LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i Fiks Fare/ Mashtruesja: S'kam marrë para, as në universitet nuk kam shkuar

24 Qershor 2021, 20:01, Denoncim CNA
Denoncimi i Fiks Fare/ Mashtruesja: S'kam marrë para, as në

Emisioni Fiks Fare edhe mbrëmjen e së mërkurës denoncoi faktin se si disa persona të ndryshëm kanë rënë viktima të mashtrimit, duke paguar shuma të ndryshme parash. Atyre u premtohej marrja e provimeve, por edhe punësim në Universitetin e Elbasanit kundrejt ?kafeve? prej një mijë apo dy mijë eurosh. Ankesa në emisionin Fiks Fare fillimisht u bë nga një studente e cila i kishte paguar shumën prej dy mijë euro znj Aurela Sinani për t?u punësuar si sekretare në fakultet .

Por studentja nuk ishte e vetmja që kishte rënë pre e mashtrimit nga znj Aurela Sinani. Bashkëpunëtorët e Fiksit përveçse gjetën edhe persona të tjerë të mashtruar zbuluan edhe skemën që kjo zonjë përdorte për të gënjyer njerëzit . Duke u hequr si njeri me lidhje të forta brenda fakultetit që nga rektori dhe pedagogë znj.Sinani merrte paratë duke ju premtuar njerëzve punësim dhe marrjen e provimeve në fakultet.

Të gjitha pazaret kryheshin brenda ambjenteve të fakultetit. Gazetarët e Fiksit shkojnë të takojnë vetë mashtruesen për ta ballafaquar edhe me faktet që bashkëpunëtoret e Fiksit kanë zbuluar. Ajo u pohon gazetarëve se nuk ka marrë kurrë para, në fakultet nuk shkon dhe nuk njeh asnjeri. Është një nënë që qëndron në shtëpi duke u përkujdesur për dy fëmijët.

Gjithashtu kërkon të mos xhirohet dhe të fiken kamerat. Fiksi për rastin në interersohet dhe në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit. Rektori i këtij universiteti duke mohuar kategorikisht njohjen me znj Aurela Sinani thotë se kjo zonjë nuk ka qenë kurrë e punësuar në fakultet dhe aq më tepër të ketë lidhje me pedagogë në emër të të cilëve merr edhe rryshfet.Rektori thotë gjithashtu se ky është një rast i rëndë dhe marrja e parave në sallat e universiteti në emër të stafit akademik është shkelje flagrante e ligjit!/ tch

Lajmet e fundit nga