Connect with Us

Bogdani: Kam luajtur kundër Benzemasë dhe Ronaldos, ja për kë bëj tifo në Europian

Kombëtare

Bogdani: Kam luajtur kundër Benzemasë dhe Ronaldos, ja për kë bëj tifo në Europian

Publikuar

-

Erion Bogdani, është i ftuar special i emisionit “EUROMANIA” të moderatores Enxhi Biba, në “Neës 24” dhe ka anlizuar ndeshjet e mbrëmshme, por jo vetëm ëhstë bdnalur edhe tek kualitetet e këtij europiani, siç edhe është Ronaldo. “Është një Europian ndryshe, me gola dhe raste të shumta. Më në fund po luhet me tifoza. Lojtarët që janë me emër, kur luajnë në praninë e tifozëve, japin maksimumin. Kemi parë CR7 që duket më aktiv në fushën e lojës në krahasim me Juventusin”.

“Më pëlqen dhe simpatizoj Italinë. Në drejtimin e trajnerit Mançini është duke zhvilluar lojëra të bukira. Nuk pëson gol, më ka entuziazmuar për ndryshimin e lojës që bën. Për mendimin tim, kryesorja te Italia është mesfusha. Luajnë mirë me topin, më pëlqen loja sulmuese.”

“Emocionet më të mëdhaja janë me fanellën e ekipit Kombëtar dhe golat që kam bërë me Shqipërinë. Çdo futbollist ka objektiv të jetë lider te ekipi Kombëtar. Portugalia dhe Franca janë skuadra të mëdha, që në gjirin e tyre kanë lojtarë të klasit botëror. Është kënaqësi e madhe të luash kundër tyre. Jam ndeshur kundër Ronaldos, Benzemasë dhe shumë emrave të tjerë të rëndësishëm.”

“Të dy kanë qenë të famshëm kur jemi përballur. Do të veçoja të 18 golave në Kombëtare. Kanë qenë një sadisfaksion i madh. Janë gola që kujtohen përherë.”

“Më vjen keq që nuk kam luajtur në Europian, por kam qenë pjesë e stafit të trajnerëve. Ishte një emocion shumë i madh dhe një gjë shumë e bukur. Shpresoj që ne të mos ndalemi vetëm te ai Europian.”

“Shpresoj të përsëritet historia, ne kemi tifoza të zjarrtë që na kanë përkrahur në të gjitha ndeshjet. Është një gjë e bukur jo vetëm për ata që luajnë, por për të gjithë Shqipërinë. Kemi grup të mirë lojtarësh, që luajnë me skuadra të forta, por duhet forca e grupit, që të japë maksimumin. Uellsi, nuk ka kualitet më të madh se ne. Janë ekipe si niveli i jonë, po të shikosh Uellsin apo Skocinë, kanë luftë sportive. Edhe Shqipëria duhet ta ketë një karakteristikë të tillë”.

“Është e vërtetë, Kemi mbrojtës shumë të mirë, por kemi dhe sulmues shumë të mirë. Rasti i Manajt. Ekipit shqiptar që përfaqësoi vendin tonë në Francë pjesa kryesore ishte grupi i bashkuar, nga minuta e parë deri kur mbaronte loja. Dhe me Danimarkën e bëmë këtë gjë, kishte shumë talente si Eriksen, por arritëm që të ishim ne në vend të Danimarkës në Kampionatin Europian.”

“Gjermania dhe Anglia janë 2 skuadra me histori në futbollin Europian. Me çfarë kemi parë në 3 ndeshjet e para Anglia më duket me më shumë ekuilibër në skuadër. Kemi parë një Gjermani që lë hapësira mbrapa dhe i jep përparësi fazës sulmuese. Varet kush do të gabojë më pak. E shikoj më të favorizuar Anglinë sepse luan në “Uembli”, por është nj ndeshje që mund të ndodhë gjithçka.”

“Anglia ka një nga qendërsulmuesit më të mirë në Europë dhe Botë. Këta lojtarë marrin përgjithësitë e tyre në ndeshjet delikate. Anglia ka ekuilibër, ka lojtarë të mirë. Herri Kejn nuk diskutohet që është lojtar i mirë dhe ai vetë e di që në këto 3 ndeshje, nuk do të luajë siç do të dëshironte, besoj që ndaj Gjermanisë, do të jetë një nga lojtarët kryesorë.”

“Edhe Portugali-Belgjikë do të jetë një ndeshje shumë të bukur, kanë lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Prandaj është futboll i bukur, ka surprizat e veta. Në Francë, Portugalia me 3 barazimi mezi doli nga grupi dhe fitoi Europianin. Belgjika është favorite ndaj Portugalisë. Megjithatë është një ndeshje e hapur dhe e ekuilibruar.”

“Nuk ka fjalë të flasësh për Kristiano Ronaldon. Më përpara luante në të gjithë fushën, luante për ekipin, tani kemi një lojtarë, që sa herë që e prek topin, jep asist ose shënon.”

“Vitin e fundit me Juven ka bërë 30 gola në fushë. Me Ronaldon në fushë, e fillon ndeshjen 1-0. Gjithsesi shoh Belgjikën favorite, ka lojtarë shumë të fortë. Franca dhe Belgjika në krahasim me ekipet e tjera, kanë diçka më shumë. Por gjithsesi kampionati Europian është i bukur, sepse mund të ndodhë çdogjë.”

“Italia para 2 vitesh nuk mori pjesë në Botëror, filloi një revolucion. Në futboll, gjërat nuk bëhen në mënyrë të shpejtë. Për këtë ecuri ka meritë trajneri Mançini. Po luajnë në një mënyrë që askush nuk e priste. Asnjë ekip i fortë nuk ka qejf të përballet me Italinë. Ndeshja me Austrinë, është një ndeshje që Italia i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar. Për herë të parë, Italia nuk është në presion, për të fituar Europianin. Ka zhvilluar lojëra të mira, që kanë rritur pretendimet. Bashkë me Belgjikën dhe Francën, mund të jenë pretendentë.”

“Nëse kalon Austrinë, Italia do të luajë kundër Belgjikës ose Portugalisë, aty do të shikohet Italia. Unë shpresoj të shikojmë në fushë edhe Kielinin, i jep siguri repartit të mbrojtjes. Italia është skuadër që do t’i japë besdi të gjitha skuadrave”, – përfundoi Bogdani prononcimin e tij…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Manaj nuk ndalet më, përsëri gol spektakolar me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, po shfrytëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri me ekipin e parë.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës. Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.


Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.

LEXO TE PLOTE