LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Ismailaj fundos zyrtarë të lartë/ Klodiana Lala apel SPAK-ut

24 Qershor 2021, 11:34, Kronika CNA
Kastriot Ismailaj fundos zyrtarë të lartë/ Klodiana Lala apel

Kastriot Ismailaj, emri i të cilit është i lidhur me çështjen Çez-Dia,   është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për ?mashtrim me pasoja të rënda? dhe ?pastrim të produkteve të veprës penale?.

Por, sot ai ndjehet i frikësuar në burg për jetën e tij dhe kjo mund të çojë në denoncimin e bashkëpunëtorëve të tij, që nuk janë prekur deri më sot nga drejtësia.

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala,  që e ka rikthyer në vëmendje rastin e Ismailajt.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Lala, ka thënë se një i penduar si Kastriot Ismailaj do të ishte garanci për suksesin e Prokurorisë së Posaçme për të çuar para drejtësisë eksponentë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

?Një i penduar si Kastriot Ismailaj.

A do të kishte sukses SPAK nëse do të arrinte ti jepte status të penduari të dënuarit Kastriot Ismailaj?

Një i penduar si Kastriot Ismailaj do të ishte garanci për suksesin e Prokurorisë së Posaçme për të çuar para drejtësisë eksponentë të rëndësishëm të politikës shqiptare?, shkruan Lala.

Më tej ajo ka radhitur edhe arsyet.

?E kjo për disa arsye.

Gjatë një bisede me një të njohurin tim, arrita në konkluzionin se i dënuari Ismailaj është një ?minierë ari? për prokurorët specialë.

Kjo për disa arsye. Së pari, ai ka qenë shumë pranë njerëzve më të pushtetshëm në vend dhe ka shumë informacion në lidhje me ta.

Ka marrë pjesë në takime ku është folur për ato që unë si konsideroj si afera multimilionëshe.

Sot, po vuan një dënim me 11 vite burgim dhe nuk do të duhej të ishte i vetëm në qeli.

Siç thuhet nën zë, Ismailaj është i inatosur përse bashkëpunëtorët e tij, nuk u prekën nga drejtësia.

Sot, mendoj se ai është i frikësuar për jetën, ndaj në burg thonë se ruhet nga gjithçka dhe gjithkush. Sot, mendoj se i intereson të flasë, sepse e ka kuptuar se rrezikon një tjetër dënim për aferat që janë kryer ndër vite ku ai ka qenë aty (rolin e tij e përcakton SPAK).

Kastriot Ismailaj ka një sërë arsyesh sipas meje të jetë i penduari  i drejtësisë?, shkruan Lala.

Sipas Lalës, SPAK duhet ta bindë me çdo kusht dhe të ketë rrëfimin e tij që do të fundoste sipas meje zyrtarë e ish zyrtarë të lartë.

?Përmes tij (pavarësisht personalitetit) SPAK mund tu tregojë shqiptarëve se koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar. Mund të tregojë se ka vullnet për te hetuar.  I dënuari Ismailaj duhet bindur me çdo kusht?, shprehet më tej ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga