Connect with Us

Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit/ Policia jep detajet

Aktualitet

Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zjarr në bodrumin e ministrisë së Financave/ Policia jep informacionin

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, bodrumi i ministrisë së Financave është përfshirë nga zjarri. Lajmi është konfirmuar për ‘Balkan Web’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Burime për Bezat thanë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur sende apo materiale të djegura me vlerë.

“Në bodrumin e një institucioni ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa sende pa vlerë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë së Tiranës.

LEXO EDHE:  Parukierja korçare humbi jetën pas sondës/ Zbardhet dëshmia e mjekut, si ndodhi ngjarja

LEXO EDHE:  Vlorë/ Asgjësohen 540 bimë narkotike

Deri më tani nuk dihen arsyet e zjarrit në fjalë, i cili fatmirësisht u arrit që të shuhej në kohë, pa shkaktuar dëme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vithkuqi i Korçës përfshihet nga flakët/ Rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Në Vithkuq të Korçës ka rënë zjarr. Sipas të dhënave një sipërfaqe toke me pisha po digjet prej 20 minutash.

Drejt vendit po niset një zjarrfikëse nga qyteti i Korçës, ndërkohë që po ndërhyhet momentalisht nga punonjës së ndërrmarjes së shërbimeve publike.

Rrezikon Manastiri i Shën Pjetrit pasi ndodhet në afërsi të zonës që po digjet. Për shkak të erës është e vështirë të shuhet zjarri, po merr përmasa më të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Zjarri rrezikon banesat në Selenicë/ Peleshi thirrje banorëve për evakuuim

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Gjorm i Selenicës u ka bërë thirrje banorëve që të evakuoohen, për shkak se flakët rrezikojnë banesat.

Sipas tij 40 forca ushtarake,  po punojnë bashkë me një helikopter nga ajri për më shumë se një orë.

Kryesisht në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë kemi shtrirje, kemi shmangur në Fushë-Arrëz prekjen e banesave. Sot jemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar. Me pak mundësi për të ndërhyrë në Karaburun, kufi me Llogaranë. Beteja jonë e këtyre ditëve më e nxehtë ka qenë aty për ët shmangur prekjen e Parkut. Këtu i kemi të angazhuara për të shmangur zjarrin në zonat e baruara këtu në Selenicë, në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë. ka deklaruar Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE