Connect with Us

Fiks Fare/ Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta

Denoncim

Fiks Fare/ Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta

Publikuar

-

Fiks Fare/ Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e proceseve gjyqësore me arsye qesharake. Dy persona janë dënuar me 5 vite burg me akuzën e mashtrimit, pasi u faktua se kishin shitur tokën dy herë. Prona, aktualisht është te blerësi i dytë, në një kohë që duhej të ishte te blerësi i parë. Dhe, për këtë gjyq të thjeshtë, Gjykata e Tiranës bën ping-pong me çështjen, teksa e kthen padinë me arsye qesharake si “të meta në padi” për adresat e paditësve. Por, këto adresa janë vendosur në padi sipas Regjistrit të Gjendjes Civile.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një përfaqësues i firmës “Lani”. Ai thotë se firma ka blerë në vitin 2008, një pronë rreth 1 mijë metër katrorë në Sauk, Tiranë. “Blerja është bërë me kontratë noteriale, derdhje të vlerës në bankë, mandate arkëtimi. Kontrata është me palë familjen Gjuzi shitësit dhe blerësi Vladimir Kosta. Kontrata është bërë në datën 22.08.2008. Objekti është një parcelë toke arë që do të pajiset me titull pronësie me vete, prej 1000 m2 tokë are. Çmimi i shitjes është 10 milionë lekë të reja” thotë përfaqësuesi i firmës.

Më tej shton se, për shkak të punëve, këtë kontratë nuk e dërguan në Hipotekë, “por kjo s’do të thotë se ne nuk jemi pronarë!”. Vite me vonë, kanë parë që prona po rrethohej nga tjetërkush. Kanë pyetur në institucionet përkatëse dhe kanë mësuar se shitësit, familja Gjuzi, e kishte rishitur këtë pronë. Pra, të njëjtët shitës si herën e parë, por kësaj herë me blerës të ndryshëm. Madje, pa u revokuar kontrata e parë mes Gjuzëve dhe Vladimir Kostës. Ky i fundit bën një kallëzim penal ndaj shitësve dhe ata dënohen për mashtrim, madje janë ende në burg. Vendimi penal faktoi pretendimet e firmës “Lani”, se pronarët e parë janë ata.

Madje, pa u shfuqizuar kontrata e parë, familja Gjuzi e rishiti.

Më pas firma “Lani” shkon në Hipotekë për të regjistruar pronën në emrin e tyre. Por, punonjësit i thonë duhet vendim gjykate të shfuqizojë certifikatën se s’ia heqin dot pavarësisht se e ka blerë ai i pari. Firma bën padi në Gjykatën e Tiranës në Dhomën Civile. Fillimisht, gjyqi bëhet nga z.Niko Rrapi. Ky gjyqtar njofton paditësit të cilët marrin edhe njoftimet përkatëse. Kjo vërtetohet nga procesverbali i seancave gjyqësore. Më pas, ky gjyqtar jep dorëheqjen dhe çështjen e merr gjyqtarja Migena Laska. Kjo gjyqtare merr vendim duke kthyer padine “me të meta”, pasi pretendonte se s’janë të sakta adresat e të paditurve.

Sipas dokumenteve, z.Kosta e çon këtë vendimmarrje në Gjykatën e Apelit. Apeli vendos që të rikthejë sërish për rigjykim çështjen, pasi padia është e saktë me të gjitha të dhënat. Rigjykimi, me të njëjtën gjyqtare, Migena Laska. Por, kjo e fundit, merr një tjetër vendim dhe kthen sërish padinë “me të meta”, pasi s’janë të sakta adresat e paditësve. Sipas përfaqësuesit të firmës, adresat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pra janë të sakta. Paditësi e çon sërish në Apel dhe prej më shumë se 1 viti, çështja është ende në Apel, kjo si pasojë e pandemisë dhe vetingut. “Kërkojmë që të shpejtohen procedurat. Vendimi penal na dha të drejtë. Ne jemi blerësit e parë. Kërkojmë që mos të zvarritet çështja” thotë përfaësuesi i firmës.

Fiks Fare u interesua pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas drejtuesve, gjyqtarja Migena Laska është transferuar në Dhomën Penale të kësaj gjykate. Ndërkohë, Fiksi siguron aktet e dosjes, ku shkruhet se gjyqtari i parë z.Niko Rrapi i ka njoftuar normalisht paditësit. Por, përse e ktheu dy herë këtë padi gjyqtarja Laska?

LEXO EDHE:  E reja nga Durrësi ndërron jetë 5 ditë pas lindjes/ Familjarët tregojnë detajet: Ra në tokë sapo piu ujë

Gjykata e Tiranës na ktheu përgjigje se “çështja është regjistruar në vitin 2019. Kjo çështja është gjykyar nga gjyqtare Migena Laska, e cila ka vendosur në dhjetor 2019 kthimin e kërkesë padisë. Gjykata thotë se dosja ndodhet në Apel dhe se aktet janë në atë gjykatë. Sipas kësaj përgjigje që po shikoni, edhe gjyqtarja Migena Laska thotë se çështja është në Apel! Sipas saj, “në çdo rast, unë si gjyqtare nuk jam aktualisht e ngarkuar me gjykimin e kësaj çështje civile. Nuk e kam në gjykim. Nuk disponoj asnjë akt të kësaj dosje gjyqësore civile”. Por, zonja Laska e ka pasur dy herë në dorë këtë çështje. Dhe, në të dyja herët, e ka pushuar!

Megjithatë, skandali mund të thellohet më tej, pasi një nga të dënuarit për mashtrim, ka nisur një letër, ku deklaron se firma që ndodhet në aktin e shitjes së dytë është e falsifikuar. Mond Gjuzi shkruan se kjo firmë është hedhur në Rrugën e Kavajës, duke thelluar akoma më tej këtë skandal. “Jam Mond Gjuzi. Po vuaj dënimin në burgun e Fushë Krujës. O Lad, prokurën që është bërë tek notere Ardiana Ibraj, prokura është plotësisht e falsifikuar dhe nuk kena asnjë lidhje me atë prokurë ne. E kena verifikuar se prokura është falsifikuar me noterinë në Rrugë të Kavajës.

Na futët në burg pa na pyet e pa u konsultu fare me ne si janë gjonat se unë Mondi nuk ta bëja një gjë të tillë kurrë ty. Nëse ke mundësi kur e verifikoi dhe vetë gjonat mos i le në hije dhe jam i sigurt se do dalësh në të njëjtin përfundim me mua. Kjo prokurë është e falsifikuar 100 % në Rrugë të Kavajës. Po të lutem bjeri mbrapa këtij muhabeti pasi edhe babin e kam të sëmurë që dhe ty të të kthehet prona se kjo gjo është shumë e thjeshtë dhe se ne po bëjmë burg kot o vlla. O Lad çfarëdo përgjigje të jetë pres gjithsesi një përgjigje nga ty. Mos e lë pas dore po deshe. Adresa IEVP Fushë – Krujë, notere ka qenë Ardiana Ibroj me nr repertori 1227. Verifikoje këtë notere se po bëj burg kot” thuhet në këtë letër.

Pra, për një çështje të thjeshtë, gjykata e zvarrit prej më shumë se 3 vitesh. Dhe ndërkohë, nëse institucionet e drejtësisë do të thelloheshin pak në këtë histori, atëherë do të zbulonin se edhe kontrata e dytë është e falsifikuar./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  E reja nga Durrësi ndërron jetë 5 ditë pas lindjes/ Familjarët tregojnë detajet: Ra në tokë sapo piu ujë

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Fiks Fare! Gjirokastër/ 27 nxënës jetojnë në mjerim, konvikti i shkollës me kushte mesjetare!

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Ben Blushi ka lënë pa ujë banorët e fshatit, për pishinën dhe hotelin e tij.

Gjithashtu Berisha i drejton një thirrje banorëve të Dardhës, të ngrihen në protestë për ujin e tyre.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhe vetëm e vetëm për hesap te Ben Blushit. Për të çuar ujin Ben Blushit për të mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit, per ti shpene ujin Ben Blushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse, ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejnë planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Blushit.

Pervecse demtohen banoret e fshatit,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi. Shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubin e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij. SPAK nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Publikuar

-

Nga

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qeveria shqiptare ka shpërblyer Ben Blushin me 2000 meter katror tokë të privatit në Dardhë.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur prona të tre pronarëve të vjetër në Dardhë, ndërsa shton se të përfshirë në këtë aferë janë edhe Artan Lame dhe Besa Spaho.

Pershendetje doktor Berisha. Në fshatin Dardhe kam shtëpi banimi të vitit 1920. Na e shtetëzuan në kohen e komunizmin dhe po në ate kohe na e kthyen prapë. Rilindja nga viti 2013 e deri më tani na i ka shtetëzuar shtëpite doktor dhe po na grabit pronat sepse i ka tjetërsuar në shtet. I nxjer shtet në Kadaster megjithëse ato jane të regjistruara me titull pronësie nga komsioni i kthimit të pronave.

Shkon ankohesh tek hajdutet e ASHK dhe thonë se nuk je pronar ti, është shteti dhe stë japin asnjë informacion , dhe ja jep Ben Blushit 2000 metër katror duke na grabitur pasuritë që i trashëgojmë nga stërgjysherit tanë. Kohët e fundit kane filluar me legalizimet me një VKM antikushtetuese që e grabit pronarin me ligj.

Po na grabitin zagaret e Rilindjes doktor, drejtorat e Rilindjes po na marrin dhe shtëpitë ,nuk do cuditem ndonjë ditë kur të shkoj në Dardhë në shtëpi dhe tëgjej në shtëpinë time Ben Blushin dhe Lame hajdutin duke pirë raki. Me këtë VKM për ndërtimet pa leje po na hynë nëpër oborret e shtëpisë pa leje dhe pa pyetur fare se kush e ka dhe oborret tona i futin në legalizime sikur i kanë të tjeret duke nga gabitur me ligj pronat.

Ben Blushi ka grabitur tre pronarë të vjeter, një aferë e pastër korruptive në kundërshtim me cdo ligj duke grabitur me një të rënë të lapsit 2000 metër katror truall ,ndërsa në që jemi në të drejtën e Zotit po na marrin dhe shtëpite tona.

Kryehajdutja e ASHK, Korçë Besa Spaho po e ndjen fundin dhe po kape ctë kapi doctor. Shpresoj qe kur te vini ne pushtet te shfuqizoni cdo leje legalizimi korruptive e te pa ligjshme . Pasuria e tij shkon në total 2000 metër katror, duke u kthyer kështu në beun e fshatit Dardhë”-shkruan denoncuesi./CNA.al

Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Artan Lame dhe Kadastra, çeta e grabitësve në favor të Ben Blushit

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

LEXO TE PLOTE