LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte makinën në gjendje të dehur/ Policia prangos 35 vjeçarin, sekuestron një sasi lëndësh narkotike

24 Qershor 2021, 09:21, Aktualitet CNA
Drejtonte makinën në gjendje të dehur/ Policia prangos 35

Policia ka vënë në pranga një 35 vjeçar, i cili nuk i është bindur Policisë. Në gjendje të dehur, shtetasi po drejtonte automjetin, i cili është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar një aksident.

Policia ka arrestuar drejtuesin mjteti i cili ishte në gjendje të dehur dhe gjithashtu në makinën e tij u gjet një sasi e vogël e lëndësve narkotike.

?Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.

Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën ?Dritan Hoxha?, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën ?Ibrahim Rugova?, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?

#NeseDrejtonMjetinNenEfektin?KaVetemNjeDestinacion?

#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112???

#PoliciKomunitet?SiguriPartneritet?”/ , thuhet në njfotimin e Policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga