Connect with Us

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Shëndeti

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Publikuar

-

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.

Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat.

Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut nga Berati

Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 182 raste me Covid brenda 24 orëve, 6 viktima

LEXO EDHE:  Britania fillon një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së AstraZenekës për COVID-19

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut nga Berati

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Sinjale të forta për praninë e variantit Delta në Shqipëri

Megjithëse në vendin tone nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, është shprehur se sinjalet për praninë e tij janë të forta.

E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, Rakacolli u shpreh se rritja e rasteve ka dy shkaqet: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.

“Rritja e rasteve nuk jen nga lirimi i masave, por mund ketë dy arsye, një mund të jetë fakti i pranisë së mutacionit Delta që ka infektueshmëri më të lartë dhe grumbullimet që ndodhën gjatë Kampionatit Europian. Këto janë shkaqet, jo lirimi i masave sepse masat nuk janë liruar në atë masë që të sjellin rritje të infektimeve. Megjithatë, situata është tërësisht e kontrolluar. Zyrtarisht nuk e kemi konfirmuar ende praninë e variantit Delta, por sinjalet janë të forta për praninë e këtij virusi”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  Britania fillon një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së AstraZenekës për COVID-19

Sipas zv.ministres, e vetmja armë që kemi kundër këtij varianti të COVID është vaksinimi, duke i bërë apel qytetarëve që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit.

LEXO EDHE:  Si të menaxhojmë stresin dhe panikun nga Covid/ Disa këshilla të rëndësishme

“Ka rënë mosha e personave të infektuar, nëse më parë predominonte te moshat mbi 40-vjeç e sipër, tani grupmosha më e prekur është 15-45 vjeç, fasha e pavaksinuar. Kush është mbi 18-vjeç, duhet të drejtohet te qendra e vaksinimit, është e vetmja mënyrë për të shmangur infektimin”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE