LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk do të jetë në Kuvend në shtator/ Mimi Kodheli mban fjalimin emocionues, rrëmben duartrokitjet e kolegëve

24 Qershor 2021, 10:40, Politikë CNA
Nuk do të jetë në Kuvend në shtator/ Mimi Kodheli mban

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e cila nuk do jetë në Kuvend në shtator, ka mbajtur sot një fjalim emocionues në Kuvend, ku ka rrëmbyer edhe duartroktitjet e kolegëve.

Në fjalën e saj Kodheli i falenderoi të gjithë kolegët, të majtë e të djathtë, për bashkëpunimin, dhe po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Deputetja Kodheli tha se se Shqipëria ndodhet sot në momentet e saja më të rëndësishme, ndaj çdo punë e bërë, i bën mirë vendit.

“Ky institucion dhe kjo foltore mbeten më të rëndësishme. Me respekt dhe përulje pë rata kolegë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre. Faleminderit Gramoz Ruçi për lidershpin në këto vite në politikë dhe leksionin e madh që dhe në fund. Faleminderit kolegë të gjitha legjislaturave ku unë kam qenë pjesë. Faleminderit atyre të forcave të tjera politike me të cilët kam bërë debate. Faleminderit socialistëve nga Bjeshkët e Namuna.

Faleminderit qytetarëve që më kanë votuar dhe mbështetur që më mua kanë qarë dhe qeshur. Janë lodhur por edhe kanë festuar. Faleminderit atyre që te mua kanë parë një model. Ndjesë e madhe atyre të njohur dhe të panjohur që nuk kam mundur të përgjigjem si do kisha dashur. Unë nuk kam bërë mrekullira por angazhimi im ka qenë i qartë.

Faleminderit Edi Rama për atë që ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik, lider. Dy fjalë për të ardhmen, duhet të kemi besim sepse përndryshe nuk do kemi shans të përparojmë.  Ju ftoj të vazhdojmë ta duam vendin dhe të dëgjojmë njëri tjetrin. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve më të rëndësishëm dhe çdo punë e bërë mirë i bën mirë të ardhmes. Shpresoj të shihemi së shpejti me punë të mira”, tha ndër të tjera Kodheli.

Lajmet e fundit nga