Connect with Us

Pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Ekonomi

Pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Publikuar

-

Shqipëri, pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. Ekspertët, bazuar në disa të dhëna indirekte, ngrenë dyshime se në disa sektorë si ndërtimi apo tregu i pasurive të paluajtshme pastrohen para. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave në një përqindje të lartë të rasteve të identifikuara, nuk dihet origjina e parave të pista dhe në 30% të rasteve që dihen ato vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Shqipëria është renditur nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, një strukturë e përhershme e Këshillit të Europës, e njohur me emrin MONEYVAL, në listën e vendeve që kanë mangësi në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërsa sipas Departamentit amerikan të Shtetit “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare, me një ekonomi të madhe të parasë në dorë (kesh) dhe sektor informal të gjerë”. Sipas statistikave të autoriteteve të paradalimit të pastrimit të parave në 5 vitet e fundit në 67% të rasteve nuk dihet origjina e parave, dhe në 30% të rasteve që dihen, paratë vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, që pasohet nga mashtrimi, korrupsioni kryesisht pasiv dhe shpërdorimi i detyrës.
Tirana
Tirana

Bazuar në disa analiza ekspertët ngrenë dyshime se një pjesë e mirë e parave të pista investohen në sektorë me ndikim në ekonomi si ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme. Edhe në raportin e Drejtorisë së parandaimit të pastrimit të parave për vitin 2020, vihet re se nga raportimi i akviteteve të dyshimta mbizotërojnë tipologjitë që lidhen me blerje të pasurive të paluajtshme, transferta të dyshimta etj.

Sektori i ndërtimit është nga sektorët kryesorë të ekonomisë, duke zënë në 5 vitet e fundit rreth 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Gjatë vitit të kaluar, si pasojë e krizës së shaktuar nga Pandemia e Covid-19, ndërsa ekonomia e vendit ra, sektori i ndërtimit shënoi një rritje të lehtë me 1.62% dhe ai i tregut të pasurive të paluajtshme u rrit ndjeshëm me 6.7%.

“Si është e mundur kur shumë sektorë të tjerë si bujqësia apo turizmi jetik për vendin, arritën të zvogëloheshin dhe ishin në kushtet e mbijetesës, ndërsa sektori i pasurive të paluajtshme pati një rritje. Ky është një indikator, që tregon faktin se këto ndërtime po përdoren si një mënyrë e paligjshme e parkimit dhe e ruajtjes së parave të pista”, thotë për Zërin e Amerikës Fatjona Mejdini Kordinatorja e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin.

Por edhe pse në raportet e Drejtorisë së Paradalimit të Pastrimit të Parave, tregu i pasurive të paluajtshme veçohet me risk për pastrimin e parave, zyrtarët i hedhin poshtë këto argumenta duke sjellë një qasje tjetër. Rritjen e tij ata e lidhin me disa politika favorizuese të bankave, që sipas tyre i shtyn qytetarët në blerjen e pasurive të paluajtshme përmes kredive.

“Nuk duhet të bëjmë gabimin që të lidhim ecurinë e disa tregjeve që kanë faktorë të tjerë kryesor makro që ndikojnë në to, me ecurinë e parasë kriminale. Për paranë kriminale ne nuk kemi kontabilitet që të mbajmë shënim, sa para krimianle është futur dhe ka lëvizur. Bankat kanë ulur interesin që aplikojnë për kredidhënien dhe për njerëzit është më e lirë të blejnë pasuri të patundshme. Dhe po të shohësh trendin për kredidhënie për pasuri të patundshme, me tregun e pasurive të patundshme, kanë një korrelacion të lartë dhe ai është faktori bazë që ndikon”, tha për Zërin e Amerikës, Drejtori i Drejtorisë së paradalimit te pastrimit të parave Elvis Koçi.

Pas një moratoriumi gati dy vjeçar për bllokimin e lejeve të ndërtimit që u hoq në vitin 2016 sektori i ndërtimit pësoi një hov. Sipërfaqja e ndërtimit u dyfishua në vitin 2020, në 1 milion e 600 mijë metra katror krahasuar me vitin 2017.

Sipas ekspertëve edhe pse sipërfaqet e ndërtimit rriten, duke rritur ofertën në treg, kjo nuk është shoqëruar me uljen e çmimit. Çmimet e banesave në Shqipëri vijojnë të mbeten më të lartat në kontinent në raport me të ardhurat, kryesisht në kryeqytet. Nga ana tjetër kostot sipas INSTAT janë disa herë më të ulëta, se çmimi i shitjeve.

“Shikoni të gjitha ndërtimet e larta në Tiranë, kanë çmime shitje 2 mijë deri ne 4 mijë euro metro katror, për hapësira banimi. Të mos harrojmë një gjë, të gjithë të pasurit shqiptar, ata që vijnë nga biznese të ekonomisë së ligjshme nuk preferojnë të marrin apartamente në mes të Tiranës, por kanë blerë vila jashtë kryeqytetit. Kjo do të thotë se e gjithë kjo sipërfaqe e madhe jo vetëm për banim por edhe për zyra, në qendër të Tiranës me këto çmime, nuk bën asnjë sens ekonomik”, pohon për Zërin e Amerikës Neritan Sejamini, ekspert për ekonominë.

LEXO EDHE:  Ekonomia drejt “vdekjes së kontrolluar”

Fatjona Mejdini kordinatore e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin, bazuar në disa të dhëna, ngre dyshime se çmimet e larta të pasurive të paluajtshme aplikohen për të parkuar paratë e pista.

“Në Shqipëri 70% e popullsisë merr një pagë që nuk e kalon shifrën 50 mijë lekë në muaj. Për këtë arsye të gjitha këto ndërtime që ne shohim, jo vetëm në Tiranë por edhe në bregdet, në fakt nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar, se një pjesë e tyre financohen nga paratë e paligjshme”, vijon Fatjona Mejdini Kordinatorja e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin,

Autoritetet zyrtare e pranojnë mungesën e efektivitetit në uljen e informalitetit dhe qarkullimin e parasë kesh në ekonomi, ndaj dhe nënvizojnë nismat e ndërrmara në Kuadër të rekomandimeve të Manyval, për implementimin e fiskalizimit, vijimin e dixhitalizimit të kadastrave, rregullimin e fushës ndërmjetëse të pasurive të palujatshme, ndryshime në ligjin për noterinë si dhe rritjen e transparencës nga bizneset dhe organizatat joqeveritare.

Sipas një raporti të Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që nga viti 2016 janë bllokuar nëpër banka mbi 55 milionë euro që dyshohet se i përkasin botës së krimit. Por sasia e parave të bllokuara ka ardhur në rënie nga viti në vit. Nga rreth 29 milionë euro në vitin 2016 në pak më shumë se 1 milion vitin e kaluar. I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse mund të quhet sukses apo dështim rënia e shumës së bllokimeve, Drejtori i Drejtorise së Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se nuk ka një analizë për këtë, pasi insitucioni që ai drejton, shqyrton vetëm rastet e dyshimta që raportohen nga vetë Bankat. Ai sqaron se mjaft prej transfertave ato mund t’i kenë mënjanuar pa qenë nevoja t’i raportojnë.

“Ka ardhur në rënie sepse aq ka patur. Sa raportohen dhe vërtet ka dyshime ne i bllokojmë dhe i lëmë mundësi prokurorisë të vendosë sekuestro. Këto shifra kur shohim pastaj konfiskimet janë shumë më të ulëta. Më mirë bllokon ato që pritet të shkojnë në konfiskime se sa të tjera”, thotë Drejtori i Drejtorisë së paradalimit te pastrimit të parave Elvis Koçi.

Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave merr në vit afro 1 mijë e 400 raportime për aktvitete të dyshimta dhe referon në polici dhe prokurori rreth 20% -30% të tyre. Në vitin 2020 ajo referoi 34% më pak raste se 5 vjet me parë. Autoritetet e shpjegojnë këtë rënie me rritjen e cilësisë së dosjeve që dërgohen në këto organe.

Një prej shqetësimeve kryesore që ata kanë lidhet me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të pastrimit të parave.

“Thembra Akilit është ajo që ka të bëjë me rekomandimin për hetimin dhe dënimin e personave që kryejnë vepra penale të pastrimit të parave. Ka hetime por ato nuk arrijnë të shkojnë në një përqindje të lartë në gjykatë, dhe numri i dëmimeve duhet të përmirësohet”, shprehet Drejtori i Drejtorisë së Paradalimit te Pastrimit të Parave Elvis Koçi.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Prokurorisë së përgjithshme për një reagim lidhur me këto deklarata. Ajo i shmangu komentet e drejtpërdrejta dhe tha se të gjitha analizat përfshi dhe ato për veprat penale të pastrimit të parave, janë të pasqyruara në raportet vjetore. Klodiana Lala gazetare për çështje të rendit dhe drejtësisë thotë se hetimet për këto vepra paraqesin mjaft vështirësi.

“Jënë hetime të vështira sepse paratë që pastrohen vijnë kryesisht nga trafiku i drogërave të forta që kryhet në disa vende të BE. Dhe duke qenë se aktiviteti i trafikantëve shqiptar është i vendosur atje dhe paratë pastrohen në Shqipëri, padiskutim që nevojitet një bashkëpunim i fortë institucional dhe ndërkombëtar”, tha për Zërin e Amerikës Klodana Lala, gazetare për çështje të rendit dhe sigurisë.

Pesha specifike e veprave penale të pastrimit të parave kundrejt numrit total të proçedimeve të regjistruara në shkallë vendi është 1.03%. Në 5 vitet e fundit 9% e dosjeve dhe 68% e të pandehurve të proçeduar janë dërguar në Gjykatë, ku janë dënuar mbi 50% e tyre. Për ekspertët këto shifra e vendosin luftën kundër pastrimit të parave në një nivel të ulët në raport me shqetësimin në rritje që nënvizohet nga qeveritë e vendeve perëndimore dhe në raportet e ndryshme ndërkombëtare të organizatave prestigjoze që monitorjnë krimin e organizuar ndërkombëtar./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro, në rënie jo të zakonshme për muajin Shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Lekun gjatë muajit shtator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.4 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga mesi i muajit gusht, duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar këtë vit. Euro preku nivelin më të ulët vjetor më datë 11 gusht, në vlerën e 121.18 lekëve.

Nëse gjatë muajve korrik-gusht nënçmimi i euros është një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur kryesisht me prurjet valutore nga turizmi, zbritja e monedhës europiane sërish pranë këtyre nivele gjatë shtatorit nuk është shumë e zakonshme.

Po të shohim të dhënat historike, duke filluar nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, kursi i euros ngrihet gradualisht dhe një kthim pranë niveleve të sezonit veror mund të regjistrohet vetëm në fund të vitit, edhe kjo periudhë e lidhur me pushimet. Vitin e kaluar në këtë periudhë, euro këmbehej me 124.13 lekë, me një rritje të lehtë, por të qëndrueshme nga niveli më i ulët (prej 123.36 lekësh) që ishte shënuar në Gusht.



Ekspertë nga sektori financiar mendojnë se një tendencë e tillë mund të shpjegohet me disa faktorë. Ajo çka ata konstatojnë është se kërkesa për blerje të euros nga bizneset ngelet në nivele të ulëta dhe jo në linjë me sjelljen e zakonshme gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, tregu vazhdon të ketë ofertë konstante për euro. Sipas tyre, kjo mund të lidhet me zgjaten e sezonit të pushimeve, por, sidomos edhe me prurjet e shumta informale të valutës, që janë të vështira për t’u matur.

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Bishti i gomarit ne ekonomi

LEXO EDHE:  Dhoma e Avokatisë padit qeverinë për vendimin mbi TVSH-në

Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros këtë vit gjen pjesërisht mbështeteje edhe në faktorët fondamentalë që e përcaktojnë ecurinë e kursit. Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e dytë të vitit u ngushtua me pothuajse 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të shërbimeve, por edhe bilancit të të ardhurave dytësore. Përmirësimi i bilancit të shërbimeve lidhet me rritjen e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi dhe nga shërbimet e përpunimit të inputeve për llogari të klientëve jorezidentë (fasoneria).

Në veçanti efekti i ringritjes së turizmit, që është reflektuar dukshëm në statistika qysh në tremujorin II, vlerësohet se ka qenë edhe më i lartë në periudhën korrik-gusht. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave dytësore lidhet sidomos me shtimin e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë në teori kanë bërë që prurjet valutore nga kanalet formale të shënojnë një tendencë në rritje. Prurjet më të mëdha në euro konfirmohen edhe nga tendenca në rritje e depozitave bankare në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, rritja vjetore e depozitave në valutë të huaj arriti nivelin 10.2%.

Megjithatë, ekspertët ngelen të mendimit se një rol shumë të madh në ecurinë e kursit të këmbimit luajnë të ardhurat nga aktivitetet jo formale. Këto para po ndikojnë shumë një cikël të ri të rritjes së fortë të çmimeve në sektorin e ndërtimit, që është e vështirë të shpjegohet plotësisht me faktorët e zakonshëm që përcaktojnë kërkesën dhe fuqinë blerëse në këtë treg./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas “qiellgërvishtësve” Tirana vijon zgjerimin në periferi/  Vila nga Petrela në Farkë e Vaqarr

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.

Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.

Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.

LEXO EDHE:  Pandemia godet të gjithë sektorët e prodhimit, përveç ndërtimit

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Bishti i gomarit ne ekonomi



Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.

Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në Korrik-Gusht/  Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.

Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na “braktisën” gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.

Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.

Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.

“Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur” tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.

Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. “Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera “Flynas”, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një “fame trip” në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg” pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.

LEXO EDHE:  Kohë të vështira, bizneset dhe individët po kursejnë/ Rriten depozitat në maj

LEXO EDHE:  Kohë të vështira, bizneset dhe individët po kursejnë/ Rriten depozitat në maj



Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.

Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.

Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)

Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.

Rritet trafiku i pasagjerëve në Rinas

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./Monitor

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: