Connect with Us

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE