e ka të vështirë të shohë orën: “Kur kam shumë mendime në kokë më duhet të jem e përqendruar, që të mos ngatërrohem.” Disa deputetë e fotografuan kancelaren nga celulari, sikur të ishin turistë. Por edhe kësaj here Merkel ishte ajo që ka qenë gjithmonë. Asnjë fjalë personale nuk konsumoi ajo lidhur me paraqitjet e saj të fundit. Një gjë e tillë nuk është pjesë e stilit të saj, as pas 16 vjetësh./DW

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Merkel: Shumë e shqetësuar për konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emigrantët/ Spanja dhe Gjermania gjejnë gjuhën e përbashkët

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  CDU-SPD/ Ç’pritet të ndodh me partitë tradicionale gjermane

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Rama “arratiset” drejt Gjermanisë

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  CDU-SPD/ Ç’pritet të ndodh me partitë tradicionale gjermane

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emigrantët/ Spanja dhe Gjermania gjejnë gjuhën e përbashkët

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE