Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta
Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë leh...
Castel Volturno në jug të Italisë është një nga qendrat e kontrabandës me njerëz. Kriminaliteti i organizuar nga Nigeria kohët e fundit ka fituar në këtë zonë gjithnjë e më shumë pushtet dhe ka lidhje me mafien italiane.
OKB-ja llogarit, që deri në 80 përqind e nigerianeve, që vijnë me anije refugjatësh në Europë detyrohen të prostituojnë. Bëhet fjalë për mijëra vajza të reja. Njëra prej tyre që foli për Deutsche Welle-n është Juliet. Meqënëse ajo nuk dëshironte të identifikohej, emri është ndryshuar për këtë artikull. Ajo tregon se ka ardhur në Itali katër vjet më parë me një varkë refugjatësh dhe ra në kthetrat e mafias nigeriane: ?Ata i rrahin vajzat dhe i pyesin a je e gatshme të dalësh të mbledhësh para? Nëse një nga vajzat thotë “jo, nuk jam më në gjendje, nuk mundem më?, atëherë ata vazhdojnë ta rrahin. E lenë pa bukë dhe pa ujë. E mbyllin për ditë me radhë në një dhomë. Vajzat kështu thyhen. Ata janë të pashpirt”.
Në Romë kontaktojmë Davidin. Edhe emrin e tij e kemi ndryshuar. Davidi ka qenë vitin e kaluar pjesë e mafias nigeriane dhe na tregon se si u bë vetë dëshmitar i vrasjes së një vajze që ishte detyruar të prostituonte dhe u largua nga mafia. ?Ata e ndanë vajzën copa-copa. Ishin mbase nja dhjetë vetë, dhe secili morri nga një kg pjesë trupi, deri sa i zhdukën të gjitha copat duke i hedhur në pyll apo gjetkë. Trupi nuk u pa më. Thjesht, vajza u zhduk nga faqja e dheut.”
Castel Volturno nën hijen e mafias nigeriane
Një nga qendrat e mafias nigeriane është Castel Volturno, në jug të Italisë. Shpesh të ashtuquajturat Madames, tutoret nigeriane, mbajnë nën kontroll një grup me të reja. Pas tyre fshihet mafia. Mafia nxjerr qindra miliona euro me prostitucionin e detyruar.
Juliet arriti dikur që të largohet, dhe na tregon se gjeti strehim në një shtëpi grash. Pothuajse të gjitha gratë e ardhura aty kanë qenë detyruara dikur të prostituonin. Ashtu si Juliet edhe ato kanë ardhur në Europë për t?i shpëtuar varfërisë në vendin e tyre. ?Në Nigeri, po të jesh i ri je i vdekur. Jeton, por në fakt je i vdekur. Nuk ka shpresë fare, as për të rinjtë as për fëmijët. Aty mungon çdo gjë”, rrëfen nigeriania.
Pikërisht këtë gjë shfrytëzojnë tregtarët e qenieve njerëzore në Afrikë. Ata joshin atje vajzat e reja duke i mbushur me premtime. Shpesh ata financojnë udhëtimin shumë javor nëpër shkretëtirë dhe nëpër det. Kur vijnë në Europë ata u thonë vajzave se janë në borxh dhjetëra mijëra euro dhe se duhet të dalin të punojnë.
Mafia italiane delegon kriminalitetin
Sergio Nazzaro i njeh mirë këto metoda. Këshilltari i komisionit të antimafias në parlamentin italian është specializuar mbi kriminalitetin e organizuar nga Nigeria dhe bashkëpunimin me mafian vendase: ?Sigurisht që mafia nigeriane është e rrezikshme, ajo nxjerr para me drogë, prostitucion dhe mashtrime në internet. Por kush e ka nën kontroll ekonominë ose të paktën një pjesë të saj? Kush është në administratë dhe në politikë? Është mafia italiane. Kush është pra më e rrezikshme? Ata që janë të dukshëm nëpër rrugë, por edhe kjo është pjesë e planit strategjik të mafias italiane. Ajo kërkon që të delegojë kriminalitetin, në mënyrë që të tregojë se të tjerët janë të këqinjtë për të mbuluar kështu veten. Ky është synimi i mafias, të fshehë veten.”
Davidi na tregon se si është ndarë mafia italiane dhe ajo nigeriane në grupe të ndryshme, në të ashtuquajturat lidhje sekrete. Këto veprojnë ndërkohë në mbarë Europën me brutalitet në rritje. Ata që keqtrajtojnë vajzat e reja duke i detyruar ato edhe përmes torturave për prostitucion, nuk mbërrijnë kurrë në bankën e të akuzuarve, sepse jetojnë në ilegalitet si pjesa më e madhe e nigerianëve.
Davidi na thotë, se:?Pjesa më e madhe e tyre janë si fantazma. Ata nuk janë të regjistruar askund, askush nuk di gjë për ta, as qeveria. Ata nuk kanë dokumenta. Nëse vdesin, autoritetet e kanë të pamundur të marrin vesh që personi nuk gjendet.”
Ndërkohë Juliet ka marrë lejeqëndrimi dhe ka gjetur një punë në një restorant. Por jeta që bën ajo nuk është normale, sepse burrat nuk e lenë asnjëherë të qetë, duke u përpjekur ta rikthejnë atë në rrugën e prostitucionit.
Juliet do që ta harrojë makthin që ka kaluar. Por sa kohë që ekziston kërkesa për seks me çmim të lirë, thotë ajo, gratë nga Nigeria do përfundojnë tek semafori. Kjo nuk është një jetë më e mirë, sikurse ato e kanë shpresuar ta sigurojnë në Europë./DW
Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë leh...
Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr ng...
Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy...
Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pava...
Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka që...
Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur...
Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat grek...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një vik...
Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një...
Reagimet në Shkup pas vetos së re bullgare, që bllokoi çelje...
Presidenti Filipin, Rodrigo Duterte ka dhënë urdhër të arres...
Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, ...
Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj s...
Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vMod...
Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bër...
Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ...
Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që ...
Hungaria filloi zbatimin e kartave të imunitetit, një dokume...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...