LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në shtator do përsëritet situata e ’97”/ Jenisheri bën deklaratën e papritur, mesazhi për Metën

24 Qershor 2021, 09:56, Politikë CNA
“Në shtator do përsëritet situata e ’97”/

Deputeti Selami Jenisheri ka bërë deklarata të forta sot në foltoren e Kuvendit.

Jenisheri tha se zgjedhjet e 25 prillit 2021 janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një mesazh presidentit Meta, ndërsa tha se ?Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021

?Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament Duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997.

Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor?,-tha Jenisheri./CNA.al

Lajmet e fundit nga