Connect with Us

Vuҫiç për kompromis me Kosovën/ Prishtina kërkon vetëm njohje nga Serbia

Kosova & Rajoni

Vuҫiç për kompromis me Kosovën/ Prishtina kërkon vetëm njohje nga Serbia

Publikuar

-

Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, por kërkon një zgjidhje kompromisi tha presidenti serb në kuvendin e Serbisë. Për Prishtinën e vetmja zgjidhje në dialogun me Serbinë është njohja reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha para deputetëve të parlamentit në Serbi, se vendi i tij nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Sipas tij, serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen me Kosovën në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen, por nuk ishte në gjendje të thotë se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. Këto deklarata presidenti i Serbisë i bëri gjatë një raportimi në parlamentin serb për dialogun me Kosovën.

“Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them, nuk e di. Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe ato do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht. Pra, ne nuk kemi detyrë të lehtë dhe kohë për humor festiv, as kohë për pritje të tepërta, por kohë për t’u përballur me realitetin që na rrethon”, tha Vuçiç.

Vuçiç: Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur ujditë

Presidenti i Serbisë tha, se dialogu me Kosovën është transparent. “Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ne i kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kemi përmbushur gati gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit. Të tjerat janë detaje që jemi gati t’i përmbushim. Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord”, tha Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, “situata është shumë më e vështirë dhe më serioze si për ne, ashtu edhe për ta. Një zgjidhje kompromisi është diçka që duhet të kërkojmë”, u tha Vuçiç deputetëve të parlamentit të Serbisë.

Por kompromisin në dialog me Kosovën, për të cilin flet presidenti i Serbisë, Prishtina zyrtare e kundërshton në mënyrë të prerë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Austri  ritheksoi qëndrimin e Prishtinës zyrtare se “dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë brenda kufijve aktualë”. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili e ripërsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, se “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës”.

Takimi i fundit për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, 15.06.2021

BE: Bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit dy ditë më parë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së tha, se “së fundi, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij, ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut.

LEXO EDHE:  Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Zgjidhja janë zgjedhjet

“Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell para gazetarëve në Bruksel, duke bërë të ditur se edhe pas takimit të dytë mes Kurtit dhe Vuҫiqit do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, temë debati vazhdon të jetë çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia insiston që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është e përkufizuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës erdhi pas një deklarimi të ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnet, i cili tha të mërkurën (17.06) se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një vizite që javën e shkuar në veri të Kosovës tha se “Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Philip Kosnett./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zjarret/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Pas këtij vendimi, qeveria është në gjendje të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pamje të frikshme/ Flakët “përpijnë” shtëpitë, banorët evakuohen nga deti

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi, ku janë shkrumbuar me qindra banesa.

Sikurse duket nga fotot e publikuara nga mediat greke, zjarret vijojnë të ‘përpijnë’ kilometra të tërë, ndërsa situate më kritike paraqitet në ishullin Evia, ku banorët e fshatrave Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget.

Problem mbetet edhe tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, George Stamoulos tha se situata është tragjike. “Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Shkatërrimi është i madh. Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me ne”, u shpreh ai.

Fatmirësisht, nga flakët nuk kanë mbetur qytetarë të lënduar, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dy zjarrfikës. Deri më tani në Evia janë djegur 150 shtëpi dhe 15 mijë hektarë tokë.

LEXO EDHE:  Kosova miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë/ Ja çfarë përmban ai

LEXO EDHE:  Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i heq lejen për të vizituar Drenicën

Për shuarjen e zjarreve janë në terren 3 avionë zjarrfikës dhe një helikopter.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron një viktimë dhe 221 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 221 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,160 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Prishtina.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 4 gusht janë shëruar 21 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 888.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Këshilltarja e Haradinajt i nxjerr “bojën" Ramës/ Ja çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Këshilltarja e Haradinajt i nxjerr “bojën” Ramës/ Ja çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 14,616 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162,807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460,297./REL

LEXO TE PLOTE