Connect with Us

VIDEO/ “Manita” iberike, Kroaci-Spanjë në 1/8! Suedia eliminon Lewandowskin

Sport

VIDEO/ “Manita” iberike, Kroaci-Spanjë në 1/8! Suedia eliminon Lewandowskin

Publikuar

-

Mbyllen llogaritë në grupit E, aty ku vetëm Suedia kishte siguruar kualifikimin. Spanja heshti kritikët, nuk u përmbajt përballë Sllovakisë në Sevilla, fitoi 5-0, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.

Alvaro Morata humbi një penallti në minutën e 12-të. Martin Dubrava, “gardiani” i Newcastle, realizoi një pritje të bukur, por e dreqosi pak minuta më pas duke realizuar një autogol qesharak.

Mbrojtësi Laporte dyfishoi me kokë në limitet e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë solli edhe golat e Pablo Sarabia dhe Ferran Torres. Autogoli i Kucka vulosi suksesin me “manita” të kombëtares iberike.

Djemtë e Luis Enrique do të kenë përballë Kroacinë në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, duel që do të luhet më 28 qershor në Kopenhagen të Danimarkës.

Sfidë spektakolare në Shën Petersburg të Rusisë. Suedia fitoi 3-2 ndaj Polonisë dhe ia doli të mbyllë aventurën në grupe në vend të parë. Polonia jashtë Euro 2020, pasi u rendit në vend të fundit në grupin E.

Emile Forsberg, sulmuesi i Leipzig, kaloi në avantazh të dyfishtë vikingët e Suedisë, por Robert Lewandowski, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me të njëjtën mënyrë: me një dygolësh.

Mes tyre edhe një gol i anuluar për polakët, të cilët ishin shumë afër përmbysjes së çmendur, por Viktor Claesson tundi rrjetën në minutat shtesë, duke nisur festën suedeze.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Plas te Milani/ Rebelohet Kesi, kërkon të njëjtat kushte si Ibra për rinovimin

Publikuar

-

Nga

Frank Kesi momentalisht është i përqendruar me kombëtaren e tij Bregun e Fildishtë në Lojërat Olimpike, por ka lënë pezull në shtëpinë kuqezi çështjen e rinovimit të kontratës. Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç pritej, pasi mesfushori 24-vjeçar ka pretendime për rinovimin. Sipas ’’Sport Mediaset’’, Kesi kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, aq sa Ibra, por drejtuesit e Milanit janë ndaluar vetëm në ofertën e 5.5 milionëve.

Agjenti i Kesi pritet këtë javë në Milani për të sqaruar gjithçka, por pretendimet e mesfushorit nuk do të ndryshojnë. Rinovimi i kontratës të Kesi është kthyer në çështje te Milani. Nderkaq,  Liverpuli ka kohë që e pret dhe ky mund të jetë momenti i duhur për transferimin e madh.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana bën goditjen e radhës në merkato, “rrëmben” futbollistin e Shkëndijes

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme për sezonin e ri, duke përforcuar radhët me një lojtar shumë cilësor. Bardheblutë ishin prej kohësh në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Idi Bathën e larguar drejt Rumanisë dhe më sa duket e kanë gjetur atë, pasi mësohet se kanë arritur akordin me mesfushorin i cili ka qenë për shumë vite pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Enur Totre është futbollisti i cili në ditët në vijim do t’u bashkohet bardhebluve, pasi ka arritur akordin me klubin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kryeqytetas. Mesfushori i qendrës u largua nga tetovarët gjatë kësaj vere dhe pas negociatave me klube të ndryshme ka pranuar që t’i bashkohet Tiranës, ku do të vihet në ditët në vijim nën urdhrat e Orges Shehit.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Tokio 2020″/ Xhudisti shqiptar dëmtohet eliminohet në që raundin e parë

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar aventura e xhudistit shqiptar Indrit Cullhaj në Lojërat Olimpike teksa është mundur nga rivali nga Kosta Rika, Sanço Çinçilla.

Edhe pse pretendimet ishin të mëdha për Cullhajn, xhudisti është eliminuar që në raundin e parë në duelin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në kategorinë 66 kilogramë.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes Cullhaj pësoi një dëmtim, çka bëri që ekipi mjekësor të ndërhynte menjëherë në fushë.

Sipas asaj që u raportua nuk kishte probleme serioze për xhudistin shqiptar, por vetëm një lëndim në brinjë, duke e mbyllur me zhgënjim aventurën e tij në Tokio 2020.

LEXO TE PLOTE