Connect with Us

Nga dhjetra të shkarkuar për pasuri të dyshimtë/ Vetëm pesë gjyqtarë dhe një prokuror u hetuan

Vetingu

Nga dhjetra të shkarkuar për pasuri të dyshimtë/ Vetëm pesë gjyqtarë dhe një prokuror u hetuan

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Vettingu, ka “hedhur në rrugë”, mbi 60 përqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i janë nënshtruar procesit.

Pjesa më e madhe e tyre, të cilët janë shkarkuar për shkak të pasurisë kanë gjetur ngushëllim në strehën e avokatisë.

Ndërkohë atë pasuri që Vettingu e ka klasifikuar si të dyshimtë vijojnë ta kenë.

Disa të rënë nga Vettingu, thjesht kanë ndryshuar profesion, bankën se ku ulen ne sallën e gjyqit, përndryshe nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.

Janë raste sporadike që kanë nisur hetimet nga Krimet e Rënda të dikurshme apo nga SPAK-u i sotëm.

Po i sjellim më poshtë rastet që janë vënë në hetim, të paktën ato që dihen zyrtarisht.

Por, ndërkohë, janë të shumta rastet e ngjashme me këto që është njoftuar se janë nën hetime dhe u është konfiskuar pasuria.

Ish-gjyqtari i lartë Admir Thanza

admir thanza perballet me drejtesine
Admir Thanza

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është shkarkuar nga detyra në Korrik të vitit 2018.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi ishte dhënë në vitin 1999. Para KPK, Thanza deklaroi se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër DSIK deklaronte se Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.

Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjerë.

Në Maj të vitit 2019, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua nga gjykata e Tiranës me 18 muaj shërbim prove, pasi u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit e gjysëm burg, por Gjykata vendosi shërbimin e provës.

  Besnik Imeraj

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi pushimin e procesit të Vetingut për Imerajn, me datë 12 shkurt 2019

Por vetëm një muaj më vonë, po ky institucion vendosi ta referojë çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila  kishte për detyrë të shqyrtonte, nëse nga ky hetim administrativ kanë dalë apo jo fakte që përbëjnë vepër penale.

Në Maj të vitit 2018 Krimet e Rënda nisën hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, i cili u dorëhoq nga detyra në janar të vitit 2018.

Dhe që atëherë s’dihet çfarë ka ndodhur me këtë rast, nëse është pushuar apo kanë vijuar hetimet.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala

Me 10 shkurt të 2018, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dorëhequr nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar Apeli.

Pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë Vettingun për Adriatik Llallën.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ish-sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, publikuan zyrtarisht, se Adriatik Llallës dhe familjes së tij, nuk u lejohet hyrja në SHBA.

Më pas Llalla u vu nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar më herët nga vetë SHBA.

Më tej drejtësia vijoi me sekuestrimin e pasurisë së tij.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
Adriatik Llalla

Pasuria e kontestuar e Llallës

Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;

Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;

Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me  kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

LEXO EDHE:  “Babalja”/ Krimet e Rënda pezullojnë hetimet

Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017.

Dhe në maj 2021 Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Bashkim Dedja

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 17 dhjetor të vitit 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk i pranoi si të ligjshme të ardhurat e pretenduara prej huave nga i vëllai dhe kunati i tij.

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga argumentet e shkarkimit të Bashkiam Dedes ishin paratë me origjinë nga emigracioni, që sipas trupës gjykuese nuk kishin të gjitha burim të ligjshëm.

Rreth tre vite më vonë, u njoftua se për ish kryegjyqtarin ishin hapur hetime për pasurinë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ish-gjyqtari i Kushtetues Fatos Lulo

I pari që u shkarkua nga Vettingu ishte gjyqtari i Kushtetuese Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, në Mars të 2018 pasi nuk justifikonte pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.

Sukuestrimi i pasurisë së ish-gjyqtarit Fatos Lulo/ GJKKO jep vendimin
Fatos Lulo

Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo ishte zotërues i një apartamenti te “Rruga e Durrësit”, i fituar me kontrate dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlere 100 mijë dollarë.

Vendimi i KPK u la në fuqi edhe nga KPA në vitin 2018.

Edhe për ish gjyqtarin Lulo, janë hapur hetime nga drejtësia për pasurinë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi  Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit. Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.
 

Ish-gjyqtari i Lartë Shkëlzen Selimi

Karriera prej dy dekadash e gjyqtarit Selimi në sistemin e drejtësisë u mbyll më 30 korrik 2018 me shkarkimin e tij nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se është “i papërshtatshëm” për shkak të një serie lidhjesh me elementë të krimit të organizuar.

Ndërsa në Maj të këtij viti, SPAK njoftoi se po e heton për pasurinë dhe se ka kërkuar sekuestro të disa pronave të tij.

ish gjyqtari shkelzen selimi, vetting
 Shkëlzen Selimi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021, pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi.

Pasuria
1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Gjobiti si shpifëse deputeten e Ramës/ A do të “hakmerret” Vettingu për gjyqtarin e “listës së zezë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, do të dalë para Vettingut me datë 5 Tetor 2021.

Javën që vjen Pëllumbi do të njihet me gjetjet e Komisionit të Pavarut të Kualifikimit nga trupi gjykues Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Pas më shumë se një viti e gjysëm hetimet në të tria kriterët, KPK, pritet të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Fierit.

Kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?

Gjyqtari Engert Pëllumbi nuk është emër i panjohur për opinionin publik,  pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.

Deputetja Ermonela Felaj në  Janar 2011  lëshoi akuza ndaj ish-ministrit Genc Ruli dhe kësaj kompanie, por që gjykata i cilësoi si shpifje, duke dhënë edhe një leksion politikanëve shqiptarë për deklaratat e tyre, shpeshherë të pafre.

Gjykata çmoi se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë ka vendosur ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar.

Gjykata vlerëson se mjeti i përdorur nga pala e paditur paraqet një rrezikshmëri të lartë për dëmin që mund t’i bëhet palës paditëse, duke qenë se mjetet audiovizive e paraqesin mesazhin në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më lehtësisht të perceptueshëm dhe ndiqen nga një publik i madh. Në këto kushte, gjykata arrin në përfundimin se deklarata është bërë me dashje dhe ka për qëllim diskreditimin e palës paditëse në sy të opinionit publik. Kjo tregon një rrezikshmëri të lartë dhe njëkohësisht një dëm të madh që mund t’i jetë shkaktuar potencialisht palës paditëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, dhënë në datën 24 maj 2011.

LEXO EDHE:  Hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla/ SPAK jep pretencën

LEXO EDHE:  Zvarriti vendimin për Velierën/ Gjyqtari në 'rrjetën' e drejtësisë

“Pala e paditur është deputete dhe paga e saj është në majën e piramidës shtetërore të pagave”, thotë gjykata në vlerësimin e gjendjes ekonomike të deputetes për të paguar dëmin e shkaktuar. Gjyqtari ka çmuar se e drejta për të mbrojtur dinjitetin qëndron mbi këto aspekte. Gjithashtu, edhe Kushtetuta jonë i jep imunitet deputetëve për fjalën e thënë në sallën e Kuvendit, por edhe këtu, jo në rastin e shpifjes.

Gjyqtari i “ listës së zezë” të Tahirit

Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».



Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Sa i përket pasurisë, ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënës pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert.

Pra, gjithë këto detyra i ushtronte në një kohë që gjykatat po zbrazeshin nga Vettingu.

Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.

Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat./CNA.al

Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari që futi në “sherr” Komisionerët Publikë/ Përplasja mes Dariel Sinës dhe Florjan Ballhysës në KPA

Publikuar

-

Nga

Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.53/2020 datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesues Sokol Çomo, relatore Ina Rama dhe anëtarë  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.

Gjyqtari i Apelit përfundoj në shkallën e dytë të Vettingut, pas rekomandimit të ONM.

Kujtojmë se rekomandimi i ONM ndau edhe Komisionerët publikë.

Komisioneri Publik,   Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin për  gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Genti Shala.

                                    Genti Shala

Në këto rrethana, çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij , Florian Ballhysa.

.Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohej tërësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Në këtë pikë Dariel Sina , shprehej se kishte bindje të brendshme se kontrata e huasë nuk e ndryshonte gjendjen financiare të Shalës dhe se diferencat negative në vite ishin jo serioze, ndërsa Ballhysa ka kërkuar që Kolegji t’i rishqyrtojë ato.



Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehej Ballhysa në lidhje me një denoncim që kishte mbërritur në ONM për gjyqtarin Genti Shala.

LEXO EDHE:  Zvarriti vendimin për Velierën/ Gjyqtari në ‘rrjetën’ e drejtësisë

LEXO EDHE:  Gjyqtarët pas Vettingut do hetohen nga SPAK/ I shpëton dorëheqja

Sipas Ballhysës kishte disa elemente që ishin të pahetuara në çështjen në fjalë.

Komisioneri Publik vlerëson se nevoja për një hetim të mëtejshëm në drejtim të këtyre elementeve, përkatësisht: (i) një denoncimi të ardhur në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pronësinë e subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe (ii) një kontratë huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë, mbetet për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues/rivlerësues të Kolegjit,” shprehej Ballhysa në ankimin dorëzuar pranë KPA.

Shala liroi “mikun” e Shullazit

Risjellim në vëmendje se gjyqtari i Apelit, Genti Shala ka qenë pjesë e trupës gjykuese, e cila në vitin 2019, liroi nga burgu, anëtarin e bandës së Shullazit, Gjergji Cukali.

Pas katër muajsh hetimesh u desh vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranës për të lënë të lirë Cukalin, i cili ishte arrestuar si personi i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Gjykata e Shkallës së parë, pati dhënë masën “arrest me burg”, por Apeli e zëvendësoi me masën “detyrim paraqitje”.

Lirimi i Cukalit nga Apeli ngriti në atë kohë një sërë dyshimesh, pasi Gjyka e Lartë nuk funksiononte.

Kujtojmë, gjithashtu se Shala, në vitin 2007 është zgjedhur edhe anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kushtetuta ndalon riemërimin e anëtarëve të KPK/ Zgjatja e mandatit është mashtrim

Publikuar

-

Nga

Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë kohë po shqyrtonte paketën e reformës në drejtësi, ju drejtua Komisionit të Venecias për Opinion mbi draft-ligjin më të rëndësishëm, atë të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting). Në Mars 2016, ekspertët e Komisionit të Venecias i përgjigjen Kuvendit.

Venecia  në atë përgjigje shpreh dakordësinë për miratimin e ligjit të Vetingut për gjyqtarët e prokurorët, por e konsideron atë si “një masë e jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme” me korrupsionin.

Por, megjithë dakordësinë “Venecia” ishte e qartë, kur analizoi se “masat e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdojnë gjatë”. Venecia shprehet e qartë për një mandat të kufizuar i anëtarëve të trupave të Vetingut.

Në pikën 54 të Opinionit të Venecias, ekspertët e Venezias theksojnë: “Sipas Projekt -Amendamenteve të rishikuara, mandati i anëtarëve të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit (KPK) dhe gjyqtarëve të Dhomës së Kualifikimit të Specializuar (KPA), përgjegjës për procesin e verifikimit do të jetë 9 vjet,pa të drejta e riemërimit…

Kjo kohëzgjatje është shumë e gjatë. …

Strukturat e verifikimit nuk duhet të zëvendësojnë organet e zakonshme kushtetuese, të tilla si KLGJ ose KLP; ato mund të bashkëjetojnë me ta për ca kohë, por nuk duhet të kthehen në mekanizma paralel kuazi-permanent”.

Më tej, në pikën 56 të Opinionit të Marsit 2016, Komisioni i Venecias shprehet: “Do të ishte e pranueshme që të vendoset një afat kohor fiks prej 3-5 vite për ekzistencën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. …



Pas përfundimit të mandatit të organeve të verifikimit, institucionet e zakonshme dhe gjykatat mund të marrin përsipër çdo funksion të mbetur për të vendosur mbi procedurat e verifikimit, të cilat nuk do të jenë përfunduar”.

LEXO EDHE:  Zvarriti vendimin për Velierën/ Gjyqtari në ‘rrjetën’ e drejtësisë

LEXO EDHE:  SPAK i vuri prangat/ Kush është kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion

Ky qëndrim riktheksohet edhe në Konkluzionet përfubdimtare të Opinionit të Komisionit të Venecias: “Mandati i organeve të verifikimit (KPK dhe Komisionerët Publikë) duhet të reduktohet ndjeshëm në kohë..”, thuhet në një prej pikave kyçe të Opinionit të miratuar në Mars 2016. Meqë KLGJ dhe KLP janë organe të dala nga e njëjta reformë atëherë është e pakuptueshme se pse Rama-Basha hezitojne që të dorëzojnë procesin e rivlerësimit tek KLGJ dhe KLP.

Në teori këto struktura kanë në përbërje magjistratë që kanë kaluar vetingun, pra janë të përbëra nga profesionistët më të kualifikuar të fushës së drejtësisë, më të kualifikuar sigurisht nga anëtarët e KPK. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 4 vitet e ekzistencës së tij, ka shqyrtuar më pak se gjysmën e trupës prej 800 gjyqtarë/prokurorë, që ishin në detyrë në fillim të procesit të rivlerësimit.

A mos po na thonë që duhet dyfishuar mandati i anëtarëve aktualë të KPK?

Por nëse Kushtetuta ndalon ripërsëritjen e mandatit, zgjatja çfarë është? Nëse për 4 vjet u vetuan vetëm gjysma, kjo do të thotë që KPK i duhen të paktën edhe 4 vjet të tjera që të përmbyllë procesin.

Kur Kushtetuta ndalon shprehimisht riemërimin, ka ndaluar sigurisht edhe çdo zgjatje mandati. Ndryshe me të njwjtën logjikë mund të zgjatet mandati i çdo trupe afati i të cilës buron nga Kushtetuta. Edhe i Kuvendit. Pyeteni Venecian nëse doni edhe për këtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: