LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat/ Rama rrëfehet për Richard Grenell: BE nuk di të mbajë premtimet

24 Qershor 2021, 18:57, Politikë CNA
Negociatat/ Rama rrëfehet për Richard Grenell: BE nuk di të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shtyrjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Gjatë një interviste me Richard Grenell, Rama ka folur me tone zhgënjyese dhe të ashpra ndaj BE-së.

Kreu i qeverisë tha në ?Newsmax? se tashmë është mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtimeve.

?Është e njëjta gjë. Nga njëra anë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtimeve?, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë të thonë specifikisht lideret e BE për shtyrjen e negociatave, kryeministri deklaroi: ?Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë?./ CNA.al

13:36 Politikë

Test 1

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompani...

Lajmet e fundit nga