LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irritimi i qytetarëve/ Bashkia Tiranë rikthen abonetë e përgjithshme

24 Qershor 2021, 16:49, Sociale CNA
Irritimi i qytetarëve/ Bashkia Tiranë rikthen abonetë e

Një muaj më parë abonetë e përgjithshme u hoqën nga qarkullimi për shkak të verifikimit të fluksit të linjave të transportit publik.

Për këtë pati shumë ankesa nga qytetarët të cilëve ju duhet të lëvizin çdo ditë, me disa autobusa.

Ditën e sotme Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar rikthimin e aboneve të përgjithshme, si dhe ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga