Connect with Us

Nga masakra zgjedhore tek betejat imagjinare/ Si tallet Basha me demokratët

Politikë

Nga masakra zgjedhore tek betejat imagjinare/ Si tallet Basha me demokratët

Publikuar

-

“Është e turpshme”/ Ish-kreu i PD-së zbulon “recetën” e Bashës për të manipuluar zgjedhjet

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, i dhanë një tjetër goditje, Partisë Demokratike, duke e lënë në opozitë, për të tretin mandat rrjesht.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fillim, kur ende nuk kishjte mbaruar numërimi i votave, u justifikua duke thënë se ende nuk ishin hapur “kutitë e mira”, që pretendohej se ishin votat për PD, ndërsa pasi përfundoi numërimi dhe KQZ nxori rezultatin përfundimtar, Basha për të justifikuar dështimin, nxori një alibi, të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”.

Basha doli në një konferencë për mediat para selisë së PD-së, dhe në vend që të mbante përgjegjësi për humbjen, deklaroi se “25 prilli ishte një masakër zgjedhore”, se zgjedhjet ishin vjedhur, dhe se ai tani fillonte betejen.

Por, në fakt gjithçka duket të jetë thjeshtë dhe vetëm një alibi e radhës, e Lulzim Bashës, që të justifikojë humbjen dhe të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD.

Dhe ndërkohë që do të duhej të bënte një analizë fillimisht të zgjedhjeve, apo të përqëndrohej tek “beteja” në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor, Basha shpalli një datë zgjedhjesh për kryetar, të nxituar. U zhvillua një fushatë në një afat kohor mjaft të limituar, dhe për më tepër gjitha gara ishte në kushte të pabarabarta. Basha garonte duke qënë në detyrën e kryetarit dhe duke pasë pas vetes të gjithë administratën e PD. Kështu në 13 qershor, arriti të mbajë sërish karrigen e kryetarit, edhe pse në fakt me një humbje të ndjeshme të votave të demokratëve, krahasuar me katër vite më parë.(Lexo këtu

Por, përtej garës në PD, le të rikthehemi tek “beteja” e Bashës, që deklaroi pas 25 qershorit.

Basha tha se beteja sapo ka filluar dhe PD, filloi një proces ankimimesh në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

Por, edhe pse pretendohej për “masakër zgjedhore”, nuk u oaraqit asnjë provë e vlefshme, që KAS apo Kolegji Zgjedhor të anullonin zgjedhjet, qoftë edhe në një qendër të vetme votimi.

LEXO EDHE:  “Programi i PD si tramvaji i Tiranës në 2011”/ Rama ‘thumbon’ Bashën: Gjumë të embël!

Me argumentin se provat e depozituara për vjedhje dhe tjetërsim të vullnetit politik janë të pambështetura në ligj, Kolegji Zgjedhor  i dha fund kërkesave të Opozitës për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit.

Pas rrëzimit të ankimimeve njëri pas tjetrit për secilin qark, kjo trupë gjyqësore la të pandryshuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, 74 mandate për Partinë Socialiste, 59 për koalicionin e udhëhequr nga demokratët “Aleanca për Ndryshim” dhe katër për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pra, Basha i mbylli “me sukses” të gjitha ankimimet në Kolegjet e ngritura me konsensus PD-PS.

Nga ana tjetër, një ditë më parë, KQZ çertifikoi zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe shpërndau mandatët e deputetëve sipas qarqeve.

Por, nga ana tjetër Lulzim Basha, i cili është “zhdukur” nga ekranet që prej datës 14 qershor, i ka lënë të varur demokratët me linjën e masakrës zgjodhore.

Nuk ka thënë asgjë për ankimimet që u rrëzuan, i mbajti demokratët me premtime për “beteja imagjinare” kundër regjimit Rama-Doshi, gjatë fushatës për kreun e PD, dhe tashmë mesa duket ka marrë pushimet.

Pra, Lulzim Basha i zvarriti sërish demokratët me genjeshtra dhe mashtrime dhe u zhduk./CNA.al

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për qarkun e Fierit

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për Tiranën

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në Shkodër

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për Vlorën

Padia e PD për qarkun e Gjirokastrës/ Kolegji Zgjedhor nuk pranon provat shtesë

Fakte dhe analiza/ Pse zgjedhja e Bashës në krye të PD fundos Opozitën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  PD forcë e tretë në Pogradec

LEXO EDHE:  Halim Kosova e sulmoi hapur/ Bardhi: S'kam dëgjuar asnjë kritikë për staturën time

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  “Dorëzohet” Basha/ Thërret Patozin, Boden, Imamin për ringritjen e PD –së?

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Do rikthehet si kryetar i PD-së?/ Berisha bën paralajmërimin e fortë

LEXO TE PLOTE