Connect with Us

Faza e 1/8-ave/ Lëvizin koeficientët e basteve. Ja 5 favoritët për të fituar trofeun

Sport

Faza e 1/8-ave/ Lëvizin koeficientët e basteve. Ja 5 favoritët për të fituar trofeun

Publikuar

-

Pas përfundimit të fazës së grupeve të EURO 2020, kuotat e basteve, në kompanitë e huaja, kanë lëvizur ndjeshëm, për sa i përket kombëtares që do të arrijë të fitojë trofeun në fund të këtij kompeticioni madhor.

Terren ndjeshëm ka fituar Italia, ndërkohë që Franca vijon të kryesojë, duke u llogaritur si favorite absolute. Të shtunën do të startojnë ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Europianit, ndërkohë sipas kompanisë prestigjioze të basteve, “Bet365”, Franca llogaritet si favorite për të fituar në fund kampionatin Evropian, “gjelat” kuotohen me koeficientin 5.00.

Italianët e Roberto Mançinit llogariten si kombëtarja e dytë favorite me koeficientin 7.00, Anglia është e treta me 7.50, Gjermania e katërta me 8.00 ndërsa Spanja e mbyll listën e top-5 favoriteve me kuotën 9.00. Skuadrat ‘autsajdere’ në fazën e eliminimit direkt po llogariten Austria me koeficientin 151.00 dhe Zvicra me 101.00.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE