Connect with Us

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Temperaturat ulen me dy gradë/ Parashikimi i motit për sot

Vijon ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas meteoalb. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por dhe maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita. Era do fryjë mesatare  me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Rrebeshe  afatshkurtër shiu dhe stuhi lokale breshëri do kenë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe tmperaturave të larta. Ku me temperatura më të larta dhe diell do të ketë Rajoni i Mesdheut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Publikuar

-

Nga

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

15 persona janë lënduar rëndë. Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë”, theksoi ministri kroat.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Ai tha se në terren janë përfshirë gjashtë ekipe të ndihmës së shpejtë.

Ndërsa kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiç tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë./CNA.al

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhje dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur/ Përfundojnë në pranga 6 persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës arreston katër persona/ Ja për çfarë akuzohet

Policia e Korçës ka bërë me dije se janë arrestuar 6 persona për vepra penale të ndryshme.

Një shtetas është arrestuar pasi drejtonte mjetin e tij tip “Ford” në gjendje të dehur, një tjetër për vjedhje dhe disa shtetas për konflikte.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2021, në fshatin Zëmblak, Maliq, ku  gjatë një konflikti fizik u dëmtua shtetasi J. G., 42 vjeç, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 33 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si bashkëautor i dyshuar në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe V. B., 22 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi këta shtetas për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, në lidhje me një konflikt në të cilin të dy ishin përfshirë me një person tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të shtetasve V. K., 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, V. M., 36 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, A. B., 24 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Shtikë, Kolonjë, dyshohet se kanë shkatërruar një kanal vaditës dhe kanë tentuar të vjedhin 30 metër linear tubacion të këtij kanali.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 4, Pogradec, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit D. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi  ky shtetas u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Lajm tragjik dhe i rëndë për vendin tonë”/ Vjosa Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë pranë familjarëve

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci.

Ajo bën me dije se ka marrë infomacion nga autoritetet kroate se nga aksidneti ka patur 10 viktima dhe shum ëtë tjerë të lënduar.

Osmani thekson se shteti i Kosovës do t’iu gjendet pranë të gjithë familjarëve.

Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë.

Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar.

Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, shkruan Osmani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE